• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Raporti sekret i SHBA: Kina na mori në qafë, fshehu përhapjen reale të Covid-19

by Java News
03/04/2020 10:04
Chinese President Xi Jinping inspects prevention and control work against the new coronavirus in Beijing on Feb. 10. Pang Xinglei/Xinhua via Getty Images

Chinese President Xi Jinping inspects prevention and control work against the new coronavirus in Beijing on Feb. 10. Pang Xinglei/Xinhua via Getty Images

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të bindura se Kina “mori në qafë” globin duke e fshehur shkallën e vërtetë të përhapjes së koronavirusit, të cilin sipas Shtëpisë e Bardhë, qeveria kineze e mbajti sekret për më shumë se një muaj.

Inteligjenca amerikane akuzoi sot Kinën se ka fshehur shtrirjen e reale të epidemisë, duke deklaruar se partia komuniste nuk kishte raportuar asnjë prej rasteve asimptiomatike. Një raport të inteligjencës amerikane të zbardhur nga “Bloomberg” arrinte në përfundimin se Pekini kishte raportuar shumë më pak raste se numrin e përgjithshëm i të infektuarve, por edhe të viktimave.

Që kur Kina zbuloi për herë të parë shfaqjen e virusit të ri më 31 dhjetor, vendi aziatik ka raportuar publikisht rreth 82,000 raste dhe 3,300 viktima. Dyshimet e inteligjencës amerikane janë rritur pasi SHBA-ja u përball me 189,000 raste dhe më shumë se 4,000 viktima brenda tre javësh, duke u bërë kështu vendi me shpërthimin më të madh të raportuar publikisht në botë.

Pasi numri i rasteve të raportuara nga Kina u kapërcye nga SHBA-ja dhe kombet e tjera, Pekini shpalli fitoren ndaj koronavirusit, duke hequr hap pas hapi masat për kufizimin e lëvizjes.

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se ai kishte marrë një raport te inteligjences që hidhte dyshime se Pekini kishte fshehur shifrat reale të shpërthimit, në mënyrë që statistikat e Kinës të dukeshin të ulëta.

“Shifrat e raportuara nga Kina janë larg realitetit,” tha presidenti amerikan në një konferencë të përditshme.

Shumë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë cituar një studim të fundit nga Universiteti i Southampton i cili sugjeron se 95% e të rasteve mund të ishin shmangur nëse Kina do të ishte treguar e sinqertë, jo vetëm për shkallën reale të epidemisë, por edhe për raportimin e saj që në momentin që u shfaq.

Cfarë thonë zyrtarët amerikanë?

Raporti i klasifikuar i inteligjencës dhe komentet e presidentit kanë bërë jehonë brenda dhe jashtë Kinës.

Pekini ka ndryshuar disa herë kriteret e tij për një rast të konfirmuar. Deri në këtë javë, ajo nuk përfshinte asnjë pacient që kishte testuar pozitiv, por nuk shfaqte simptoma. Vetëm të martën ajo shtoi më shumë se 1.500 raste asimptomatike në totalin e saj. Këtë javë, imazhet e mijëra personave në Uhan, qendrën e shpërthimit të epidemisë, nxorën spekulime për numrin zyrtar të vdekjeve.

Inteligjenca amerikane thotë në raportin e saj gjatë shpërthimit, shumë njerëz që shfaqnin simptoma kishin vdekur para se të testoheshin dhe nuk llogariteshin në numrin e viktimave. Ky raport ka të ngjarë të përkeqësojë tensionet SHBA-Kinë, pasi Trump ka insistuar ta quante koronavirusin si “virus kinez” pavarësisht kundërshtimeve të Pekinit. Pas raportit të Inteligjencës amerikane këshilltari i sigurisë kombëtare të Trump, Robert O’Brien, tha se Shtëpia e Bardhë nuk do të merrte për të mirëqene asnjë nga të dhënat që po vinin nga Kina.

Deborah Birx, koordinuesja e krizës së koronavirusit në Administratës Trump, tha të martën se komuniteti mjekësor amerikan e shihte shpërthimin e epidemisë në SHBA si “serioz”, por më të vogël nga sa pritej, sepse Kina kishte fshehur një sasi e konsiderueshme e të dhënave”.

Po ashtu ligjvënësit republikanë këtë javë bënë thirrje për nisjen e një hetim për zhdukjen e tre gazetarëve kinezo-amerikane Fang Bin, Chen Qiushi dhe Li Zehua, të cilët u zhdukën pasi raportuan nga Uhani.

Senatori Michael McCaul tha në një deklaratë se “Kina gënjeu botën në lidhje me transmetimin njerëzor të virusit, u mbyllën mjekët dhe gazetarëvt që u përpoqën të raportojnë të vërtetën, dhe tani janë duke fshehur numrin e saktë të njerëzve të prekur nga kjo sëmundje. “

Ndërkohë senatori i Nebraskas Ben Ben Sasse e përshkroi bilancin e viktimave nga koronavirusi në Kinë si “propagandë mbeturinash”.

“Pretendimi se Shtetet e Bashkuara kanë më shumë vdekje nga koronavirusi sesa Kina është i rremë. Nuk dua të komentoj asnjë informacion të klasifikuar që vjen nga inteligjenca amerikane, por është shumë e qartë se Partia Komuniste Kineze ka gënjyer, gënjen dhe do të vazhdojë të gënjejë për koronavirusin”, tha ai,

Kina ka hedhur deri më tani poshtë këto raporte, duke thënë se SHBA-ja po përpiqet të heqë përgjegjësinë për numrin e lartë të të prekurve, duke fajësuar Pekinin.

“Realiteti është se ne mund të ishim më mirë nëse Kina do të kishte qenë e sinqertë për përmasat e epidemisë”, tha Zëvendës Presidenti Mike Pence të mërkurën . “Ajo që duket qartë tani është virusi ishte shfaqur shumë kohë përpara se të mësohej nga bota në dhjetor, ndoshta sa më shumë një muaj më parë se”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit Michael Pompeo u ka kërkuar publikisht Kinës dhe të gjitha vendeve të tjera që të jenë transparente për shpërthimin e epidemisë. Duke folur pas një takimi virtual të G7 më 25 mars, Pompeo akuzoi Kinën për një “fushatë të qëllimshme dezinformomi” në lidhje me COVID-19.

Sa mund të jetë numri real i rasteve në Kinë?

Ky është padyshim një nga misteret më të mëdha të momentit. Sipas Inteligjencës Amerikane, Kina jo vëtëm që ka përjashtuar nga bilancet zyrtare jo vetëm pacientët që nuk shfaqnin simptoma dhe ata që kishin humbur jetën pa u testuar, por edhe ka “minimizuar” numrin e rasteve të konfirmuara.

Për të kuptuar sa e gjerë është përhapja e virusit në Kinë, mjafton të rikujtojmë se një sërë studimesh kanë zbuluar se numri real i të prekurve në Itali, mund të jetë të paktën 10 herë më i madh, pasi pjesa më e madhe e të prekurve nuk shfaqin simptoma.

Gazeta “Morning Post”, një nga mediat më të besueshme të Hong Kong-ut raportoi më 22 mars se dokumentet konfidenciale tregojnë se deri në fund të shkurtit kishte gjithsej 42,000 raste asimptomatike që ishin përjashtuar nga bilancet zyrtare.

Përfshirja e këtyre rasteve nënkupton që Kina e tejkalon Italinë dhe Spanjën për numrin e të infektuarve me COVID-19.

Por është vetëm një nga shumë shqetësimet në lidhje me statistikat zyrtare të COVID-19 në Kinë. Një studim i gjashtë studiuesve nga Universiteti i Hong Kong zbuloi se të paktën 232,000 kinezë ishin infektuar deri më 20 shkurt, ndërkohë që deri këtë datë qeveria kineze raportonte 75,000 raste.

Ben Cowling, një profesor i epidemiologjisë së sëmundjes infektive në Universitetin e Hong Kongut dhe një nga autorët e studimit, thotë se fillimisht rastet e raportuara nga Kina përfshinin vetëm pacientë të sëmurë rëndë. “Bilanci u zgjerua gradualisht duke përfshirë edhe rastet e lehta”, thotë ai.

Por edhe pse qeveria thotë se ka fituar luftën kundër pandemisë, Cowling deklaron se spitalet vazhdojnë të përballen me dhjetëra raste të reja çdo ditë.

Të martën, provinca Hubei tha se do të lehtësonte masat e izolimit dhe t’i lejojnë banorët të lëvizin nga një qytet në tjetrin.

Por “Caixin”, një media e pavarur kineze, raportoi në fillim të kësaj jave se spitalet në Wuhan po vazhdonin të përballeshin me raste të reja të bartësve të virusit që nuk shfaqnin simptoma. Një zyrtar shëndetësor tha se autoritetet po zbulon rreth një duzinë raste të tilla në ditë.

Next Post
Pëllumb Pipero na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, javën tjetër bie numri i të infektuarve

Pëllumb Pipero na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, javën tjetër bie numri i të infektuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

March 2, 2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

March 2, 2026
Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

March 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Mars 2026

March 2, 2026
Problemet me Berishën dhe Kuvendi sot, Basha mbledh deputetët një orë para seancës

PD depoziton në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut: Jemi pro arrestimit!

March 2, 2026
Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

March 2, 2026

“S’më ke anketuar asnjëherë në dy dekadat e fundit”

March 2, 2026
I akuzuar në Gjermani për grup kriminal e mashtrim, arrestohet në Morinë 22-vjeçari

Rikthehen kontrollet në Morinë! Si do të kryhen kalimet nga 2 marsi deri më 30 prill

March 2, 2026
Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv: Situatë e tensionuar, 12 shqiptarë kanë kërkuar asistencë

Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv: Situatë e tensionuar, 12 shqiptarë kanë kërkuar asistencë

March 2, 2026
Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In