• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti për prokurorinë/ Nishani sulmon PAMECA-n: Shkeli misionin, BE të marrë masa

by A R
15/10/2016 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bujar Nishani është treguar edhe më i egër se PD ndaj misionit të BE-së në Shqipëri, PAMECA.

Kjo, pas raportit të PAMECA-s që kritikonte Prokurorinë në lidhje me disa hetime.

Nishani arrin deri aty se të kërkojë nga BE që të marrë masa për këtë mission, duke nënkuptuar largimin nga Shqipëria.

“Së pari më duhet të nënvizojë faktin se agjencitë ligjzbatuese në shtetin shqiptar për një periudhë shumë të gjatë në këto 25 vitet e fundit, kam pasur edhe një eksperiencë bashkëpunimi me organizata dhe institucione partnere, qoftë me ato të Bashkimit Europian, qoftë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo edhe në aspektin dy palësh me vende të Bashkimit Europian me vende anëtare dhe vende partnere. Nuk dua të përmend të gjitha eksperiencat, por kemi eksperienca shumë të mira gjatë këtyre viteve. Për sa i referohemi rastit të fundit të adresimit që vjen nga misioni PAMECA në drejtim të Prokurorisë Shqiptare, janë adresime të papranueshme. PAMECA ka dalë jashtë statusit të parashikuar për këtë mision për të cilën ajo ka ardhur në Shqipëri dhe duke dalë jashtë statusit ajo ka shkelur marrëveshjen me shtetit shqiptar”, ka thënë Nishani në një intervistë për ABC News.

“PAMECA e ka të përcaktuar misionin e saj. Është një mision asistencë pranë Policisë së Shtetit Shqiptar për çështje që lidhen me performancën dhe trajnimet, strukturat. Pra është mjaft e qartë statusi dhe marrëveshja e shkruar midis shtetit shqiptar dhe Bashkimit Europian në lidhje me Misionin PAMECA.

Misioni PAMECA në rastin konkret duke iu adresuar çështjeve që shkojnë tek Prokuroria shqiptare ka dalë përtej statusit të saj, ka dalë përtej asaj ç’ka vetë Bashkimi Europian e ka ngarkuar këtë si mision apo stafin aktual të PAMEC-es ndaj unë mendoj që kjo është një çështje që i takon tashmë trajtimit të autoriteteve që kanë mbikëqyrjen dhe monitorimin e misionit të PAMEC-ës në Bashkimin Europian por unë do të shfrytëzoj rastin për të nxitur dhe inkurajuar më tej institucionin e Prokurorisë së Shtetit Shqiptar veçanërisht në situatën ekstremisht shqetësuese të trafikimit dhe kultivimit të kanabisit që Prokuroria e Shtetit të mos përkulet ndaj asnjë lloj shantazhi apo debati të pavlefshëm, por ka sfidë shumë të madhe, posaçërisht Prokuroria e Shtetit Shqiptar ka një sfidë që duhet të fokusohet tek hetimi, zbërthimi dhe tek zhbërja e gjithë kësaj platforme dhe e rrjetit të krimit të organizuar që e ka kthyer Shqipërinë në një situatë problematike kryesisht me çështjet e stabilitetit social- shoqëror, stabilitetit politik, por edhe ekonomik ku kultivimi dhe për fatin e keq trafikimi i kanabisit por kthehet për fat të keq në rreziqe serioze të gjitha këtyre aspekteve që unë përmenda pak më parë dhe janë rreziqe që i kanosen gjithë qytetarëve, gjithë aktorëve dhe vetë aktorëve politikë.

Prandaj është momenti për në qasje të fortë, për një qasje shumë dimensionale në mënyrë të tillë që situata jo vetëm të mos agravojë por të marri përgjigjen e merituar në mënyrë që e nesërmja të jetë, një e nesërme krejt tjetër në raport me çështjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve”, vijon më tej Nishani./a.m.

Next Post
FOTOT/ Katastrofa që shkaktoi uragani “Matthew”

FOTOT/ Katastrofa që shkaktoi uragani "Matthew"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In