Në vijim të postimeve në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e së dielës pasqyrën zgjedhore dhe raportin e dëgjesave për qarkun e Shkodrës.
Nga profili i tij në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë ka ftuar qytetarët shkopdranë që të japin sugjerimet e tyre për gjërat që mungojnë në këtë raport e që mund të shërbejnë në zgjidhjen e problemeve të tyre.
“Raporti juaj,
Pasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Shkodër.
Miqtë e këtij rrjeti nga qarku i Shkodrës, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë
në këtë raport✌🇦🇱
Faleminderit”, shkruan kryeministri Rama.