Ylli i Kosovës, Milot Rashica, ka fituar Kupën KNVB me Vitessen. Vitesse ka mposhtur Az Alkmaarin në finale me rezultat 2 me 0, ndërsa Rashica në golin e parë doli asistues. Kjo është hera e parë që Vitesse ka fituar trofe në historinë 125-vjeçare të klubi.