• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Raporti/ Presidenti Trump injoroi paralajmërimet e CIA-s për pandeminë e koronavirusit që në janar

by Java News
21/03/2020 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat amerikane kanë nisur të raportojnë detaje të reja lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të cilave shërbimet e inteligjencës e paralajmëruan presidentin Donald Trump për kërcënimin me emër Covid-19 në muajt janar dhe shkurt, por ai nuk i mori parasysh.

Sipas “Washington Post”, agjencitë e inteligjencës raportuan natyrën dhe përhapjen globale të virusit dhe nënvlerësimin e Kinës për ashpërsinë e tij, si dhe nevojën e mundshme për masa që qeveria amerikane duhet të ndërmerrte nëse do të përballej me një situatë të tillë, por Trump vendosi të mos i marrë me seriozitetin e duhur ketë raporte.

“Donald Trump ndoshta nuk e priste këtë gjë, por shumë njerëz të tjerë në qeveri i druheshin. Megjithatë nuk ia dolën të bënin asgjë”, rrëfehet një burim për Post.

CIA dhe Zyra e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare refuzuan të jepnin një përgjigje për Washington Post kur u pyetën për këtë çështje.

Ndërsa kur mediat amerikane iu drejtuan Shtëpisë së Bardhë, zëdhënësi Judd Deere e delegoi këtë çështje tek një zyrtar tjetër i quajtur Hogan Gidley, i cili tha.

“Presidenti Trump historikisht ka ndërmarrë masa agresive për të mbrojtur shëndetin, të ardhura dhe sigurinë e popullit amerikan, dhe e bëri këtë gjë edhe kur mediat dhe demokratët u fokusuan tek “impeachment” i turpshëm.

Është shumë për të ardhur keq që burime të panjohura përpiqen të rishkruajnë historinë, ky është një kërcënim i madh për këtë komb”, u shpreh Gidley.

Ndërsa një tjetër burim për CNN raporton se komitetet e Kongresit për inteligjencën kishin marrë të dhëna për kërcënimin që koronavirusi paraqiste në muajt janar dhe shkurt.

Por në këto të dhëna nuk parashikohej se ku ai do të godiste SHBA, apo masat që duhet të ndërmerreshin për t’iu kundërvënë.

Raportimet ndiqnin përhapjen që virusi po pësonte në Kinë dhe vendet e tjera dhe paralajmëronte se zyrtarët kinezë po e zvogëlonin impaktin e tij.

g.kosovari

Next Post
“Ky virus nuk është shaka”/ Vajza e prekur në Shqipëri: S’kam pasur kontakte me persona të infektuar

"Ky virus nuk është shaka"/ Vajza e prekur në Shqipëri: S'kam pasur kontakte me persona të infektuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

February 4, 2026
FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

February 4, 2026
Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

February 4, 2026
Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

February 4, 2026
FOTO / Pak minuta shi përmbytin Vlorën, banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë

Rreshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Qarqet e prekura, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër

February 4, 2026
Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur piramidën!

February 4, 2026
Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

February 4, 2026
Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

February 4, 2026
“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

February 4, 2026
Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In