• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Raporti sekret/ Kanabis, implikimi i dy drejtorëve të policisë dhe ku i çojnë paratë

by Aalison Pearse Stevens
02/10/2016 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa çdo ditë hidhen replika dhe kundër replika për kultivimin e lëndës narkotike kanabis sativa në Shqipëri, një tjetër material sekret zbulon detaje nga raportet e ndërkombëtarëve. Rreth një muaj e gjysmë më parë u publikuan 363 zonat ku mbillej lënda narkotike kanabis sativa, ndërsa në dokumentin “Top secret” të publikuar sot nga ‘Shekulli’ tregohet mënyra se si autoritetet italo­-gjermane kanë rënë në gjurmët e këtij fakti.

Në këtë material, tregohet qartë se si autoritetet italiane kanë sinjalizuar ministrinë tonë të Brendshme për kultivimin e bimëve narkotike në territorin shqiptar. Ndërsa në material, këto autoritete kanë theksuar bindshëm implikimin e punonjësve të policisë në kultivimin e kanabisit, deri tek ata që mbajnë edhe poste drejtues. Më shqetësues për ta, është implikimi i dy baxhanakëve, që mbajnë poste drejtuese në policitë e qarqeve, të cilët lejojnë trafikimin e drogës në Greqi dhe Itali.

DY KRYEPOLICËT

Një shqetësim i veçantë është rasti i dy drejtorëve të policisë së 2 qarqeve kufitare, që mbajnë edhe sipërfaqet ndër më të mëdha për kultivimin e bimës narkotike të cilët me njëri-­tjetrin kanë lidhje familjare (janë baxhanakë) si dhe lidhje të afërta në ministrinë e Brendshme.

Këto zona janë bërë problematike për kalimin e drogave drejt Greqisë dhe Italisë. Raporti thekson se me urdhër të këtyre drejtuesve, policë të ndryshëm, janë të përfshirë në këtë aktivitet shumë fitimprurës për ta. Shqetësues në këtë raport është fakti i ndarjes së shumave të mëdha midis drejtuesve të policisë në Qarqe me kultivuesit dhe trafikantët, ku dhe policët e thjeshtë kanë pjesën e tyre.

Ky shqetësim është ngritur dhe nga DEA amerikane kohët e fundit, e cila tashmë ka filluar ta shikojë me shqetësim përhapjen e shpejtë dhe masive të këtij fenomeni në Shqipëri, duke e parë këtë vend si një nga vendet kryesore të prodhimit dhe të eksportimit në Europë të kanabis sativa. Shqetësim tjetër për ta është fakti i lidhjes së trafikantëve shqiptarë me drejtues të policisë apo dhe politikanë të ndryshëm, shkruan “Shekulli”.

OPERACIONET

Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë operacionet në terren i kanë ndjekur edhe përfaqësues të lartë të policisë italiane, të cilët kishin dyshuar se informacionet e tyre nuk ishin marrë për bazë dhe se ishin hedhur poshtë nga drejtues lokalë të policisë shqiptare dhe se, në mjaft raste ishin dekonspiruar. Nga informacionet e marra në rrugë operative nga të ndaluarit dhe të arrestuarit gjatë kohëve të fundit në disa vende të Europës, institucionet ligjzbatuese italiane dhe ato gjermane kanë marrë informacione, për një formë që drejtues të ndryshëm të policisë përdorin për të mbrojtur kultivuesit dhe trafikantët e bimës narkotike kanabis­ sativa.

Policitë lokale në bashkëpunim me FNSH, megjithëse bëjnë aksione ku shihen prerjet e bimës narkotike, nuk bëjnë asgjësimin e saj me djegie, që të sjellin shkatërrimin e plotë të bimës narkotike. Në këtë mënyrë vijojnë raportet e këtyre institucioneve, Drejtuesit e Policisë në qendër të aksioneve në terren, favorizojnë në një formë të sofistikuar kultivuesit dhe drejtuesit e tyre, trafikantët, ku në çdo rast vetëm bëjnë prerjen e bimës narkotike dhe jo asgjësimin e plotë të saj.

Pas prerjes dhe lënies në vend për disa orë, bima thahet dhe kjo ia lehtëson punën kultivuesve të cilët menjëherë pas largimit të policisë bëjnë zhvendosjen dhe magazinimin e saj. Të arrestuarit i kanë shërbyer institucioneve ligjzbatuese gjermane edhe në rastin e evidentimit dhe më pas finalizimit me sukses të shkatërrimit të një grupi kriminal i cili kishte si qëllim përpunimin dhe prodhimin e kokainës në Shqipëri dhe më pas shpërndarjen e saj në Europën Veriore, kryesisht në Gjermani.

Informacionet e marra nga të arrestuarit e shumtë se tashmë Gjermania dhe vendet e Europës Veriore janë bërë tregu kryesor i trafikanteve të drogës nga Shqipëria kanë bërë që këto institucione ligjzbatuese të kenë një vëmendje më të madhe drejtë vendit tonë, si dhe të bashkëpunojnë me prokurorinë Shqiptare. Gjatë kësaj periudhe është vënë re nga këto institucione (ligjzbatuese italo­gjermane) se vetëm në një përqindje të vogël të këtyre parcelave është bërë asgjësimi me djegie i kanabis­sativa dhe konkretisht djegia është bërë në parcelat e personave që nuk kanë paguar dhe nuk kanë lidhje me drejtuesit lokal të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, në këtë raport përmenden emrat e drejtuesve të policive në qarqe, apo në komisariate të caktuara, të cilët njihen për lidhjet e afërta me drejtuesit e ministrisë së Brendshme dhe që janë emëruar në këto poste pikërisht vetëm për këtë arsye. Këta drejtues janë persona të cilët direkt apo nëpërmjet ndonjë vartësi të tyre, mbajnë kontakte me kultivuesit dhe trafikantët në zona në të cilat operojnë.

ALARMI NGA ITALIA

Institucionet ligjzbatuese italiane, pas kapjes së një sasie prej disa tonë kanabis­ sativa, në brigjet italiane që ishin nisur nga Shqipëria dhe pas sinjalizimeve që kishin nga shërbimet e tyre inteligjente së një sasie shumë më e madhe është e magazinuar në Shqipëri, sollën pranë Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë avionë të cilët shërbyen për fotografime të sakta të të gjithë zonave në të cilat kultivohej bimë narkotike kanabis sativa.

Pamjet e siguruara nga këta avionë edhe një herë, treguan se informacionet që ata kishin ishin të sakta dhe se nuk përputheshin me informacionet e ministrisë së Brendshme. Kjo për vetë faktin se, zonat të cilat pretendohen nga ministria e Brendshme shqiptare dhe zonat e sjella nga ata kishin ndryshim në numër parcelash dhe sipërfaqe zonash. Si rezultat i informacioneve foto­video, të siguruara nga avionët, pala italiane e ndau këtë me drejtuesit më të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku ka kërkuar nga këta të fundit që tashmë të bënin asgjësimin në terren të parcelave të evidentuara.

Shekulli/d.i.

 

Next Post
Presidenti Nishani mbush 50 vjeç, feston me familjen

Presidenti Nishani mbush 50 vjeç, feston me familjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In