Raporti tronditës që diskretiton Gjykatën e Lartë: Për çështjet e një viti i duheshin… 27 shekuj!

Reforma në drejtësi! Reforma në drejtësi! E kthyer në një alarm nga partnerët ndërkombëtarë, BE e SHBA, ajo është më emergjente se kurrë.  Për ta përligjur domosdoshmërinë e kësaj reforme na mjafton raporti i publikuar sot nga një organizatë jo-qeveritare e financuar nga fonde të Kongresit Amerikan që ka nxjerrë të palarat e Gjykatës së Lartë, ku më së pari nuk zbatohen afatet dhe procedurat e shqyrtimeve gjyqësore.

Sipas gjetjeve, koha e kunsumuar nga kjo gjykatë përtej afatit ligjor për vendimin e rekurseve administrative gjatë 2015-2016 përllogaritet në rreth 27 shekuj e gjysëm për të gjitha çështjet e marra së bashku (1284 çështje të vendimuara). Vëzhgimi i kryer nga “Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOCIP” nxjerr problematikat si më poshtë:

Afatet e shqyrtimit gjyqësor

Gjykata e Lartë shqyrton çështjen brenda 90 ditëve nga data e ardhjes së rekursit dhe akteve bashkëlidhur prej gjykatës ku është depozituar rekursi (neni 60 pika 2 e ligjit nr. 49/2012, të ndryshuar).

Gjatë vitit 2016, Kolegji Administrativ i GJL dha gjithsej 604 vendime gjyqësore. Prej tyre në analizë për efekt të këtij vlerësimi u morën 575 vendime nga ku rezultoi se vetëm 2 nga 575 çështjet e vendimuara në 2016-ën janë shqyrtuar brenda afatit ligjor 90-ditor (me pak se 0.3%).

Kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit të një çështje në Kolegjin Administrativ të GJL gjatë 2016-es rezulton 820 ditë ose 2.2 vjet. Kjo shifër e tejkalon mbi 9 herë afatin që parashikon ligji 49/2012, i ndryshuar për shqyrtimin gjyqësor të çështjeve administrative në GJL (90 ditë nga momenti i regjistrimit të rekursit).

Koha më e gjatë e shqyrtimit gjyqësor për çështjet e vendimuara në vitin 2016 nga Kolegji Administrativ i GJL është 2080 ditë  ose 5.7 vjet nga data e regjistrimit të rekursit. Në Raport ka nje tabele ku renditen 50 çështjet të vendimuara në vitin 2015 që reflektojnë edhe vonesat më të mëdha.

Shumica e çështjeve të vendimuara në vitin 2016 nga Kolegji Administrativ janë grupuar në fashat kohore midis 500 dhe 1200 ditëve (74% totalit).

Nga analiza e të dhënave, rezulton se, përtej afatit ligjor të lejuar (90 ditë), Kolegji Administrativ i GJL konsumoi më e pakta 419724 ditë për çështjet që vendimoi në vitin 2016 . Këto janë afërsisht 1150 vjet. Me fjalë të tjera, subjektet të cilat morën një vendim në dorë gjatë vitit 2016 për çështje administrative në vititn 2016, iu desh më parë të prisnin të gjithë se bashku (për 599 çështje rekursi) mbi 11 shekuj e gjysëm që drejtësia të shërbehej për ta nga Gjykata e Lartë e RSH.

Afati i dorëzimit të vendimeve

Ligji nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, parcakton se  brenda 10 ditëve nga shpallja e vendimit, dosja dorëzohet në sekretarinë gjyqësore.

Nga vlerësimi për vitin 2016, rezulton se, brenda afatit ligjor prej 10 ditësh janë dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë  vetëm 82 nga 595 vendime të analizuara 14%  e totalit . Pjesa tjetër prej 513 vendimesh ose 86% e totalit dalin jashtë këtij afati.  Kjo do të thotë se për vitin 2016, dispozitat e nenit 6 pika 3  e ligjit 49/2012, të ndryshuar kanë gjetur zbatim në masën 14% në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë.

Ndërkohë,  nga vlerësimi rezulton se 61.5% e totalit të vendimeve të analizuara janë dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës brenda 30 ditëve nga seance përfundimtare.  Ligji organik i Gjykatës së Lartë (në fuqi në kohën që analizon ky vlelësim tematik) referon pikërisht këtë afat për dorëzimin e vendimeve të arsyetuara në sekretarinë e Gjykatës. Është e qartë në këtë pikë se dy ligje të ndryshme, për më tepër me të njëjtën hierarki normative, caktojnë afate të ndryshme përsa i takon të njëtin veprim procedural.

Në raport ka një tabele me renditje e 50 çështjeve të vendimuara në vitin 2016 që reflektojnë edhe vonesat më të mëdha në dorëzimin e dosjeve.

Nga një përllogaritje e posaçme, realizuar nga vlerësuesit e INFOÇIP, rezulton se në total, për  dosjet e vendimuara në vitin 2016 nga KA i GJL, u akumulua një total vonesash për dorëzimin e tyre në sekretari prej 13225 ditësh, ose rreth 36 vjet në total. Duhet theksuar se kontrastimi në këtë rast është bërë me afatin ligjor që parashikohet në nenin 64, pika 3 e ligjit 49/2012, të ndryshuar dhe jo më atë që përmbante neni 19 i ligjit nr. 8588, datë 15.3.2000, i ndryshuar.

E njëjta situatë paraqitet dhe për vitin 2015 që përfshihet në këtë raport, ku “kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit të një çështje në Kolegjin Administrativ të GJL gjatë 2015-ës rezulton të jetë 954 ditë, ose 2.6 vjet. Kjo shifër e tejkalon mbi 10 herë afatin që parashikon ligji 49/2012, i ndryshuar për shqyrtimin gjyqësor të çështjeve administrative në GJL.”

 “Në total, koha e konsumuar nga Kolegji Administrativ përtej afatit të parashikuar ligjor për të shqyrtuar çështjet e vendimuara në 2015-ën dhe 2016-ën përllogaritet të jetë 2750 vjet, ose rreth 27 shekuj e gjysëm. Kjo situatë duhet mbajtur në vëzhgim konstant për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm, nisur edhe nga rrethana e largimit të stafit gjyqësor dhe sekretarëve gjyqësore në muajt e fundit nga kjo Gjykatë”- thuhet në përfundimet e raportit.

INFOCIP e sugjeron si detyrë të institucionevetë reja që janë krijuar në kuadër të Reformës në Drejtësi zgjidhjene situatës së mungesave në trupën gjyqësore dhe të përshepejtojnë pa humbur kohë procesin e rikuperimit.

“Në të kundërt, Gjykata e Larta rrezikon të mbytet nën peshën e dosjeve që vetë ka marrë përsipër të shqyrtojë. Çdo vonesë në këtë drejtim, do të ngarkonte me përgjegjësi institucionet e reja të gjyqësorit që janë konstituuar tashme pas miratimit të Reformës”- thuhet në përfundim të raportit.

Monitorimi i realizuar nga INFOÇIP është mbështetur nga National Endowment for Democracy, NED, me seli në Washington D.C, (SHBA) që financohet kryesisht me fonde të Kongresit Amerikan.(Tesheshi.com)

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com