• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i Instat-it nxjerr në pah rritjen anemike të konsumit

by Eduard Zaloshnja
02/10/2017 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga EDUARD ZALOSHNJA

Me disa ditë vonesë, INSTAT-i nxori, më së fundi, raportin mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) për tremujorin e dytë të 2017-ës. Ndër raportet që publikon INSTAT-i, ky është ndoshta më i besueshmi, sepse mbikëqyret drejtpërdrejt nga FMN-ja dhe EUROSTAT-i (rreth besueshmërisë se ulët të raporteve të tjerë të INSTAT-it, shihni, për shembull, analizën time në AFP, rreth shifrave të punësimit: http://afp.al/news/2017/08/cudite-shqiptare-me-numrin-e-te-punesuarve-opinion-nga-eduard-zaloshnja-43542/ ).

Në raportin e INSTAT-it mbi PBB-në, bie menjëherë në sy lajmi i mirë se, në tremujorin e dytë të 2017-ës, PBB-ja është rritur në terma realë me 4.06%. Gjë që do të thotë se volumi i mallrave dhe i shërbimeve të këtij tremujori, ka qenë 4.06% më i madh se në të njëjtin tremujor të një viti më parë, pavarësisht nga luhatjet e çmimeve.

Por në qoftë se gërmohet në tabelat që tregojnë se ku ka shkuar ky prodhim i brendshëm bruto, vihet re se konsumi i popullatës (që përbën destinacionin kryesor të PBB-së), ka shënuar një rritje, pak a shumë, sa gjysma e rritjes së PBB-së, – vetëm 2.27%. Gjë që tregon se, një pjesë e mirë e rritjes ekonomike nuk është përkthyer në rritje të konsumit të popullatës.

Po ku ka shkuar kjo rritje e PBB-së, që nuk është përkthyer në konsum të popullatës?

Së pari, ka shkuar për rritjen e investimeve kapitale, të cilat u rritën 14.28%, në krahasim me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Këtu vendin kryesor e zënë dy projekte të mëdha energjetike – TAP-i dhe kaskada e Devollit – të cilat e kanë zanafillën në fundin e vitit 2012.

Së dyti, ka shkuar në eksportin e shërbimeve, i cili u rrit 21.96%, në krahasim me të njëjtin tremujor të një viti më parë (rritja e eksportit të mallrave ishte praktikisht e njëjtë me rritjen e përgjithshme të PBB-së). Në eksportin e shërbimeve, vendin kryesor e zënë shpenzimet që bëjnë turistët e huaj, kur vizitojnë Shqipërinë.

Rritja anemike e konsumit të popullatës (krahasuar me rritjen e shëndetshme të PBB-së), nuk është fenomen i veçuar. Në fakt, në katër tremujorët e fundit të publikuar nga INSTAT-i, kemi patur një rritje të shëndetshme të PBB-së, ndërkohë që rritja e konsumit të popullatës ka qenë, vazhdimisht, më e ulët (shihni grafikun shoqërues).

Në tremujorët e ardhshëm, për sa kohë do të vazhdojnë punimet në dy projektet energjetike të sipërpërmendura (TAP-i dhe kaskada e Devollit), duket se do të vazhdojë mospërputhja mes rritjes së PBB-së me rritjen e konsumit. Sepse investimet që bëhen në këto dy projekte, duket se nuk kanë efekt multiplikator tek konsumi i popullatës në përgjithësi (ato mund të kenë vetëm efekte lokale mbi konsumin).

Nga ana tjetër, rritja e të ardhurave nga turizmi i huaj, duket se ka ndikuar pak deri më sot, në rritjen e konsumit nga ata që përfitojnë prej këtyre të ardhurave.

Sfida e vërtetë për ekonominë shqiptare, do të jetë ruajtja e ritmeve aktuale të rritjes së PBB-së, pasi të kenë përfunduar TAP-i dhe hidrocentralet në kaskadën e Devollit. Pasi të vihen në shfrytëzim këto vepra, kontributi i tyre në PBB-në e vendit do të jetë i pandjeshëm. Dhe do të duhen projekte të reja madhore, që të plotësojnë kërkesën për investime.

Nga ana tjetër, që rritja ekonomike të jetë e shëndetshme dhe afatgjatë, duhet të rritet kërkesa konsumatore e brendshme. Dhe kjo mund të ndodhë vetëm në qoftë se rritet në mënyrë të qëndrueshme numri i të punësuarve, si dhe të ardhurat që sigurojnë ata nga puna. Sepse të ardhurat nga burime ilegale (për shembull nga kultivimi i kanabisit), nuk mund të përbëjnë një karburant afatgjatë për ekonominë…

Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”

http://afp.al/news/2017/10/raporti-i-instat-it-nxjerr-ne-pah-rritjen-anemike-te-konsumit-opinion-nga-eduard-zaloshnja-52825/

Next Post
Policia zbardh ngjarjen në Vranisht: Banori u vetëplagos, ishte i dehur

Policia zbardh ngjarjen në Vranisht: Banori u vetëplagos, ishte i dehur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet një person, shpallen në kërkim katër të tjerë, mes tyre vëllai i Bilal Hasës

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet një person, shpallen në kërkim katër të tjerë, mes tyre vëllai i Bilal Hasës

March 20, 2026
I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

March 20, 2026
Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

March 20, 2026
Tetori sjell sfida, zbuloni cilat shenja të zodiakut mund të përballen me vështirësi apo ndarje

Hëna e re sjell ndryshime: Ja si preken 12 shenjat e horoskopit sipas astrologes Kalogeri

March 20, 2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

March 20, 2026
“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

March 20, 2026
“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

March 20, 2026
Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

March 20, 2026
Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

March 20, 2026
Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In