• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Raporti i OKB: Shtetet e Ballkanit, do përfitojnë vende pune nga zhvillimi i sektorit hidroenergjitik

by Java News
25/04/2016 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në raportin e fundit të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore të Punës, “Ujë dhe punë 2016”, tregohet se punësimi në sektorin e shërbimeve (që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ujin) u rrit me 50% në mes të 2000 dhe 2014.

Punët e varura nga prania e ujit i referohen vendeve të punës direkte në sektorë ekonomik që kanë një varësi mesatare nga uji.

Sipas raportit, Shqipëria, sikurse edhe shtetet e tjera të Europës Juglindore dhe asaj Perëndimore, kanë parë një trend në rritje sa i përket investimeve në funksion të menaxhimit të ujit dhe të shërbimeve infrastrukturore.

Nga ana tjetër, në vendet kandidate për pranim në BE, sikurse vendi ynë, është kërkuar edhe implementimi i Direktivës Urbane të Harxhimit të Ujit, si kusht i domosdoshëm.

Por, citon raporti, është vënë re një potencial i pazhvilluar për energji nga uji dhe të tjera të rinovueshme, sidomos në Europën Jugperëndimore.

Duke pasur parasysh se shumë burime të rinovueshme janë të përhershme, një nevojë korresponduese për ruajtjen e tyre ofron mundësi të reja të punës. Bazuar në modelimin e tregjeve të ngrohjes dhe energjisë elektrike, Komuniteti i Energjisë ka vlerësuar kostot dhe pasojat e tjera në objektivat e 2020 për Energjinë e Ripërtëritshme për Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë dhe Kosovën.

Përfitimet e mundshme të punësimit në këto shtete, janë parashikuar kryesisht në sektorin e energjisë elektrike, në mes 10,000 dhe 22,000 vende pune të tjera me kohë të plotë. Në mënyrë domethënëse, më shumë vende pune do të krijohen në një skenar që përfshin zhvillimin e erës dhe hidrocentraleve, citon raporti./MONITORtabela-UN

Next Post

Nëse doni të flini.... mos e përdorni celularin ! Ja pse telefoni do t'ju lërë pa gjumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In