• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Raporti i psikologes: Fullanit i ka ikur oreksi, jepini 400 mln lekë dëmshpërblim

by A R
21/05/2016 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kështu thuhet në raportin e plotë të psikologes Jonida Haxhiu, paraqitur në gjykatë në lidhje me shëndetin e Ardian Fullanit.

Në raport thuhet se Fullanit i ka ikur oreksi, dhe për këtë arsye ai duhet të dëmshpërblehet me 40 milion lekë të reja nga ana e Bankës së Shqipërisë për shkarkimin nga puna.

Interesant është fakti se në raportin e psikologes ka disa shënime nëpër faqe, që tregojnë se ajo ka shkruajtur çfarë i kanë thënë, raporton Tema.

Në vijim zbardhen pjesë nga raporti psikologjik, i përbërë nga 19 faqe në total.

Pjesë nga raporti

-Paditësi është ndjerë gjithnjë i pafajshëm dhe në asnjë rast nuk kishte menduar se mund të kishte ndonjë implikim të tij në lidhje me çështjen e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë. Në çdo moment gjatë intervistave shqetësimi kryesor, ndërsa u përgjigjet pyetjeve, ka rezultuar të jenë ngjarja e ndodhur dhe evidentimi i masave që duhej të merreshin për të mos rrezikuar stabilitetin ekonomiko-financiar të vendit. …

Ai vazhdon të shprehë keqardhje të thellë që kjo ngjarje ndodhi në institucionin që ai drejtonte, suksesit dhe mbarëvajtjes së të cilit ai i ka kushtuar pothuajse gjithë jetën e tij profesionale.

-Insiston të përsërisë faktin se ngjarje të tilla, në përmasa të tilla, kanë ndodhur dhe në shumë banka të tjera qendrore, si Banka e Anglisë, Banka e Francës e shumë banka të tjera të rëndësishme në botë, por analizimi i situatës dhe nxjerrja e përgjegjësive ka qenë krejt e ndryshme nga ajo që ndodhi në Shqipëri.

-Stresi ndikon te të gjitha organet jetësore dhe jep një sërë problemesh, si dhimbje koke, këputje fizike, lodhje etj. Z. Ardian Fullani thotë se këto simptoma e kanë shoqëruar gjithë kohën dhe vazhdojnë të jenë të pranishme në një intensitet të konsiderueshëm.

-Pagjumësia është një tjetër simptomë shoqëruese e situatave stresante. Është krejt normale që në ngjarje të rënda të përjetohen probleme të mëdha me gjumin, vështirësi për të zënë gjumë, gjumë i parehatshëm dhe ndjesi ankthi, apo edhe kur arrinte të flinte, situata që vazhdojnë të jenë prezente për shumë kohë pas ngjarjes.

-Stresi ndikon menjëherë edhe në zakonet e ushqyerjes së individit që e përjeton atë. Ai mund të shfaqet me shtim ose reduktim të oreksit. Ardian Fullani thotë se kjo situatë stresante ka sjellë reduktim domethënës të oreksit dhe mungesë totale e dëshirës për t’u kujdesur për veten.

Next Post

Formulari i bardhë, kreu i Pustecit: Më amnistoi presidenti i Maqedonisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

March 25, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Kali i Saliut, tagjia e Edit

March 25, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

March 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Sekretet” e takimit Nano-Millosheviç në Kretë, Paskal Milo flet për 90 minutat që askush nuk i përmend

March 25, 2026
Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

March 25, 2026
SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

“SHBA ka fituar në Iran”, Trump: Tehrani ka rënë dakord të mos zotërojë armë bërthamore

March 25, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In