Aktorja e njohur turke, Ozgu Namal, po kalon një humbje të madhe në jetën e saj.
Aktorja, e njohur ne Shqipëri në personazhin e ‘Elif’ në serialin ‘Lugina e Ujqërve, ka humbur bashkëshortin e saj nga një sulm në zemër.
Namal dhe bashkëshorti i saj Serdal Oral ishin të martuar prej shumë vitesh dhe prindër të dy fëmijëve gjithashtu.
Ndërkohë, dhimbja duket se është bërë më e madhe për aktoren, pasi ajo nuk mundi të merrte pjesë në varrim dhe dërgoi vetëm një kurorë në kujtim të tij, nga ajo dhe fëmijët.
Mirëpo, vdekja e bashkëshortit të Namal duke se është një rastësi e dhimbshme, pasi ajo përjetoi të njëjtin fat si personazhi i saj ‘Elif’ në serialin ‘Lugina e Ujqërve’, ku humbi të dashurin e saj, Ali Candan.
Ozgü Namal dhe Serdar Oral, prej katër vitesh ishin vendosur në një shtëpi në Mugla.
/a.r