Sipas INSTAT, ekonomia shqiptare u rrit me 3.2 % gjatë tremujorit të dytë të vitit 2016. pas publikimit të kësaj shifre, reagoi edhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj përmes një statusi në facebook.
Ahmetaj e vlerëson shifrën si mjaft inkurajuese. SIpas tij, konfirmohet trendi rritës i ekonomisë.
“Tremujori i dyte konfirmoi serish trendin e konsoliduar te rritjes ekonomike, mbështetur nga aktiviteti i shtuar ekonomik dhe konsumi.
3.2%, është një shifër inkurajuese, por edhe një fakt me shume se objektivi ynë për një rritje vjetore ne kufirin 3.4-3.5% ne 2016, është tërësisht i mundur!”, shkruan ministri. /a.m.











