• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Raporti i KiE/ Kanabisi, faktor i rëndësishëm ekonomik, gjykatat nuk dënojnë trafikantët

by Java News
27/11/2016 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raporti vjetor i Komisionit Europian që vlerëson ecurinë e Shqipërisë për vitin 2016 flet për shifra alarmante sa i takon trafikimit të kanabisit në Shqipëri. “Të ardhurat ilegale nga bimët narkotike, kanabis sativa në Shqipëri zënë 2,6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”,- theksohet në raport.

Ndërsa shtete europiane si Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar të ardhurat ilegale nga bimët narkotike i kanë të papërfillshme, duke mos kapur 1% të PBB-së. Shifra alarmante e këtij raporti shoqërohet gjithashtu dhe me vënien në dukje të mungesës së kapacitetit të policisë shtetit për të luftuar këtë fenomen, i cili vitet e fundit është përhapur shumë. Ndërkohë që kërkesa për shtim të luftës kundër trafikut të bimëve narkotike është imediate, aq sa nga zyrtarë të BE-së po e shohin dhe si kusht në çeljen e negociatave, ministria e Brendshme ka rritjen më të vogël të buxhetit me 17.6 mln lekë ose 0.09%. Në total për 2017, edhe pse ndër sektorët me peshën kryesore të buxhetit të shtetit me 7.47% ose rreth 20 miliardë lekë, ministria e Brendshme rendit dikasteri i katërt sa i përket ndarjes së fondeve për vitin e ardhshëm, raporton Shekulli.

Raporti i shpenzimeve të institucionit ndaj PBB edhe për këtë ministri ka pasur tendencë rënie në krahasim me vitin 2015. Kështu, nga 1.38% në 2015 ky raport për 2016 është 1.3%. Me vlerën prej 2.6 për qind e prodhimit kombëtar (PBB-së), industria e drogës në Shqipëri xhiron të njëjtën vlerë sa gjithë sektori i arsimit publik dhe privat, ose ai I hotelerisë dhe restoranteve. Raporti vjetor i KE-së vlerëson se ka pasur rënie të sasisë drogave kokainë dhe heroinë të sekuestruar krahasuar me vitet 2014, 2015, duke nxjerrë në pah dhe mungesën e dënimeve.

“Pavarësisht intensifikimit të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës, numri i dënimeve të formës së prerë mbetet i ulët. Dënimet dhe gjobat nuk janë parandalues efikas dhe konfiskimi i aseteve kriminale është i kufizuar. Hetimet dhe procedimet nuk arrijnë deri në nivelet më të larta të zinxhirit të drogës dhe nuk shoqërohen sistematikisht me hetime paralele financiare”, thuhet në raport e botuar më 9 nëntor të këtij viti. Dokumenti prej 117 faqesh i Komisioni Europian që përfshin ecurinë vjetore të Shqipërisë në të gjitha fushat e në plotësimin e kushteve për anëtarësim në BE.

Në Raportin më të fundit të KE-së, theksohet se, sipas organeve të specializuara të OKBsë, përfitimet nga tregtia e paligjshme e opiumitit vazhdojnë të mbeten nxitës të rëndësishëm financiar për grupet e organizuara kriminale në Shqipëri. Të ardhurat ilegale të narkotikeve përbëjnë një përqindje të rëndësishme të GDP së Shqipërisë. Të ardhurat ilegale nga bimët narkotike llogariten se zënë një pjesë të madhe të PBB-së së Shqipërisë (2.60 % krahasuar me 0.07-0.19% për vendet si Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar).

Gjithmonë përsa i përket drogës, në raport thuhet se prirjet e fundit kanë treguar se kultivimi i kanabisit kryhet edhe në serra. Nevojiten më shumë përpjekje për të përmirësuar asgjësimin e plantacioneve me kanabis. Në fushën e trafikimit të drogës, në vitin 2015 janë sekuestruar 36.9 kg drogë të llojit heroinë, mbi 11 ton marijuanë dhe 27.1 kg kokainë (kundrejt 73.5 kg heroinë, 97 ton marijuanë dhe 10.3 kg kokainë të sekuestruara në vitin 2014).

“Kjo rënie e sekuestrimit mund të shpjegohet me ri-zhvendosjen e trafikut të paligjshëm përmes vendeve të tjera, e shoqëruar kjo me mungesën e shërbimeve të përshtatshme sekrete dhe për pasojë me numrin e ulët të kapjeve. Pas miratimit të ligjit të ri për strukturën e organizimit të policisë, hapja e tetë komisariateve të reja duhet të sigurojë një kontroll më të mirë të territorit për qëllime të parandalimit dhe shkatërrimit të kultivimit të drogës” konstatohet në raport.

“Kapacitetet për të menaxhuar, magazinuar dhe shkatërruar drogat mbeten shumë të dobëta. Duhet përmirësuar procedura e shkatërrimit të bimëve narkotike të sekuestruara. Duhet përgatitur një protokoll që i ngarkon Ministrisë së Mjedisit detyrën e menaxhimit të bimëve narkotike, siç janë monitorimi dhe kampionimi i ajrit dhe dheut. Drogat duhen asgjësuar menjëherë, ose direkt pas sekuestrimit dhe duhen mbajtur vetëm kampionë të vegjël për analiza në Institutin Shkencor. Përveç kësaj, duhet ngritur një njësi e trajnuar, e cila do të trajtojë çështjen e laboratorëve të paligjshëm për sintezën e drogave të paligjshme” rekomandohet qeveria shqiptare për startegjinë ndaj luftës kundër kultivimit të narkotikëve.

Shpesh kryeministri Rama sa herë që ka dashur të bëjë alibinë e situatës së rënduar gjëtë këtij viti për drogën në Shqipëri, ka përmendur raporte të ndryshme, por që në fakt që të gjithë u janë referuar viteve të shkuara veçanërisht vitit 2014 kur u godit edhe Lazarati.\

Por ky raport I fundit tronditës i KE, mbulon periudhën nga tetor 2015 deri në shtator 2016. Ai bazohet në të dhëna të marra nga në një larmi burimesh, përfshirë kontributet e Qeverisë shqiptare, Shtetet Anëtare të BE-së, raportet e Parlamentit Evropian dhe informacione nga organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe joqeveritare. Në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, dokumenti thekson se vendi ka arritur një farë niveli përgatitjeje.

“Policia u modernizua dhe u rrit bashkëpunimi ndërkombëtar policor, sidomos me Europol-in. Megjithatë, bashkëpunimi mes policies dhe prokurorisë duhet të forcohet më tej për të shpërbërë rrjetet kriminale në mënyrë më efektive. Hetimet financiare në lidhje me grupet e organizuara kriminale nuk janë zhvilluar në mënyrë sistematike dhe efektive. Historiku i ngrirjes dhe konfiskimit të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme mbetet shumë i ulët”, thuhet mes të tjerave në këtë raport.
BW/d.i.

Next Post
Santos konfirmon interesimin për Schweinsteigerin

Santos konfirmon interesimin për Schweinsteigerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In