• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rast tjetër evazioni/ Tatimet sqarojnë publikun për sulmin me lajmet e pavërteta

by
02/03/2023 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një deklaratë për mediat, Tatimet thonë se Hysenbelliu ka detyrime të prapambetura edhe me Shoqërinë “Albecorp” shpk, për vitet 2016 – 2017, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 266 milionë lekësh.

Sipas këtij institucioni, kjo është edhe arsyeja pse Irfan Hysenbelliu po sulmon me lajme të pavërteta.

Njoftimi:

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon të sqarojë opinionin publik, se kohët e fundit është gjendur përpara një sulmi me lajme të pavërteta, pa asnjë barriere etike profesionale, nga mediat e shtetasit Irfan Hysenbelliu.

E gjitha kjo situatë vjen si pasojë e evidentimit nga ana e Administratës Tatimore e një rasti tjetër evazioni, këëtë rradhë nga Shoqëria “Albecorp” shpk, në pronësi të z.Hysenbelliu, shoqëri e cila ka  shmangur detyrimet tatimore për vitet 2016 – 2017, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 266 milion lekësh.

Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve dëshiron të sigurojë të gjithë qytetarët se do të vijojë të kryejë me përpikmëri misionin e saj në zbatim të ligjit dhe nuk do të stepet përballë asnjë sulmi që kërkon të intimidojë punonjësit dhe drejtuesit e DPT.

Lidhur me rastin e shoqërisë “Albecorp” shpk, në pronësi të shtetasit Irfan Hysenbelliu, Administrata Tatimore është njoftuar nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit te Parave përmes shkresës Nr.3723/45 dt.06.02.2023 për një transaksion të kryer nga kjo shoqëri.

Nga informacioni i përcjellë rezulton se në llogarinë e shoqerisë “Albecorp” shpk në bankën Raiffeisen në periudhën Mars 2016 – Maj 2017 është kredituar shuma 605,991,973 lekë, si pagesë për ekzekutimin e Vendimit të Gjykates Nr.3535, datë 17.03.2014 dhe vendimit Nr.2147 datë 03.11.2015. Këto fonde më pas u janë shpërndarë disa shoqërive të tjera, sërish në pronësi të shtetasit Irfan Hysenbelliu.

Nga verifikimi i bilanceve të shoqërisë “Albecorp” shpk nuk rezulton të jenë deklaruar të Ardhura për vitet 2016-2017, ndërkohë që nga verifikimi i kryer në QKB rezulton se statusi i shoqërisë është “Pezulluar” në datën 23.05.2017.

Administrata Tatimore me shkresën Nr.2948, datë 24.02.2023 me objekt “Kërkesë për informacion dhe dokumentacion” i është drejtuar shoqërisë “Albecorp” shpk lidhur me vendimin e gjykatës, pasqyrat financiare, pagesat e detyrimeve tatimore, dokumentacionin për huadhëniet tek individë apo shoqëri të tjera. Po ashtu me shkresën Nr.2948, dt.24.02.2023 me objekt “Kërkesë për informacion dhe dokumentacion” i është drejtuar edhe z.Irfan Hysenbelliu, pronar me 100% të aksioneve të kësaj shoqerie, për të marrë të njëjtin informacion.

Nga veprimet analizuese paraprake në bazë të informacionit të ardhur nga DPPP, rezulton se kemi të bëjmë me mosdeklarim të të ardhurave të shoqerise, duke shmangur detyrimet tatimore.

Shoqëria “Albecorp” shpk nëpërmjet mosdeklarimit të të ardhurave përllogaritet t’i ketë shkaktuar shtetit një dëm potencial prej 108 milion lekë tatime të shmangura. Vlera aktuale e përllogaritur që Shoqëria i detyrohet shtetit është 266 milion lekë.

Next Post

Si ishte debati, sot do jetë protesta nesër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministrja Frederiksen: Danimarka kërkon respekt për integritetin e saj territorial

Kryeministrja Frederiksen: Danimarka kërkon respekt për integritetin e saj territorial

January 22, 2026
“Balluku”, Këshilli i Ministrave: Pezullimi i ministrit s’mund të bëhet nga GJKKO, na u bllokua veprimtaria

“Balluku”, Këshilli i Ministrave: Pezullimi i ministrit s’mund të bëhet nga GJKKO, na u bllokua veprimtaria

January 22, 2026
“Peleshi hyri në histori”, Bardhi: U zgjodh me 85 vota, u mbajt në detyrë me 79

Bardhi: Jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’, por PS po shkel Kushtetutën

January 22, 2026
Balluku/ Seanca në Kushtetuese, Qeveria: Pezullimi antikushtetues. Vendimi i njëanshëm

Balluku/ Seanca në Kushtetuese, Qeveria: Pezullimi antikushtetues. Vendimi i njëanshëm

January 22, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

Bordi i Paqes, Balla: Ftesë historike nga Trump, Shqipëria kontribut të rëndësishëm në çështjet globale

January 22, 2026
FOTOLAJM / Ivanka Trump viziton sërish Manastirin e Zvërnecit

FOTOLAJM / Ivanka Trump viziton sërish Manastirin e Zvërnecit

January 22, 2026
Manjani: Për majmunët që duan t’i dënojnë shqiptarët për tradhti ndaj atdheut

Manjani ironi me opozitën: Tani që ra dakort që Rama të jetë te Bordi i Paqes, le t’i paguajmë edhe…

January 22, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Miratohet me 80 vota PRO shqyrtimi i pjesëmarrjes në Bordin e Paqes, PD 22 vota kundër: Po shkelet procedura

January 22, 2026
Pas Danimarkës, edhe Suedia braktis SHBA-të: Rrezikohet dollari dhe tronditet Wall Street

Pas Danimarkës, edhe Suedia braktis SHBA-të: Rrezikohet dollari dhe tronditet Wall Street

January 22, 2026
Rusia kërkoi largimin e NATO-s nga Lindja, Rumania: SHBA refuzoi kërkesën, por Trump mund të bëjë lëshime

Nga Erdogan te Netanyahu: Misteri i pranimit të Putin-it në Bordin e Paqes së Trump

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In