• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

RAPORTI/ Si i fshehu fitimet “Bankers” dhe ju shmang tatimeve miliona euro

by A R
15/10/2016 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sektori i hidrokarbureve ne kete vend-prodhim, perpunim, tregtim, mbetet segmenti me i gjere i mashtrimeve fiskale ne ekonomine kombetare.

Thuajse i pa kontrolluar sic duhet per vite me radhe, nje statusi te privilegjuar-ky sektor nuk kontrollohet nga organet fiskale por nga Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore, segmenti i prodhimit te hidrokarbureve, vijon te deklaroje aktivitet pa fitim edhe 10 vite larg nga nisja, duke i mohuar buxhetit te shtetit te ardhura te konsiderueshme nga tatimi mbi fitimin.

Kompania Bankers Petroleum, me e madhja ne prodhim, prej nje viti eshte ne qender te nje kontrolli te AKBN, kontroll i cili pretendon mashtrime financiare te medha, ardhur nga parregullsi te shumta sgkruan Skandal.al.

Prej ketij kontrolli, organet fiskale kane rivleresuar tatim fitimin ne nje vlere prej 57 milion dollaresh, vlere e cila arrin ne 75 milion dollare se bashku me gjoba e kamatvonesa.

Ky pretendim i organeve fiskale eshte kundershtuar nga kompania; ajo ju drejtua arbitrazhit por u terhoq prej tij ne momentin kur organet fiskale bllokuan llogarite e kompanise ne perpjekje per te arketuar detyrimin e pretenduar.

Kompania nisi te paguaje detyrimin, por palet arriten nje marreveshje sipas te ciles, do te angazhonin nje ekspert te pavarur vleresimi per gjetjet e kontrollit te AKBN; vleresimet e ketij eksperti do te pranoheshin nga palet pa kundershtime!!

Raporti i ekspertit te pavarur, te pranuar nga palet, dy muaj me pare i dhane te drejte kompanise Bankers Petroleum. Tani qeveria duhet te ndale mbajtjen e detyrimit te pretenduar ndaj kompanise dhe, te ktheje pas ne kompani, shumen e detyrimeve te marra me heret.

Dy jave me pare, ministri i Energjise Damian Gjiknuri, tha ne nje studio televizive se qeveria do te dergoje ceshtjen ne Arbitrazh. Ministri i tha gazetareve se AKBN dhe Tatimet po pergatisin dokumentacionin per nje gjyq me Bankers Petroleum, duke bere me dije se qeveria nuk do ti pranoje konkluzionet e ekspertit te pavarur.

  • SKANDAL.AL gjen raportin e origjines

Me ne fund, Skandal.al ka mundur te gjeje raportin e origjines se ketij konflikti, raportin e kontrollit te AKBN ne kompanine Bankers Petroleum.

Raporti eshte voluminoz dhe analizon disa ceshtje.

Skandal.al pa se ne qender te te gjithe raportit, jane shpenzimet e kompanise, vecanerisht “kostot e rikuperueshme”, nje kategori shpenzimesh te njohura nga AKBN, te cilat hyjne ne llogarine permes te ciles kompania llogarit “Faktorin R”.

Skandal.al publikon sot, pjesen e pare te ketij raporti, ate qe ka te bej me “kostot e rikuperueshme” nga holluesi qe perdoret nga kompania Bankers Petroleum per operacionet hidrokarbuere.

I gjithe kontrolli perfshin periudhen nje vjecare nga 1 janari deri ne 31 dhjetor 2011.

Gjetjet ne raport jane te renda.

AKBN pretendon se ka gjetur te dhena te qarta, te vazhdueshme dhe te krahasueshme, te cilat deshmojne per mashtrime me sasine e holluesit te faturuar si shpenzim dhe, klasifikuar si “kosto e rikuperueshme”.

Skandal.al pa ne raport, se si pasoje e ketyre gjetjeve, mashtrimi me holluesin ne harkun e nje viti arrin ne 19. 330. 000 dollare.

“Keshtu, ne WP&B e miratuar ne ACM per vitin 2011 ishte parashikuar te realizohej nje prodhim 5,614 mije bbl ose 15,380 bbl/dite me nje kosto totale prej 30,777 mije USD milion USD (faqe 11 e 2011 WP&B) vetem per gazoilin, me nje mesatare prej 5.482 USD/bbl-nafte.

Faktikisht u prodhuan mesatarisht 4,766 mije bbl ose 13,056 bbl/dite me nje kosto prej 45,460 mije USD, ose 9.538 USD/bbl.gazoil. Diferenca 9.538-5.482= 4.056 USD/bbl, eshte e pa argumentuar, qe nenkupton ne total rreth 4,766,000 bbl*4.056 USD/bbl=19.33 milion USD

Pra nga analiza teknike e bere, rezulton se vlera pajustifikuar e hollusit te perdorur per vitin 2011 eshte 19,330,000 (nentembedhjete milion e treqind e tridhjete mije) USD”- thuhet ne raportin e kontrollit te AKBN.

AKBN ka arritur ne konkluzionin se 19.3 milion dollare, produkt i mashtrimit, jane kostor te parikuperueshme.

———————————————————————————————————————————–

RAPORT AUDITIMI TEKNIKO-FINANCIAR

PER SHPENZIMETE OPERACIONEVE HIDROKARBURE TE KRYERA NGA SHOQERIA BANKERS PETROLEUM ALBANIA LTD PER VITIN 2011

 

Akronime:

  • AKBN             Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore
  • BPAL             Bankers Petroleum Albania
  • Kontraktori             Bankers Petroleum Albania
  • LM                       Licence Marreveshja
  • MH                       Marreveshja Hidrokarbure
  • BPL             Bankers Petroleum, shoqeria meme
  • AKH             Agjencia Kombetare Hidrokarbure
  • USD             Monedha dollar amerikan
  • ALL             Monedha leke shqiptar
  • CAD Monedha dollar kanadez
  • WP&B Work, Plan and Budget (pune, plan dhe buxhet)
  • BNK Bankers Petroleum, shoqeria meme
  • PO Urdher blerje
  • RFS Kerkese per sherbim
  • MEI Ministria e Energjise dhe Industrise
  • Grupi i Auditit             Denis Durrsi, Klodian Gradeci, Qani Hoxhaj, Ferial Osmanagaj,

Beata Berisha, Dritan Corraj, Adrian Bregu, Dhimiter Meci, Erion Aliu

 

Ne respektim te nenit 23, te MH, “Konfidencialiteti”, ky raport auditi konsiderohet si material konfidencial dhe i drejtohet vetem shoqerise BPAL me numer nipti K43128401L.

Ne zbatim te Nenit 15.3 te LM dhe MH per Zhvillimin dhe Prodhimin e hidrokarbureve ne vendburimin e Patos-Marinez, grupi i punes kreu auditimin e shoqerise BPAL per vitin 2011.

Auditimi u mbeshtet dhe ne shkresat si me poshte vijon:

  • Shkresa Nr.676 date 16.01.2014 mbi njoftimin per fillimin e auditimit;
  • Shkresa Nr.2526 date 21.03.2014 mbi programin e auditimit tekniko-financiar te shpenzimeve te realizuara per operacionet hidrokarbure te BPAL per vendburimin e Patos-Marinzes;
  • Mbledhjet e Komitetit Keshillimor per vitet 2009, 2010 dhe 2011;
  • Planet e punes dhe buxhetet vjetore te miratuara per vitet 2010 dhe 2011;
  • Plani zhvillimor i vitit 2009, observacioneve te paraqitura nga BPAL prane AKBN ne daten 18.03.2015;
  • Komunikimeve verbale dhe elektronike, si dhe i gjithe kuadri ligjor rregullativ i aplikuar ne Republiken e Shqiperise.

Auditimi eshte kryer ne perputhje me MH dhe LM, sipas programit te miratuar duke u perqendruar ne:

  • Auditimin e shpenzimeve te realizuara ne operacionet hidrokarbure.
  • Kontrollin e permbushjes se detyrimeve ligjore qe rrjedhin nga LM dhe MH.
  • Kontrollin e llogarive dhe krahasimi me raportimet 3-mujore te paraqitura ne AKBN si dhe verifikimin e shpenzimeve te kryera ne perputhje me programet e miratuara.
  • Kontrollin e shpenzimeve operative dhe shpenzimeve kapitale te kryera per vitin 2011 per periudhen e audituar, verifikimin e dokumentacionit shpjegues per keto shpenzime, si dhe percaktimin e kostove te rikuperueshme e te parikuperueshme.
  • Kontrollin e kontratave me palet e treta dhe zbatimi i tyre.
  • Kontrollin e kryerjes se procedurave tenderuese per sherbime brenda nje buxheti vjetor qe kalon vleren 2 milion USD, ne reference te nenit 21.2 te MH.
  • Kontrollin e sasise se prodhimit, shitjeve te kryera, te ardhurave te perfituara, si dhe detyrimet qe rrjedhin prej tyre.
  • Kontrollin e sponsorizimeve te kryera nga shoqeria dhe verifikimi i tyre ne perputhje me kerkesat e LM, ne reference te nenit 2.d.
  • Kontrollin e plotesimit te detyrimeve te te liçensuarit ne lidhje me dorezimin ne AKBN te gjithe dokumentacionit dhe te dhenave te fituara (studime dhe raporte).

Bazuar ne observacionet te dorezuara me Nr. Hyres prot 3181 date 18.03.2015 te BPAL mbi konkluzionet e raportit te auditimit tekniko – financiar Nr .671/5 prot, date 24.12.2014, Grupi i Auditit i AKBN-se sqaron se:

BPAL ka lidhur MH dhe LM per Zhvillim, Prodhim Hidrokarbure ne Vendburimin Patos- Marinzes midis MEI perfaqesuar nga AKBN dhe Albpetrol. Detyrimi ligjor i BPAL per ti vene ne dispozicion te AKBN, kontratat me palet e treta i referohet MH dhe konkretisht Nenit 16, pika 16.3 e tij, ku citohet “I Licensuari do te informoje AKH per emrin dhe adresen e çdo nenkontraktori dhe identitetin e perfaqesuesit te tij te autorizuar dhe me kerkesen e arsyeshme te AKH i jep AKH nje kopje te kontrates brenda tridhjet (30)ditesh pasi ky nen-kontraktor eshte i punesuar nga i Licensuari. Ne raportin e tij dhe ne baze te ketij Neni 16 i LICENSUARI do te perfshije raportime mbi punet e gjithe nenkontraktoreve te tij …”

Ne funksion te Operacioneve Hidrokarbure, marredhenia e BPAL me palet e treta eshte objekt auditimi nga AKBN referuar Nenin 15 pika 15.3 e LM, si pale perfaqesuese e shtetit Shqiptar ne LM, si dhe duke marre ne konsiderate faktin qe me shlyerjen e kostove hidrokarbure, shteti Shqiptar perfiton 50% te vleres duke u bere partner me kontraktorin. Ne nje marredhenie partneriteti me e pakta e kerkuar eshte qe marredhenia e BPAL me nenkontraktoret, ne lidhje me Operacionet Hidrokarbure te jete transparente dhe e qarte per AKBN, si perfaqesuese e shtetit ne kete partneritet. Bazuar ne kete fakt, AKBN ka te drejta te plota qe te verifikoje dhe kontrolloje kostot hidrokarbure kryer nga BPAL.

Sipas vleresimeve dhe observacioneve te Grupit te Auditit, per aktivitetin e BPAL u konstatua se:

  • BPAL ka vijuar me kryerjen e Operacioneve Hidrokarbure te parashikuara ne Programin e miratuar te Punes per vitin 2011.
  • BPAL ka realizuar te ardhura nepermjet shitjes se naftes bruto ne tregun e brendshem (shoqerise Armo Sha) dhe ne tregun e jashtem (eksport).
  • Ne ndihme te zbatimit te WP&B per vitin 2011, BPAL ka punuar per rritjen e numrit te puseve aktiv per prodhimin e naftes nepermjet shpimit te puseve te rinj vertikal dhe horizontal.
  • BPAL ka hartuar dhe lidhur kontrata me nenkontraktore te ndryshem (vendas e te huaj), sipas llojit te sherbimeve qe i nevojiten, ne perputhje me kerkesat e LM. Grupi i Auditit me perzgjedhje, kontrolloi 123 kontrata sherbimi te vena ne dispozicion nga BPAL.
  • BPAL ka kryer shpenzime ne formen e donacioneve e sponsorizimeve. Rezultoi se ne disa raste BPAL, per sponsorizimet e kryera nuk ka marre miratim paraprak nga AKBN, ne kundershtim me nenin 10.2, germa d te LM.
  • Librat e llogarise, rregjistrimet dhe dokumentacioni i kontabilitetit per shpenzimet e kryera per realizimin e operacioneve hidrokarbure, menyra e llogaritjes si dhe sistemimi e pozicionimi i tyre ne bilancin e shpenzimeve behet ne zyrat e BPAL, Fier, ne perputhje me kerkesat e nenit 15.1.b te LM dhe nenit 15.1 te MH.
  1. REKOMANDIMET E LENA NE AUDITIMET E MEPARSHME

 

Sipas verifikimit permes procesit te auditimit, nga grupit i auditimit u konstatua se per vitet 2008, 2009 dhe 2010, vlera e kostove te panjohura nga dy auditimet e meparshme te pa reflektuara ne pasqyrat e cost-recovey paraqitur prane AKBN, eshte 3,887,094 (tre milion e teteqind e tetedhjete e shtate mije e nentedhjete e kater) USD, si me poshte vijon:

  • AUDITI 2008-2009

Sipas verifikimit permes procesit te auditimit, nga grupit i auditimit u konstatua se per vitet 2008-2009, BPAL nuk ka reflektuar zbritjen e kostove hidrokarbure me vleren 3,294,000 (tre milion e dyqind e nentedhjete e kater mije) USD, vlere e percaktuar si kosto e parikuperueshme ne raportin perfundimar te auditit kryer per kete periudhe, sipas dokumentacionit si me poshte vijon:

  • AKBN ka derguar raportin paraprak e auditimit tekniko-financiar me nr. prot. 6070, date 30.11.2011 ku eshte shprehur qe eshte ne pritje te observacioneve te BPAL.
  • BPAL paraqet observacionet e raportit nr. prot. 895/11, date 14.12.2011.
  • AKBN pas shqyrtimit te observacioneve dergon raportin perfundimtar me nr.prot 6070/4,date 06.03.2012.
  • BPAL me shkresen nr 194/12, date 07.03.2012 kerkon takim me AKBN.
  • AKBN nuk eshte shprehur me tej duke konsideruar te perfunduar procesin e Auditit me nxjerrjen e Raportit Perfundimtar.

Per sa me siper referuar pjeses B pika 1 ne observacionet e BPAL, date 18.03.2015, AKBN vlereson se me nxjerrjen e raportit perfundimtar, derguar ne daten 06.03.2012, e ka mbyllur kete çeshtje me konkluzionin se vlera prej 3,294,000 (tre milion e dyqind e nentedhjete e kater mije) USD, eshte kosto e parikuperueshme.

AKBN nuk mund te vleresoje pretendimet e shpenzimeve te vitit 2008-2009, ne mes te vitit 2015, aq me teper nuk mund te kryeje nje rivleresim te nje auditi i meparshem pasi nuk ka tager ligjor per kryerjen e nje procesi te tille.

Çdo pretendim i BPAL mund te trajtohet sipas parashikimit te LM.

  • AUDITI 2010

Sipas verifikimit permes procesit te auditimit, nga grupit i auditimit, u konstatua se per vitin 2010, BPAL nuk ka reflektuar si kosto te parikuperueshme vleren prej 593,094 (peseqind e nentedhjete e tre mije e nentedhjete e kater) USD, vlere e percaktuar si kosto e parikuperueshme ne raportin perfundimar te auditit kryer per kete periudhe, sipas dokumentacionit si me poshte vijon:

  • AKBN ka derguar raportin paraprak e auditimit tekniko-financiar me nr.5732, date 27.08.2013 ku eshte shprehur qe eshte ne pritje te observacioneve te BPAL.
  • BPAL paraqet observacionet e raportit nr. prot.862, date 03.09.2013.
  • AKBN pas shqyrtimit te observacioneve dergon raportin perfundimtar me nr.prot 6064 date 17.09.2013.
  • BPAL me shkresen nr.984 date 10.10.2013 paraqet komente lidhur me raportin perfundimtar.
  • AKBN nuk eshte shprehur me tej duke konsideruar te perfunduar procesin e Auditit me nxjerrjen e Raportit Perfundimtar.

AKBN vlerson se me nxjerrjen e raportit perfundimtar, derguar ne daten 17.09.2013, e ka mbyllur kete çeshtje me konkluzionin se vlera prej 593,094 (peseqind e nentedhjete e tre mije e nentedhjete e kater) USD eshte kosto e parikuperueshme.

AKBN nuk mund te vleresoje pretendimet e shpenzimeve te vitit 2010, ne mes te vitit 2015, aq me teper nuk mund te kryeje nje rivleresim te nje auditi i meparshem pasi nuk ka tager ligjor per kryerjen e nje procesi te tille.

Çdo pretendim i BPAL mund te trajtohet sipas parashikimit te LM.

  1. VLERESIME TE PERGJITHSHME PER AUDITIMIN TEKNIKO-FINANCIAR

Mbeshtetur ne situacionet e kostove, te pasqyruara ne evidencat 3-mujore te BPAL, derguar prane AKBN, rezulton se per periudhen 01.01.2011 – 31.12.2011, BPAL ka realizuar te ardhura dhe shpenzime ne zonen e Patos-Marinzes (pa perfshire projektin Termal) sipas Tabeles 1:

 

 

 

Tabela 1. Cost-recovery 2011

Nr. Emertimi Vlera USD
(ne 000)
1 Crude Oil Sales(Te ardhurat nga shitja) 375,334
2 Albpetrol PEP & ASP 30,878
3 Royalty tax 33,667
4 Net of sales 310,788
5 Capex(Shpenzime kapitali) 199,317
6 Fixed Assets (Asete fikse) 5,665
7 Increase/Decrease in material inventory (Inventari) 20,190
8 Total capital Expenditure (Totali) 225,172
9 Operational Cost (Shpenzime operative) 150,802
10 Increase/Decrease in operational inventory (Inventari) 5,182
11 Total operational Expenditure (Totali) 155,984
12 Value of roayalty tax paid (Vlera e takses) 3,353
13 AKBN Rejected cost (225)
14 Total Cost (Totali i shpenzimeve) 384,285

 

Auditimi u realizua me perzgjedhje, duke u bazuar ne raportet tre mujore si dhe ne regjistrimet ne kontabilitetin te vena ne dispozicion nga BPAL.

Grupi i Auditit per çertifikimin e investimeve te kryera nga BPAL per vitin 2011 ka patur komunikime te vazhdueshme ne forme shkrese, elektronike dhe komunikime verbale gjate takimeve ne ambientet e BPAL gjate procesit te auditimit sipas Tabeles 2.

 

Tabela 2. Komunikimi kronologjik ne lidhje me procesin e audititmit

Lloj i dokumentit Nr.Prot Date Derguesi Marresi Lenda
Shkrese 172 21.03.2014 AKBN Grupi i Auditit Urdher nga Drejtori Ekzekutiv per ngritjen e grupit te punes
Shkrese 2526/1 31.03.2014 AKBN Grupi i Auditit Urdher nga Drejtori Ekzekutiv per shtese te grupit te punes me perfaqesuesit e DPT
Shkrese 172/2 13.05.2014 AKBN Grupi i Auditit Urdher nga Drejtori Ekzekutiv mbi shtyrjen e afatit te auditimit deri ne 31.07.2014 dhe shtese e anetarit Dritan Corraj
Shkrese 671 20.06.2014 AKBN Grupi i Auditit Urdher nga Drejtori Ekzekutiv per nje shtese te anetarit Adrian Bregu
Shkrese 671/1 30.07.2014 AKBN Grupi i Auditit Urdher nga Drejtori Ekzekutiv per zgjatjen e afatit te auditimit deri ne 30.09.2014
Shkrese 671/2 30.09.2014 AKBN Grupi i Auditit Urdher nga Drejtori Ekzekutiv per zgjatjen e afatit te auditimit deri ne 31.10.2014
Shkrese 671/3 28.10.2014 AKBN Grupi i Auditit Urdher nga Drejtori Ekzekutiv per zgjatjen e afatit te auditimit deri ne 26.12.2014
E-mail 19.05.2014 AKBN BPAL Mbi kerkesat e prodhimit dhe shitjes
E-mail 23.06.2014 AKBN BPAL Per venie ne dispozicion te dokumentacionit per procesin e auditimit
Shkrese 5865 23.06.2014 AKBN BPAL Per venie ne dispozicion te dokumentacionit per procesin e auditimit
E-mail 30.06.2014 AKBN BPAL Referuar vonesave per venien ne dispozicion te dokumentave
Shkrese 5865/1 01.07.2014 BPAL AKBN Kthim pergjigje shkreses nr 5865 date 23.06.2014
Shkrese 07.07.2014 BPAL AKBN Dokument dorezimi
Procesverbal 22.07.2014 AKBN BPAL Mbi dorezim kontratash
Shkrese 05.08.2014 AKBN BPAL Kerkese per dokementacion per zerin asete fikse, shkrese e dorezuar dorazi
E-mail 14.08.2014 AKBN BPAL Shpreh shqetesimin per mosdisponibilitetin e treguar
Shkrese 01.09.2014 AKBN BPAL Bejme me dije BPAL per mosvenie ne dispozicion te dokumentacionit te nevojshem si dhe ne kete shkrese kemi kerkuar te vihen ne dispozicion kontrata te tjera sherbimesh
Shkrese 20.11.2014 AKBN BPAL Kerkese per kontratat e qerave te tokes dhe kontraten e shoqerise Kalaja
E-mail 11.12.2014 AKBN BPAL Njoftohet   BPAL per mbylljen e raportit ku grupi i punes shpreh gatishmerine per te organizuar nje takim ballafaques me perfaqesuesit e saj
E-mail 15.12.2014 BPAL AKBN Ndryshohet data e takimit nga date 15 ne 16 dhjetor 2014
Shkrese 11142 24.12.2014 AKBN BPAL Dergimi i raportit te audititmit tekniko-financiar per vitin 2011
Shkrese 1193 19.01.2015 BPAL AKBN Lidhur me raportin e auditimit date 24.12.2014
Shkrese 2502 19.02.2015 AKBN BPAL Mbi dorezimin e ndonje observacioni apo komenti nga ana e shoqerise deri ne daten 02 Mars 2015
Shkrese 2502/4 11.03.2015 AKBN BPAL Mbi dorezimin e ndonje observacioni apo komenti nga ana e shoqerise deri ne daten 31 Mars 2015
Shkrese 3181 18.03.2015 BPAL AKBN Observacionet e BPAL per raportin e auditimit tekniko-financiar per vitin 2011
Takim 22.04.2015 Takimi midis AKBN dhe BPAL ne ambjentet e AKBN ne lidhje me observacionet e paraqitura te BPAL
E-mail 27.04.2015 AKBN BPAL Njoftim per venien ne dispozicion i te gjithe dokumentacionit te plote dhe origjinal ne lidhje me shoqerine HOH
E-mail 26.05.2015 AKBN BPAL Njoftim   mbi venien ne dispozicion dokument shpjegues shtese
Shkrese 1516 BPAL AKBN Mbi dokumentacionin shpjegues per blerjet e realizuara nga shoqeria HOH
E-mail 11.05.2015 BPAL AKBN Mbi dokumentacionin shpjegues per A&V gaz, Euro Gaz etj
E-mail 12.05.2015 BPAL AKBN Dokumentacion shpjegues per faturat e transportit nga HOH
E-mail 27.05.2015 BPAL AKBN Dokumentacion shtese shpjegues per Kpmg, Leal, Q.Sinaj etj
E-mail 29.05.2015 BPAL AKBN Dokumentacion shtese per faturat e transportit nga shoqeria Rotary.
E-mail 01.06.2015 BPAL AKBN Mbi dokumentacionin shpjegues per bonuset dhe faturat e Sia Serjani
Takim 12.06.2015 Takimi midis AKBN dhe BPAL ne ambjentet e AKBN ne lidhje me raportin perfundimtar te auditimit

 

  • ANALIZA E KONSUMIT TE GAZOILIT 1000 PPM/DILUENT

Per grupin e auditit, praktikat e ndjekura deri tani per perdorimin e gazoilit jane te pambeshtetura me studime e analiza qe lidhen me faktoret determinues e detyrues te perdorimit te tij.

Ne asnje rast nuk jemi ndeshur me nje dokument qe te argumentoje ne menyre analitike e specifike ndryshimin relativ (ne %) ka pesuar ne kohe perdorimi i gazoilit ne nxjerrjen e naftes, duke specifikuar peshen specifike qe ndikon secili faktor. Ne pergjithesi shpjegimet jane te pergjithshme duke u mjaftuar vetem me faktoret qe ndikojne ne rritjen ose renien e sasise relative te gazoilit, pa percaktuar masen e ndikimit te secilit faktor.

Nderkohe qe, nga ecuria faktike e ketij perdorimi ndeshemi edhe me raste kontradiktore te ketij fenomeni kur, nisur nga zhvillimi i faktoreve, perdorimi i gazoilit ka nje ecuri te kundert me pritshmerine e tij. Ne argumentat e sjella prej BPAL per te justifikuar rritjen e konsumit specifik te gazoilit, ka mjaft paqartesi dhe mosperputhje:

  • Grupi i Auditit nuk mundi te shpjegoje se si mund te ndikoje ne sasine e perdorimit te holluesit gjate nxjerrjes se naftes, zvogelimi i sasise se holluesit te furnizuar nga shoqeria Armo.
  • Grupi i Auditit nuk mundi te kuptoje se si mund te kemi nje rritje te % specifike per njesi prodhimi te perdorimit te gazoilit nga rritja e sasise se prodhimit.
  • Nese rritja e numrit te puseve te prodhimit do te ndikonte ne rritjen e konsumit specifik te gazoilit kjo rritje do te ishte permanente dhe nuk do te kishte shkeputje e alternime.
  • Nuk mund te kuptojme qe e vetmja zgjidhje qe gjen BPAL ne eleminimin e problemeve qe sjell rritja e viskozitetit te naftes, eshte ajo e rritjes se sasise se gazoilit ne naften brut. Kjo ndodh si ne rastin e rritjes se sasise se fluidit (emulsionit) ne kohe, rritjen e numrit te puseve horizontale, rritjen e operacioneve per zbatimin e projektit te izolimit te ujit dhe numrit te sondave, transportimit te naftes nga fusha e prodhimit ne PIA ose Rafineri, etj.
  • Eshte e vertete qe historikisht perdorimi i teknologjise klasike te nxjerrjes se naftes ne puset qe shfrytezojne shtresat me nafte shume viskoze ne Marinez, ka kerkuar perdorim te holluesit ne masen (9-12) %, por nuk mund te justifikojme rritjen e % (perqindjes) se gazoilit tej ketyre vlerave, ne rastin e perdorimit te teknologjise me pompa me burme (PCP), te cilat jane shume me efektive se pompat klasike (thellesie) per keto nafta. Pompat PCP u perdoren pikerisht per te ulur kostot e prodhimit.
  • Fakt eshte qe nga rreth 4.2 % qe ishte perdorimi i holluesit ne vitin 2009, arriti ne rreth 15.3 % ne korrik 2013 dhe duke filluar nga shtator 2013, ky konsum specifik kap vlera qe arrijne ne (7-9) %.
  • Grupi i Auditit nuk mundi te kuptoje sidomos renien nga 13.1% te ketij konsumi ne muajin prill 2012, ne rreth 11% ne qershor 2012, gati 2%, dhe vazhdon perseri te rritet me vone, per te njejten cilesi nafte.

Grupi i Auditit i konsideron te pa argumentuara dhe te pamjaftueshme masat e marra nga BPAL per eleminimin e ndikimit negativ te secilit prej faktoreve te mesiperm. Duhej te vleresoheshin edhe alternativat e tjera qe mundesojne eleminimin e ndikimit negativ te secilit faktor duke bere krahasimet perkatese edhe te kostove respektive. Ne mendojme se faktoret qe kane ndikim direkt ne rritjen e konsumit specifik te gazoilit duhet te ishin analizuar e vleresuar, para se te kalohej ne vendimarrjen per rritjen e ketij konsumi.

Ne WP&B e miratuar ne ACM per vitin 2011 ishte parashikuar te realizohej nje prodhim ditor prej rreth 15,380 bbl/dite duke perdorur 29.7 milion USD gazoil, me nje kosto mesatare prej 5.29 USD/bbl. Faktikisht u prodhuan mesatarisht 13,056 bbl/dite me nje kosto per gazoilin prej 65.2 milion USD, ose 13.68 USD/bbl. Diferenca monetare prej 8.38 USD/bbl, eshte e pa argumentuar, qe nenkupton ne total rreth 40 milion USD.

  

Pas shpjegimeve ne observacionet Grupi i auditimit i qendron ende konkluzionit se praktikat e ndjekura deri tani per perdorimin e gazoilit jane te pa mbeshtetura me studime e analiza qe lidhen me faktoret determinues e detyrues te perdorimit te tij.

Ne asnje rast nuk jemi ndeshur me nje dokument qe te argumentoje ne menyre analitike e specifike ndryshimin relativ (%) ka pesuar ne kohe perdorimi i gazoilit ne nxjerrjen e naftes, duke specifikuar peshen specifike qe ndikon secili faktor. Ne pergjithesi shpjegimet jane te pergjithshme duke u mjaftuar vetem me faktoret qe ndikojne ne rritjen ose renien e sasise relative te gazoilit, pa percaktuar masen e ndikimi te secilit faktor.

Nderkohe qe, nga ecuria faktike e ketij perdorimi ndeshemi edhe me raste kontradiktore te ketij fenomeni kur, nisur nga zhvillimi i faktoreve, perdorimi i gazoilit ka nje ecuri te kundert me pritmerine e tij.

Me me shkresen nr.258 Prot, date 27/02/2014, kompania Bankers ka paraqitur te dhena per faktoret qe kane ndikuar ne rritjen e konsumit specifik te gazoilit per vitet 2009-2012. Duke i plotesuar keto te dhena edhe per vitet 2013 e 2014, rezultojme ne pasqyren meposhtee per secilin faktor:

2009 2010 2011 2012 2013 2014
Prodhim nafte bruto m3 371,206 568,885 756,571 873,691 1,053,999 1,199,861
Gazoil i perdorur m3 15,799 29,769 76,674 106,560 136,383 92,955
Perqindja e perdorimit te gazoilit % 4.26 5.23 10.13 12.20 12.94 7.75
Prodhim uji m3 649,000 977,000 1,330,000 1,940,000 1,790,000 1,997,000
Transport nafte per eksport 319,678 501,117 652,084 883,363 1,138,424 1,014,801
Densiteti i naftes prodhuar gr/cm3 1.0350 1.0071 1.0122 1.0193 1.0198
Densitewti i naftes se prodhuar API 5.21 9.00 8.29 7.32 7.25
Densiteti i naftes ne shitje gr/cm3 0.9976 1.0007 1.0035 1.0025 0.9971
Densiteti i naftes ne shitje API 10.34 9.90 9.51 9.65 10.41
Inventari i puseve 572 826 1,295 1,416 1,542 1,669
Puse te rinj te shpuar horizontal 10 55 86 126 127 151
Puse qe prodhojne nafte 207 250 280 348 405 501
Numri i operacioneve izolim-uji 34 123 157 325 79 32
Operacione ne puse 79 70 111 93 179 239

Duke vleresuar gjithe keta faktore konstatojme mjaft paqartesi dhe kontradiksione:

  • Nuk mundem te kuptojme se si mund te kemi nje rritje te konsumit per njesi prodhimi te perdorimit te gazoilit nga rritja e sasise se prodhimit te naftes. Kjo mund te rriste vleren absolute te sasise e gazoilit te perdorur por jo vleren relative, pra perqindjen e ketij perdorimi.
  • Rritja e numrit te puseve te prodhimit do te ndikonte ne rritjen e konsumit specifik te gazoilit por kjo rritje do te ishte permanente dhe nuk do te kishte shkeputje e alternime, ne nje kohe qe rritja e numrit te puseve ka qene e vazhdueshme.
  • Nuk pajtohemi me kompanine Bankers me argumentin qe rritja e numrit te puseve te rinj horizontale ka sjelle rritjen e perqindjes se perdorimit te gazoilit, pasi treguesit e viteve te fundit (2013-2014) e hedhin poshte kete fakt, duke qene se, megjithese numri i puseve te rinj ka qene gjithmone ne rritje, duke arritur ne 151 puse ne vitin 2014, perqindja e perdorimit te gazoilit per kete vit ka rene ne gati 8%
  • Pavaresisht se cilesia e gazoilit te blere tek Armo mund te jete me e larte (!) se ajo e importit, ne mendojme se rritja e perdorimit te holluesit ne nxjerrjen e naftes nuk mund te varet ose do te varej shume pak, nga zvogelimi i sasise se holluesit te furnizuar nga kompania Armo (!), perveçse kjo mund te sillte blerjen e nje sasie me te madhe ne tregun e jashtem.
  • I vetmi argument bindes i prezantuar nga kompania Bankers ndryshimin e perqindjes se perdorimit te gazoilit eshte zvogelimi ose rritja e sasise se ”naftes bruto te lehte” e prodhuar nga suitat M1 dhe M2 te vendburimit Marinza, e cila, gjithmone sipas vlerave te paraqitura nga kompania ka qene e paqendrueshme, ku deri ne vitin 2012 ka patur tendence renie dhe me pas ka filluar perseri te rritet.

Eshte e vertete qe historikisht perdorimi i teknologjise klasike ne nxjerrjen e naftes me pompa thellesie me piston, ne puset qe shfrytezojne shtresat me nafte shume viskoze ne Marinez, ka kerkuar perdorim te holluesit ne masen (9-12)%, por perdorimi i teknologjise me poppa me burme per nxjerrjen e kesaj nafte, te cilat per keto nafta jane shume me efektive se pompat klasike, kjo perqindje duhet te ishte me e ulet. Realiteti, pra rritja e konsumit te gazoilit per njesi prodhimi tej vlerave (9-12)% si me siper, nuk mund te justifikoje qellimin per te cilen perdoret kjo teknologji, pra per uljen e kostove te prodhimit. Fakt eshte qe nga rreth 4.2% qe ishte perdorimi i holluesit ne shtator vitin 2009, arriti ne rreth 15.3% ne korrik 2013 dhe duke filluar nga muaji shtator 2013, ne menyre te menjehereshme (per nje muaj) ky konsum specifik bie ne (7-9)%. Ne menyre te veçante, per periudhen qe auditohet, renia nga 13.1% e ketij konsumi ne muajin prill 2012, ne rreth 11% ne qershor 2012, gati 2% duke vazhduar te rritet me vone, pavaresisht se cilesia e naftes ka qene e njejte.

Ne besojme se vlerat e parashikuara e te paraqitura nga kompania ne buxhetin vjetor te miratuar per vitin 2011 per konsumin e gazoilit, nuk jane te vendosura apriori por jane rezultat i analizave te detajuara qe kompania i ka bere ketij procesi dhe pasqyrojne dhe marrin ne konsiderate ndikimin e te gjithe faktoreve te pershkruar si me siper.

Ne raportin paraprak te derguar nga ana jone, sipas vleresimit teknik inxhinierik, kemi vleresuar si tejkalim kostoje per diluentin, pra si kosto te parikuperueshme, nje vlere prej rreth 40 milion USD. Kete e kemi llogaritur duke marre per baze vetem koston e blerjes se gazoilit (Diluent Gross Purchase Cost) dhe jo koston reale perfundimtare te tij (Total Marketing & Sale). Duke e konsideruar kete reference tonen si lapsus, dhe duke marre ne konsiderate vlerat e paraqitura nga vet kompania Bankers ne informacionet ”cost recovery” viti 2011, kemi mundur te bejme nje rivleresim te detajuar teknik dhe inxhinierik te tejkalimit te shpenzimeve per efekt te perdorimit te gazoilit.

Keshtu, ne WP&B e miratuar ne ACM per vitin 2011 ishte parashikuar te realizohej nje prodhim 5,614 mije bbl ose 15,380 bbl/dite me nje kosto totale prej 30,777 mije USD milion USD (faqe 11 e 2011 WP&B) vetem per gazoilin, me nje mesatare prej 5.482 USD/bbl-nafte.

Faktikisht u prodhuan mesatarisht 4,766 mije bbl ose 13,056 bbl/dite me nje kosto prej 45,460 mije USD, ose 9.538 USD/bbl.gazoil. Diferenca 9.538-5.482= 4.056 USD/bbl, eshte e pa argumentuar, qe nenkupton ne total rreth 4,766,000 bbl*4.056 USD/bbl=19.33 milion USD

Pra nga analiza teknike e bere, rezulton se vlera pajustifikuar e hollusit te perdorur per vitin 2011 eshte 19,330,000 (nentembedhjete milion e treqind e tridhjete mije) USD.

Grupi i auditimit i konsideron te pamjaftueshme argumentat e paraqitura nga kompania Bankers per te justifikuar rritjen e konsumit te holluesit dhe eleminimin e ndikimit negativ te secilit faktor ne kete rritje. Ne mendojme se gjithe faktoret e mesiperm me ndikim direkt ne rritjen e konsumit specifik te gazoilit duhet te ishin analizuar e vleresuar ne aspektin sasior e cilesor, para se te kalohej ne vendimarrjen per rritjen e ketij konsumi.

Per sa me siper, vlera prej 19,330,000 (nentembedhjete milion e treqind e tridhjete mije) USD konsiderohet si kosto e parikuperushme./Sakandal.al/a.m.

Next Post
Karton i kuq për Xhakën

Karton i kuq për Xhakën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In