Raporti i OSBE/ODIHR, Bushati: Vlerësoi zgjedhjet e 21 Qershorit
Pas kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha, për raportin e OSBE/ODIHR ka reaguar sot edhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Duke folur nga Kryeministria, kreu i diplomacisë shqiptare theksoi se “sipas këtij raporti, klima zgjedhore në vend ishte pozitive. “Raporti evidenton përparimin në procesin zgjedhor në Shqipëri dhe udhërrëfente në të njëjtën kohë hapat që duhet të ndërmerren në vijim”.
Ministri Bushati deklaroi më tej se “qeveria shpreh besim dhe mirënjohje për aktorët që kontribuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke mundësuar shënimin e një hapi përpara të vendit tonë në procesin zgjedhor.
Në fund, kryediplomati deklaroi se nuk e habit fakti që opozita e interpreton ndryshe këtë raport, por theksoi se aty “thuhet se në 93% të qendrave të votimit nuk u vunë re probleme”.