• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Raportuesi në PE për Kosovën: Liberalizimi i vizave, deri në fund të vitit

by Java News
22/03/2018 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Intervistë ekskluzive me raportuesin e posaçëm të Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Sholtes, i cili pret që liberalizimi i vizave të ndodhë shumë shpejtë pas vendimit për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Zoti Sholtes, si e shihni vendimin e Paralementit të Kosovës për miratimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi?

Igor Sholtes: Ky ishte një moment i shumëpritur, sepse e gjithë bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar shpesh që të marrëveshja të ratifikohet, që është një fakt shumë i rëndësishëm, të cilin e ka theksuar edhe zoti Juncker në strategjinë e tij për futjen e Ballkanit në BE.  Ky është një hap shumë i rëndësishëm në veçanti për qytetarët e Kosovës, sepse tani ata janë shumë afër liberalizimit të vizave dhe lirisë së lëvizjes, që është një prej postulateve elementare të BE. Në këtë mënyrë Kosova është kthyer në lojë dhe ka plotësuar një prej kushteve shumë të rëndësishme për liberalizimin e vizave.

Ju thoni se është bërë një hap shumë i rëndësishëm dhe se Kosova është kthyer në lojë, por në Prishtinë mendojnë se topi tani është në gjysmëfushën e BE-së, pra që Brukseli duhet të bëj hapin tjetër. Më konkretisht, a do të bëhet liberalizimi i vizave këtë vit?

Sholtes: Nëse ekziston një interes i mjaftueshëm politik – e unë shpresoj se ekziston – duhet të kalojë edhe procedura teknike prej Parlamentit Evropian, Këshilllit të Evropës e deri tek i ashtuquajturi dialog institucional.  Për të dhënë dritën e gjelbër duhet të ekzistojë shumica në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin Evropian.

A ekziston kjo shumicë që Kosovës t’i jepet këtë vit drita e gjelbër për liberalizimin e vizave?

Sholtes: Nëse shikojmë deklaratat dhe komentet e dhëna në dy vitet e fundit, do të ishte shumë e habitshme nëse Kosovës nuk i jepet liberlaizimi i vizave këtë vit. Komisioni, autoritetet evropiane dhe eurodeputetët kanë theksuar shumë herë se demarkacioni dhe vazhdimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë kushtet e fundit për liberalizimin e vizave. Demarkacioni ka ndodhur tani dhe do të ishte shumë e papritur në qoftë se këtë vit nuk ndodh liberalizimi i vizave për Kosovën.

Luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është kushti i fundit që duhet të plotësojë Kosova. Mendoni se institucionet e Kosovës janë të gatshme për plotësimin e këtij kushti, pasi që në Kosovë ka forca politike që thonë se vet institucionet atje janë të korruptuara dhe kriminalizuara?

Sholtes: Mendoj se Kosovën e pret një luftë e vështirë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Por ky është një proces, i cili duhet të vazhdohet. Pritet që Kosova të vazhdojë këtë luftë dhe të bëjë reformat e duhura, për demokratizimin e shoqërisë. Kosova duhet të punojë shumë dhe të vazhdojë procesin për plotësimin e standardeve për demokratizim, pavarësinë e organeve juridike dhe çrrënjosjen e korrupsionit.

 Zoti Sholtes, më thoni konkretisht: cilat do të jenë sugjerimet tuaja për Parlamentin Evropian – të hiqen vizat këtë vit apo jo?

Sholtes:  Ekzistojnë edhe shumë hapa teknikë që duhen bërë, por tani kur është kryer demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, do të kërkohet drita jeshile në institucione – para se të dalim në seancën e Parlamentit Evropian ku duhet të votohet. Unë jam i sigurt  se sinjalet do të shkojnë në drejtim të liberalizimit të vizave.

Në BE ekzistojnë pesë vende të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Sa do ta pengojë ky fakt liberalizimin e vizave?

Sholtes: Ky fakt nuk është injoruar as në dokuementet e mëparshme që janë miratuar për Kosovën. Këto vende me siguri që nuk do të jenë të entuziazmuara me liberalizimin e vizave për Kosovën. Por për liberalizimin e vizave në Parlament kërkohet shumica, ndërsa në Këshillin e Evropës e ashtuquajtura shumicë e kualifikuar.

Liberalizimi i vizave është vetëm një hap i Kosovës në procesin e integrimeve evropiane. Një kusht tjetër është normalizimi i raporteve me Serbinë. Çfarë prisni nga takimi i ardhshëm (nesër 23.03.2018) i presidentëve Thaçi dhe Vuçiq në Bruksel dhe a prisni që këtë vit të nënshkruhet një marrëveshje e obligueshme juridike për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë?

Sholtes: Këtu nuk mund të jap ndonjë prognozë të saktë për zhvillimet, sepse kjo varet nga shumë faktorë. Dialogu duhet të vazhdojë. Këtu kemi dy palë që kanë pritje dhe interesa të ndryshme, kemi edhe bashkësinë ndërkombëtare e cila ka pritjet e veta. Pengesa të caktuara në këtë rrugë mund të paraqesin edhe sistemet juridike në këto dy vende. Me rëndësi është që bashkësia ndërkombëtare, kur të formulojë propozimet e saj për zgjidhjen e çështjes, të ketë parasyshë edhe rendet kushtetuese në këto vende.

A duhet ta njohë Serbia Kosovën para anëtarësimit në BE apo jo?

Sholtes: Këto gjëra mund të zgjidhen përmes dialogut. Shpresoj se dialogu do të vazhdojë dhe do të shihet se në ç’drejtim do të shkojnë gjërat, sepse në fund duhet të kemi një marrëveshje

a.ç

Next Post
Zbulohet projekti i ri i Ajola Xoxes

Zbulohet projekti i ri i Ajola Xoxes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishulli energjetik që ndryshon hartën e Europës/ Danimarka gati të shmangë varësinë nga Amerika

Ishulli energjetik që ndryshon hartën e Europës/ Danimarka gati të shmangë varësinë nga Amerika

February 1, 2026
Kapitull i ri për gjimnastikën shqiptare

Kapitull i ri për gjimnastikën shqiptare

February 1, 2026
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, ambulanca mbërrin në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë/ Një i plagosur dërgohet në spital, arrestohet autori i dyshuar

February 1, 2026
12 persona humbin jetën dhe plagosen 7 të tjerë nga sulmi me dron mbi një autobus në Ukrainë

12 persona humbin jetën dhe plagosen 7 të tjerë nga sulmi me dron mbi një autobus në Ukrainë

February 1, 2026
Prej kohësh në luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta gazetarja e njohur Rezarta Reçi

Prej kohësh në luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta gazetarja e njohur Rezarta Reçi

February 1, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

BE nuk prishet, po ne rrezikojmë të mbetemi prapë jashtë

February 1, 2026
Rastet që lidhin Shqipërinë me dosjen Epstein/ Nga vajza që kërkonte punë te ish-Presidentja e Kosovës

Rastet që lidhin Shqipërinë me dosjen Epstein/ Nga vajza që kërkonte punë te ish-Presidentja e Kosovës

February 1, 2026
Atifete Jahjaga në dosjen Epstein? Ish-Presidentja e Kosovës përmendet në dokumente në një email të vitit 2012

Atifete Jahjaga në dosjen Epstein? Ish-Presidentja e Kosovës përmendet në dokumente në një email të vitit 2012

February 1, 2026
Shkon në 41 numri i viktimave në barin Crans-Montana, ndërron jetë në spital adoleshenti zviceran

Shkon në 41 numri i viktimave në barin Crans-Montana, ndërron jetë në spital adoleshenti zviceran

February 1, 2026
“Antisemitizmi nis me hebrenjtë, por kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama për “The Jerusalem Post”: Të jesh mik me Izraelin…

“Antisemitizmi nis me hebrenjtë, por kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama për “The Jerusalem Post”: Të jesh mik me Izraelin…

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In