• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti që po trondit botën, diabeti po përhapet me shpejtësi

by A R
06/04/2016 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bota po përballet me përhapjen e frikshme të sëmundjes së diabetit, që tashmë prek 1 në 11 persona. Organizata Ndërkombëtare e shëndetësisë ka publikuar një raport ku tregon se rastet e diagnostikuara janë katërfishuar nga viti 1980 deri në vitin 2014.

Nga 108 milionë të prekur që ka qenë para 35 vjetësh, sipas një shkrimi që e transmeton oranews, numri ka shkuar në 422 milionë njerëz të prekur nga sëmundja e quajtur edhe e sheqerit.

Sasia e lartë e sheqerit në gjak është kthyer në vrasëse. Llogaritet 3.5 milionë persona humbasin çdo vit jetën për shkak të diabetit. Zyrtarët e organizatës ndërkombëtare të shëndetësisë deklarojnë se numri do të vijojë të rritet, pavarësisht masave drastike që po ndërmerren.

Raporti përfshin të dy tipet e diabetit 1 dhe 2, por rasti më i përhapur është forma e dytë e sëmundjes që prek kryesisht personat e varfër dhe botën e tretë.

Me obezitetin në rritje, tashmë 1 në 3 persona në mbipeshë diagnostikohen me këtë sëmundje.

Rritja e sasisë së sheqerit në gjak shkakton pasoja shkatërruese për shëndetin, si ataku kardiak, hemoragji cerebrale, degardim të mëlçisë, apo edhe komplikacione në shtatzënësi.

Dy vendet që kanë numrin më të madh të personave të prekur nga diabeti janë Katari dhe Kuvajti, ku 20 % e popullsisë vuan nga kjo sëmundje. Organizata Botërore e Shëndetit thotë se zgjidhja e kësaj situate vjen vetëm me angazhimin e të gjithë shoqërisë.

Ajo u bën thirrje qeverive të rregullojnë përmbajtjen e yndyrave dhe sheqernave në ushqime teksa fton të gjithë njerëzit të ushqehen në mënyrë të shëndetshme dhe të bëjnë aktivitet fizik.

Next Post

Teknologjia mund t'ju shkatërrojë lidhjen, ja disa këshilla për ta shmangur fenomenin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Çupi: Berisha çon Bykykbashin në Vlorë, një nga personat më të përshtatshëm për shantazh

March 15, 2026
Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

March 15, 2026
Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

March 15, 2026
Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

March 15, 2026
Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

March 15, 2026
Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In