• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Raportuesja e PE: Qeveria e Kosovës nuk ka vullnet politik për përparim drejt BE

by Java News
18/03/2024 16:04
EP Plenary Session - Debates on cases of breaches of human rights, democracy and the rule of law - Human rights violations by private military and security companies, particularly the Wagner Group

EP Plenary Session - Debates on cases of breaches of human rights, democracy and the rule of law - Human rights violations by private military and security companies, particularly the Wagner Group

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Qeverisë së Kosovës i mungon vullneti politik për përparim në integrimin evropian të vendit,” është shprehur raportuesja e Parlamentit Europian, Viola von Kramon në një intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve, BTA.

Qeveria kosovare ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe BE, por hapat e nevojshëm për përparim në këto aplikime nuk janë bërë, dhe sipas raportueses për Kosovën, “nëse dikush i di rregullat e klubit, duhet të luajë sipas atyre rregullave në vend që t’i shkelë ato”.

“Qeveria e Kosovës aktualisht nuk po e bën jetën më të lehtë për qytetarët, po dërgon sinjale shumë të përziera. Partnerët ndërkombëtarë janë lodhur nga mosveprimi i Prishtinës dhe kjo çoi në vendosjen e masave ndëshkuese nga BE vitin e kaluar,” u shpreh znj. fon Kramon.

Raportuesja e PE-së i tha BTA-së që për t’u anëtarësuar në BE, Kosova duhet të njihet si një vend i pavarur nga shtetet anëtare. Pesë prej tyre nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Më tej është edhe çështja e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë–Beograd.

“Do të ishte shumë më e lehtë për të gjithë nëse Kosova do të thoshte se i ka përmbushur të gjitha kërkesat dhe i plotëson të gjitha kriteret; atëherë BE-ja dhe partnerët ndërkombëtarë do të ushtrojnë presion të madh mbi Serbinë për të përmbushur pjesën e saj. Sidoqoftë, Kosova nuk po e bën këtë, gjë që e bën jashtëzakonisht të lehtë për presidentin serb Aleksandar Vuçic të thotë se nuk ka asnjë pikë që ai të investojë kapital politik nëse nuk ka interes për përparim nga ana e Kosovës,” tha raportuesja fon Kramon.

Ajo gjithashtu komentoi vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që transaksionet me para të bëhen në euro nga 1 shkurti dhe të ndalohet dinari. Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për një periudhë tranzicioni ku të dy monedhat mund të përdoren, por Prishtina është kundër këtij opsioni.

“Kosova si shtet sovran ka të drejtë të vendosë se cila monedhë të përdorë, por mënyra se si u përpoq ta zbatojë atë vendim është problematike. Nuk u informuan njerëzit që do të preken për vendimin, nuk qarkulluan informacione në serbisht për vendimin dhe nuk mbajtën konsultime. E gjithë kjo ishte kundër interesit të njerëzve të rregullt,” komentoi komentoi znj. fon Kramon.

/f.s

Next Post
Aksidenti tragjik me 4 viktima/ Eksperti: Parakalim i gabuar, BMW nuk mbajti distancën

Aksidenti tragjik me 4 viktima/ Eksperti: Parakalim i gabuar, BMW nuk mbajti distancën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

April 12, 2026
“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

April 12, 2026
“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

April 12, 2026
Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

April 12, 2026
Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

April 12, 2026
Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

April 12, 2026
Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

April 12, 2026
Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

April 12, 2026
Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

April 12, 2026
Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In