• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Raporti/KLSH kallzon në Prokurori disa zyrtarë të Ministrisë së Arsimit

by
14/07/2015 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallzon në Prokurori disa zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, mes të cilëve dhe Sekretarin e Përgjithshëm Plarent Ndreca, pasi sipas një raport-kontrolli i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 209 mijë euro, raporton TEMA.

“KLSH ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal me nr. 1217/6, datë 27.03.2015 për P.N., me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i MAS, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe E.K., Përgjegjës i Sektorit të Financës i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, sepse gjatë zbatimit te procedurës se prokurimit me objekt “Ndërtimi i objektit Tirana Olimpik Park”, kanë kryer veprime të kundërligjshme të cilat, referuar përmbajtjes së dispozitës penale, neni 248 dhe neni 258 i Kodit Penal, mbartin elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publikë”, thuhet në njoftimin e KLSH.

Në vijim theksohet se nga auditimi u konstatuan se aspektet rregullative ligjore të hapjes së ciklit të tretë të studimeve i janë nënshtruar ndryshimeve të herë pas hershme drejt një tregu të liberalizuar si për institucionet që ofrojnë këtë cikël studimi ashtu edhe për numrin e studentëve që hyjnë në to, duke mos e shoqëruar këtë proces me instrumente të fortë monitoruese.

“Nga ana tjetër megjithëse në kërkesat e Ligjit 9741 datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” misioni i Arsimit të Lartë lidhet edhe me kërkesat e përgatitjes së shkencëtarëve dhe kërkueseve të rinj, përmes mundësive të barabarta për t’u arsimuar, duke ndihmuar e asistuar në zhvillimin ekonomik e social, nëpërmjet konsolidimit të vlerave demokratike e qytetare, konstatohet se ky objektiv nuk është plotësuar në përputhje me kërkesat e specifikuara.

Pavarësisht se vlerësojmë si ndërhyrje të domosdoshme bllokimin e regjistrimeve në ciklin e tretë të studimeve për sa kohë që nuk është bërë akreditimi institucional, bllokimi pjesor i kuotave vetëm për universitete publike ka çuar efektivisht në orientimin e kërkesës vetëm drejt një Institucioni privat të Arsimit të Lartë në vend.

Në këtë konteks kemi kërkuar që në kohën kur është duke u punuar për të bërë ndryshime në Ligjin për Arsimin e Lartë duhet të rivlerësohet roli që ky Institucion duhet të ketë në vendosjen, plotësimin dhe mbajtjen e standardeve të larta dhe unifikuese për këtë cikël studimi në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit të lartë në vend.

Përcaktimi i qartë i kompetencave monitoruese të Ministrisë, duke forcuar rolin në mbarëvajtjen e programeve të ciklit të tretë të studimeve, i cili në gjykimin tonë, vlerësuar me situatën dhe gjendjen në të cilën ndodhet ky cikël studimesh në Shqipëri, duhet të jetë cikël studimi me kohë të plotë”.

Sipas KLSH, bllokimi dhe mos miratimi i kuotave për studime doktorale për tri vjet me radhë, ka akumuluar artificialisht në rritje kërkesën për këtë lloj të mire publike, që i është drejtuar sektorit privat dhe që është pasuar edhe me drejtim të fluksit të të ardhurave drejt tyre duke shkaktuar të ardhura të munguara për IAL-të publike në shuma të konsiderueshme dhe me efekte në nivelet e investimeve dhe mbulimit të kostove të këtyre institucioneve.

Kështu, sipas KLSH, nga një llogaritje e thjeshtë (nisur nga një tarifë minimale prej 204,000 lekë, me një numër minimal kuotash 300), buxhetit të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë i mungojnë 61,200 mijë lekë, fonde të cilat, si rrjedhojë e bllokimit të fondeve publike, kanë kaluar në financimin e institucioneve private.

Për këtë KLSH i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, që të përcaktojë dhe publikojë kalendarin e akreditimit dhe rankimit të IAL-ve dhe programeve të tyre në të gjitha ciklet, të bashkëpunojë me strukturat drejtuese në IAL-të publike për zhbllokimin e situatës në ciklin e tretë të studimeve dhe të nxjerrë të gjithat aktet nënligjore e rregullative të nevojshme për të liberalizuar filtrin hyrës dhe forcuar filtrin dalës të doktorantëve potencialë. Ministria të marrë të gjitha masat, që në asnjë rast të mos ketë bllokim të përgjithshëm të kuotave të pranimit për programet e doktoraturës në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë dhe orientim të kuotave për Institucionet private të Arsimit të Lartë.

Për përmirësimin e gjendjes, KLSH i ka rekomanduar Ministrit të Arsimit dhe Sportit 17 masa organizative, 2 masa për shpërblim të dëmit të shkaktuar në vlerën totale 108,021,127 lekë, si dhe ka rekomanduar 10 masa disiplinore, nga të cilat “Largim nga shërbimi civil” për 5 punonjësit P.N, E.K, B.D, E.T dhe Sh.A. të MAS dhe “Vërejtje” deri në “Pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë” për 5 punonjësit A.K, D.S, E.B, A.T dhe L.S.

Next Post

Vuçiç mban fjalën, të mërkurën shkon në Preshevë për të takuar shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In