• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i “The Economist”/ Rama: Jemi në një klasë me SHBA dhe BE, vende të rajonit renditen te kategoria hibride

by Java News
04/02/2021 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportin e “The Economist” për indeksin e demokracisë. Lidhur me këtë Rama tha gjatë konferencës së mbajtur në Kryeministri se Shqipëria ka pësuar rritje në vitin 2020, madje renditet në të njëjtën klasë me SHBA dhe shtetet e BE, duke lënë pas vendet e tjera të rajonit.

Kreu i qeverisë e quan këtë rezultat arritje, në një kohë ku vendi u përball me fatkeqësinë natyrore të tërmetit dhe më pas me pandeminë globale. Sipas kryeministrit ky përmirësim i indeksit të demokracisë vjen edhe nga reforma në Kodin Zgjedhor.

“Indeksi i demokracisë nga njësia e inteligjencës së The Economist, Shqipëria për herë të parë pas 3 dekadash ka një rritje dhe praktikisht një kapërcim. Ka dalë nga kategoria regjim hibrid. Në 2006 Shqipëria ka figuruar për herë të parë në renditjen e The Econiomist dhe deri në 2013 trendi i indeksit ka qenë në rënie të vazhdueshme. Vetëm në virin 2013 ka nisur një rritje. Vetëm viti 2020 ka zënë pak ose aspak vend në pasqyrat e kanaleve sepse ato janë për amplifikimin e lajmeve te këqija, është një vlerësim që shënon arritjen më të lartë deri tani,  sjell kalimin në një kategori tjetër.

Jemi futur në të njëjtën klasë, me SHBA dhe BE, ndërsa vende të tjera të rajonit renditen ende te kategoria hibride. Shqipëria futet me vendet e BE në një demokraci më të zhvilluar. Kjo nuk është për të thënë se jemi më të mirë se ata, sepse nuk jemi. Por duke qenë se vimë nga mëposhtë edhe përmirësimi i indeksit të demokracisë na bën më të paktët që kemi arritur përmirësim. Çmontimi i formulës së vjetër të koalicioneve dhe standardizimi si në çdo vend të OSBE ka hyrë në një klasë tjetër, edhe në këtë aspekt. Ajo reforma që u tha dhe u stërtha që ishte një mënyrë për të kapur edhe zgjedhjet dhe për të linçuar grupimet kundërshtare me regjimin, faktikisht ka garantuar kalimin në një stad tjetër. Ajo reformë ka bërë që të respektohet adresa e votës.

Fakti që Shqipëria pati fatkeqësinë e madhe të dyfishtë të përballimit të jo vetëm pandemisë, por edhe tërmetin e rrit edhe më shumë në sytë e mi vlerën e këtij vlerësimi. Në kohë krizash dhe kaq të thella ruajtja e mekanizmave që mbrojnë liritë dhe të drejtat plus përkrah paralelisht me marrjen e masave kufizuese bëhet edhe më i vështirë dhe dëmet e mëdha të shkaktuara në njerëz dhe në burime financiare nga tërmeti dhe pandemia, impaktojnë jo thjeshtë ekonominë, por mund të kenë asaj në sistemin demokratik”, deklaroi Rama.

g.kosovari

Next Post
KQZ dhe OSBE Shqipëri inkurajojnë të rinjtë të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit

KQZ dhe OSBE Shqipëri inkurajojnë të rinjtë të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In