• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Raporti i Senatit: Kriminaliteti shqiptar më i rrezikshmi në Itali

by Java News
19/07/2019 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikohet raporti i antimafies italiane për kriminalitetin në vend gjatë gjysmës së dytë të vitit 2018, publikuar sot në Senatin e Parlamentit Italian. Në muajt qershor-dhjetor 2018 grupet kriminale shqiptare në Itali konfirmohen si më të rrezikshmet, me një shtrirje të gjerë në të gjithë territorin e të specializuar kryesisht në trafikun e drogës dhe të armëve.

“Ndër organizatat kriminale të huaja që veprojnë në territorin italian, organizatat kriminale shqiptare mbeten ndër më të rrezikshme dhe për motivin e vokacionit të spikatur fitimprurës ndërkombëtar që ata kanë”, thuhet në këtë raport.

Gjatë viteve është zbardhur gjerësisht  bashkëpunimi i shqiptarëve me grupet homologe aktive në vendet e ulëta, Belgjikë, Austri, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjë.

Sipas antimafies italiane pika e forcës së grupimeve kriminale shqiptare në Itali është prania në mënyrë kapilare në të gjithë territorin italian, karakterizuar nga forma organizative të strukturuar mirë e të përbëra nga bërthama që konkordojnë aktivitetin kriminal me referuesit e tyre në Shqipëri.

Në linjë të përgjithshme, thotë, raporti i Anitmafies, kriminaliteti shqiptar shfaqet i strukturuar në disa module të ndryshme; organizim i strukturuar i ngjashëm me kriminalitetin autokton (italian) të tipit mafioz; grupime kriminale minore që bashkëpunojnë mes tyre apo të përbëra nga individë të lidhur me organizimin e strukturuar por që shpreh bashkëpunojnë dhe me ta për krime të ndryshe,

Në raportin e siguruar nga RTV Ora thuhet se ; “karakteri transkombëtar që karakterizon kriminalitetin shqiptar, interesi i githanshëm i tyre në aktivitete të paligjshme, si dhe disponueshmëria që kanë në armë e mjete financiare, i kanë bërë grupet kriminale shqiptare ndër strukturat organizative më të afta për të vendosur raporte konkrete fitimprurëse me mafien vendase”.

Të specializuar kryesisht në trafikun e drogës, shqiptarët luajnë një rol të rëndësishëm dhe në raportin me organizimet kriminale të huaja. Shqiptarët përbëjnë kanalin e privilegjuar të komunikimit mes mafies italiane kryesisht puglieze në trafikun e heroinës e kokainës, falë një rrjeti të gjerë bashkëpunëtorësh shqiptarë  jo vetëm në Shqipëri por dhe në Amerikën e Jugut, Holandë, Spanjë, Turqi e Angli.

Raporti i Antimafies italiane merr si shembull operacionin e koduar “Drug Boat” i ekzekutuar në 4 shtator 2018 në Bari , i cili zbardhi burimet financiare e instrumentet e përdorura nga klani mafioz Velluto i cili kishte shtrirë aktivitetin e tij të trafikut të drogës dhe në nivel ndërkombëtar , falë bashkëpunimit me një grupim kriminal shqiptar që i garantonte konfeksionimin e transportin e drogës përmes mjeteve lundruese.

Hetimet e antimafies italiane kanë vërtetuar se dhe gjatë gjysmës së dytë të vitit 2018 lidhjet e grupeve kriminale shqiptare me mafien puglisë e kampnja, janë të forta.

Sekuestrimi i mjeteve lundurese qe transportonin drogë, kryesisht marijuanë nga Shqipëria ka vërtetuar se brigjet puglieze mbeten territori kryesor i mbërritjes së drogës nga Shqipëria, që më pas shpërndahet në të gjithë Italinë e në Europë.

Në raportin e Antimafies italiane thuhet se ;” Jo vetëm në jug të vendit por dhe në veri si në Emilia Romagna e Lombardi regjistrohet një aktivitet i gjerë i grupeve kriminale shqiptare në trafikun e drogës siç e dëshmon operacioni “Sottobosco” i ekzekutuar më 3 korrik 2018 e që çoi në shkatërrimin e një trafiku ndërkombëtar kokaine e në vënien nën pranga të 11 shqiptarëve.

Një muaj më pas në nëntor të 2018 një operacion i antimafias së Breshës çoi në shkatërrimin e 3 grupeve trafikantësh  shqiptare që trafikonin kokainë nga vendet e ulëta në Itali, e vuri  nën pranga 15 shqiptarë. Në këtë operacion u sekuestruan 130 kg drogë.

Ndërsa në dhjetor të 2018 operacioni “Braveheart” i ekzekutuar nga policia e Milanos çoi në arrestimin e 9 shqiptarëve e në shkatërrimin e 2 grupeve kriminale që trafikonin kokainë nga Holanda në bordin e automjeteve të modifikuara enkas.

Raporti i Anitmafies italiane thekson gjithashtu se territori i Salentos është bërë nyja e zbarkimit dhe të trafikut ilegal të armëve nga Shqipëria drejt Italisë.

Operacionet e antimafies italiane gjatë gjysmës së dytë të 2018 dëshmojnë se shqiptarët vazhdojnë të udhërojnë aktivitetin e shfrytëzimit të prostitucionit duke i shndërruar në regjim skllavërie vajzat kryesisht nga Europa Lindore. që detyrohen të punojnë si prostituta. Një fakt të tillë e dëshmon operacioni i koduar “Neë generation” i ekzekutuar në Asti.

Sipas Antimafies italiane kriminaliteti shqiptar mbetet preokupues dhe në aktivitetin e grabitjeve e vjedhjeve të dhunshme.

Rrezikshmëria e shtrirja e gjerë e aktivitetit kriminal të grupeve shqiptare, e lidhjet e tyre me mafien italiane, RTV Ora e ka përcjellë dhe gjatë intervistës ekskluzive të realizuar ën Romë me prokurorin e Antimafies italiane Nicola Gratteri./l.m

Next Post
Grupi i socialistëve dhe demokratëve në PE kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë

Presidentja e KE, pozitive: Duhet t’u shtrëngojmë dorën Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In