Kryeministri Edi Rama, reagoi para pak mbi raportin që publikoi “Gazetarët pa Kufij”, duke mohuar kritikat e evidentuara në raport e njëherësh duke akuzuar opozitën shqiptare si me dy standarde.
“Me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar dhe liri të mohuar!”, – tha Rama në përgjigje të shqetësimeve që ngre raporti i dalë sot.
Kurse duke iu përveshur opozitës që po sot shprehu kritika të ashpra ndaj qeverisë pas daljes së raportit, Rama komentoi:
“Një pasqyrë kujtese “virgjëreshave” që vrisnin qytetarë,rrihnin e plagosnin gazetarë dhe sot bëjnë moral”.
Megjithatë, Rama pranon se pavarësisht faktit sipas tij se mediat shqiptare nuk shantazhohen, ka ende për të bërë.
“Ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias dhe ndarjen e lumit të informacionit nga llumi i kazanit po ashtu”, – tha Rama.
/a.rada