• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti para përmbytjeve, 29 hidrovorë me probleme, 65 % e digave të amortizuara

by A R
04/12/2017 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Problematikat e shfaqura ditët e fundit me përmbytjet në jug të vendit si pasojë e mos funksionimit të hirdovorëve, argjinaturave, digave dhe kanaleve kulluese janë sjellë në vëmendjen e qeverisë që në muajin Maj 2017.

Një raport i detajuar që disponohet nga Report TV i është vënë në dispozicion të ministrisë së Bujqësisë nga ekspertët e bordit të ujitjes dhe kullimit. Raporti prej 93 faqesh me detaje tregon të gjitha problematikat ndër vite që kërkonin ndërhyrje emergjente. Sipas këtij raporti nga 138 pompa të hidrovorëve, 102 janë në punë prej një periudhe 30-45 vjeçare. Hidrovorët kanë një fuqi të instaluar prej 28,000 kË me një kapacitet te projektuar të largimit të ujit, prej vetëm 390 m3/s.

Raporti thekson se “Amortizimi i pajisjeve elektromekanike ka ulur kapacitetin e hidrovorëve me 30% kundrejt kapacitetit të projektuar. Kostoja e lartë e energjisë është një tjetër faktor negativ për rinovimin e hidrovoreve. Shumica e stacioneve kanë nevojë jo vetëm për rehabilitim, por edhe për modernizim, me qëllim përmirësimin e kapacitetit dhe efiçencën e pompave. Duke marrë në analizë situatën e hidrovorëve të cilët bëjnë tërheqjen e ujit nga tokat bujqësore raporti evidenton se: “Rehabilitimi i 14 nga 29 hidrovorët, që kullojnë një sipërfaqe prej 70 000 ha, në zonën e Ultësirës Perëndimore nga Lezha, Durrës, Lushnjë, Fier, Vlorë dhe Sarandë, është tepër prioritare.

Ky raport i ka paraprirë pikërisht përmbytjeve masive të ndodhura nga reshjet 72 orët e fundit. Nëse gjetjet e këtij raporti nuk do të kishin rënë në vesh të shurdhët montimi i rreth 43 elektropompave të reja ose 30% të pompave në total më së paku do të kishte minimizuar dëmet e shkaktuara nga përmbytja në zonën e Ultësirës Perëndimore nga Lezha, Durrësi, Lushnja, Fieri dhe Vlora.

Megjithatë, raporti nënvizon se thuajse të 29 hidrovorët aktiv në zona të ndryshme të vëndit, kanë nevojë për rehabilitime në masë të ndryshme dhe ndoshta edhe për modernizim. Volumi i madh i reshjeve rrezikon të shkaktojë përmbytje për shkak të amortizimit të digave dhe rezervuarve ujëmbledhës. Sipas ekspertëve në të gjithë vëndin nga analizmi gjendjes teknike të 626 digave, rezulton se 410 (ose 65% e numrit të përgjithshëm), paraqesin probleme të theksuara teknike dhe kërkojnë vëmendje urgjente si përsa I takon sigurisë së digave ashtu edhe volumit të disponueshëm të ujit në rezervuarë.

Megjithatë në këtë raport si shkak kryesor i përmbytjeve mbeten ndërtimet pa leje mbi veprat hidrike si kolektorë, kanale kullimi dhe në afërsi të argjinaturave të lumenjve dhe rezervuarëve. Raporti thotë se “janë rreth 3285 ndërtime pa leje në infrastrukturën ujitëse, kulluese dhe të mbrojtjes nga përmbytja. Këto ndërhyrje ndikojnë negativisht në infrastrukturën e ujitje/kullimit apo mbrojtjes nga përmbytjet.

http://shqiptarja.com/home/1/p-rmbytjet-raporti-probleme–me-29-hidrovor–dhe-410-diga-457227.html?pos_1

Next Post
“Rama 2” do të ndërtojë 8 struktura të reja shëndetësore

"Më shumë strehëzave për gratë e trafikuara dhe mbështetje qëndrave sociale"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

March 29, 2026
Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

March 29, 2026
Pandemia rrit “dembelizmin”/ Kush janë qytetarët që përtojnë më shumë të punojnë. Rekordin e mbajti…

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante në pikën më të ulët!

March 29, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta

March 29, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

March 29, 2026
Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

March 29, 2026
VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

March 29, 2026
Edhe njëherë për varkarin e Enverit

Edhe njëherë për varkarin e Enverit

March 29, 2026
Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In