• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

RAPORTI/ Shkarkimi i Dedjas, apartamentet që i bënë ‘gropën’ kreut të Gjykatës Kushtetuese

by Java News
17/12/2018 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashiim Dedja. KPA ka rrëzuar në këtë mënyrë vendimin e dhënë pak kohë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që kishte dhënë ok-in për vijimin e detyrës nga Bashkim Dedja.

Një apartament me sipërfaqe 98 metra katrorë në Tiranë, i blerë në vitin 1997 për gati 20 mijë dollarë dhe një apartament i dytë me sipërfaqe 146 metra katrorë me vlerë 168 mijë euro, blerë në vitin 2013, ishin shkaqet kryesore të ankimimit të firmosur nga Komisioneri Publik, Darjel Sina.

Dedja e ka deklaruar apartamentin e parë të paguar me këste prej tij dhe vëllait të tij emigrant në deklaratën e parë të pasurisë të bërë në vitin 2003 ndërsa në deklaratën-veting apartamenti është deklaruar nën pronësinë e vetë gjykatësit.

Dedja ka shpjeguar para komisionit se paratë për blerjen e apartamentit në vitin 1997 ishin pjesërisht nga kursimet e tij dhe pjesërisht me ndihmën e të vëllait emigrant në Greqi, por kontrata e blerjes së pasurisë është bërë vetëm në emër të gjyqtarit. Më pas, sipas shpjegimeve të tij, i vëllai u stabilizua në shtetin grek me dokumente të rregullta dhe prona i mbeti të vëllait.

Shpjegimet e tij ndanë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku dy komisionerë i konsideruan ato të mjaftueshme, ndërsa njëra i konsideroi të pamjaftueshme. Sipas anëtarëve të shumicës së trupës gjykuese, nuk është e mundur të kërkohen dokumente për një shumë parash të fituar nga një emigrant i paligjshëm në vitet 1990.

Por Komisioneri Publik, Sina mendon se ecuria e kontratës së apartamentit dhe të ardhurat e pakta të një gjyqtari shqiptar nga paga në ato vite e vinin kryetarin e Gjykatës Kushtetuese në pamundësi financiare për të paguar apartamentin.

Dedja kishte të ardhura prej vetëm 510 mijë lekësh në tre vitet 1994-1996 ndërsa kësti i parë i apartamentit i kushtoi 588 mijë lekë.

Ndërsa Dedja deklaron pagesë me këste përgjatë disa viteve, kontrata e blerjes së apartamentit parashikon pagesën e plotë deri në çastin e kolaudimit të apartamentit, në korrik 1997. Komisioneri Sina argumenton se nuk është e mundur të vlerësohet ecuria e të gjitha pagesave për një ngjarje të zhvilluar shumë kohë më parë, por sa i përket pagesës së këstit të parë prej 588 mijë lekësh, argumenti i tij është se kjo dukshëm ishte një shumë përtej mundësive ekonomike të subjektit për atë kohë.

Por problemet e gjyqtarit kushtetues vijojnë me një apartament të blerë në vitin 2013 me vlerë 168 mijë euro dhe një garazh me vlerë 12 mijë euro. Dedja, i cili punon si gjyqtar që nga viti 1993, thotë se e financoi blerjen e apartamentit pjesërisht me kredi, pjesërisht me kursime dhe pjesërisht me dy hua pa interes nga persona të lidhur. Nga BKT Dedja mori një kredi prej 16.8 milionë lekësh ndërsa pjesa tjetër u pagua me hua nga persona të lidhur në masën 25 mijë euro dhe nga kursimet e veta. Komisioneri Sina vlerëson se huatë me persona të lidhura nuk mund të justifikohen.

Problemi tjetër i vërejtur nga Komisioneri Publik është që regjistrimi i apartamentit është bërë në nëntor 2013, rreth një muaj para disbursimit të kredisë bankare.

Sidoqoftë, pikëpyetjet më të mëdha lidhen me huatë pa interes të dhëna nga personat e lidhur me gjyqtarin, emigranti në Greqi dhe emigranti në Itali. Subjekti ka dorëzuar deklarata noteriale për huatë. Sipas komisionerit Sina, të dy subjektet huadhënëse duhej të justifikonin me dokumente ligjore disponimin e shumave të huadhënies nga marrëdhëniet e tyre të punës respektivisht në Greqi dhe në Itali. Dy nga tre anëtarët e KPK-së kanë arsyetuar në vendimin e tyre se të ardhurat e krijuara në emigracion nuk bien kriterin kushtetues të të ardhurave që duhet të justifikohen me burime të ligjshme dhe me tatime të paguara për shkak se janë krijuar jashtë Republikës së Shqipërisë.

Komisioneri Sina nga ana e tij argumenton të kundërtën që edhe të ardhurat në emigracion duhet të justifikohen me dokumente nga autoritetet fiskale përkatëse. Por Sina argumenton gjithashtu se vëllai emigrant në Greqi figuron ndihmues për Gjyqtarin Dedja në më shumë se një rast.

“Sipas dokumentacionit të administruar në fashikullin e Komisionit, vërejmë se personi tjetër i lidhur **, ka kontribuar në disa pasuri në Shqipëri, herë veçmas dhe herë në pronësi,” vëren Sina.

“…është e kuptueshme se ** i subjektit ka investuar në Shqipëri gati 10.355.540 Lekë. Madje figuron se në vitin 2014, ka marrë kredi pranë ***** në shumën 25.000 euro, ndërkohe që i kishte dhënë të ***, subjektit të rivlerësimit, hua pa interes në shumën 15.000 euro,” vijon argumentimi, duke kërkuar shpalljen e subjektit të lidhur në paaftësi paguese për kontributet për të vëllain.

Llogaritjet nga Komisioneri Publik i të ardhurave dhe shpenzimeve të gjyqtarit nxjerrin shpenzime të pambuluara me të ardhura të ligjshme edhe për vitet 2011 dhe 2015.

“Në vitin 2014, rezulton një diferencë e pambuluar prej 481,000 lekë. Në këtë vit subjekti dhe bashkëshortja kanë gjendje në bankë shumën 454,796 lekë, kanë kryer pagesa për shkollim, mobilim, paguar këst kredie dhe shpenzime të nevojshme jetësore, të cilat nuk i mbulon me të ardhurat e ligjshme”, shkruan komisioneri./a.meta

Next Post
Bojkoti/ Ruçi me dorë të hekurt, deputetëve të opozitës iu mbahet rroga

Vettingu në politikë dhe dekreti i Metës, këtë javë dy seanca parlamentare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Vrasja e Egli Pashollarit, publikohet video kur autorët sulmojnë të riun dhe e godasin me thikë

February 22, 2026
Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

February 22, 2026
Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali

Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali

February 22, 2026
Berisha kërkesë kryeministrit Rama: T’u tregojë shqiptarëve se përse iu refuzua çdo takim në SHBA

Berisha kërkesë kryeministrit Rama: T’u tregojë shqiptarëve se përse iu refuzua çdo takim në SHBA

February 22, 2026
Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshohet të jetë e qëllimshme, kishte konflikte…

Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshohet të jetë e qëllimshme, kishte konflikte…

February 22, 2026
Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani, në pranga dy persona

Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani, në pranga dy persona

February 22, 2026
“Groenlanda nuk ka nevojë për spital lundrues të Trump”, Danimarka i thotë jo ofertës së presidentit amerikan

“Groenlanda nuk ka nevojë për spital lundrues të Trump”, Danimarka i thotë jo ofertës së presidentit amerikan

February 22, 2026
Të krishterët ortodoksë nisin Kreshmën e Madhe/ Mesazhi i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan: “Kreshma – udhëtim drejt Zotit”

Të krishterët ortodoksë nisin Kreshmën e Madhe/ Mesazhi i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan: “Kreshma – udhëtim drejt Zotit”

February 22, 2026
Kemi arritur të mallkojmë dasmat e fëmijëve…

Të humbësh ndjenjat… në trafik dhe trafiku si emergjencë kombëtare!

February 22, 2026
“Ligji për portet strategjike forcon modelin pa garë”/ Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

“Ligji për portet strategjike forcon modelin pa garë”/ Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In