• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

RAPORTI i WEF/ Shqipëria, “parajsë” për femrat

by Java News
17/12/2019 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është një prej vendeve më të barabarta në botë, sa i përket barazisë gjinore. Forumi Ekonomik Botëror (WEF) ka publikuar raportin e hendekut gjinor 2020, një raport vjetor, i cili është më i rëndësishmi në nivel global në drejtim të barazisë gjinore.

Raporti i këtij viti, e rendit vendin tonë të 20-tin mes 153 shteteve, çka përkthehet në një përmirësim me 14 pozicione krahasuar me renditjen e vitit të kaluar, ku renditeshim të 34-tit. Vitin paraardhës renditej e 38-ta dhe në 2006-ën e 61-ta.

Në indeksin e përgjithshëm, pikëzimi  i Shqipërisë sinjalizon një nivel barazie gjinore në 76%, ndërkohë që vendi i parë në listë, Islanda e ka në 85%, dhe  vendi i fundit, Yemeni, në 49%.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria është padiskutim e para. Sipas kësaj renditje, të jesh femër në Shqipëri ke një nivel barazie me gjininë tjetër më shumë edhe se në vende si Belgjika, Australia, Portugalia,  Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo edhe Holanda, sa për të përmendur disa.

Kapërcim galopant kanë bërë edhe dy nën-indikatorët e tjerë mbi të cilët përpilohet indeksi i përgjithshëm, ai i edukimit dhe ai i pjesëmarrjes politike.

Në atë të shëndetit dhe mbijetesës ndërkohë Shqipëria jo vetëm që lë shumë për të dëshiruar por ka bërë edhe ndjeshëm hapa prapa, nga vendi i 134-tët në botë, në të 145-tin sot, pra një prej 8 vendeve me rezultatin më të dobët në botë.

Renditja e dobët në këtë drejtim vjen për shkak të normës së pabarabartë në lindje, mes femrave dhe meshkujve.

Fakti që familjet shqiptare lindin më shumë meshkuj se femra, e vendos vendin tonë të 147-tin në botë, ndër 153 shtete.

Çështja e abortit selektiv dhe “fiksimit”  të shqiptarëve me meshkujt është një temë që është ngritur shpeshherë nga organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Next Post
Ja 10 mitet e rreme mbi “Paketën Antishpifje”!

Ja 10 mitet e rreme mbi “Paketën Antishpifje”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In