• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i OECD/SIGMA për Administratën Publike: Shqipëria lider rajonal në digjitalizim

by A R
04/02/2025 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është renditur si lider rajonal në reformat e administratës publike, sipas raportit monitorues të OECD/SIGMA për vitin 2024.

Raporti vlerëson avancimet në fushat kyçe si strategjia, zhvillimi i politikave, shërbimi civil, menaxhimi i burimeve njerëzore, digitalizimi dhe menaxhimi i financave publike.

Në një event të organizuar nga Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe OECD/SIGMA, Ministrja Adea Pirdeni theksoi se Shqipëria ka treguar progres të rëndësishëm, duke ruajtur pozitat e forta në rajon.

“Shqipëria sot në shumë indikatorë ruan në mënyrë solide lidershipin rajonal. Më shumë se një analizë thjeshtë teknike, ky raport ngre një pasqyrë të pagënjeshtërt të progresit, por dhe të sfidave të Shqipërisë dhe është një dëshmi konkrete e pjekurisë së administratës sonë publike”, u shpreh Pirdeni.

Edhe kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt përmbushjes së kritereve të BE-së dhe përmirësimit të sistemeve të administratës publike, me fokus në përdorimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale për modernizimin e shërbimeve dhe prokurimeve publike.

Rama e cilësoi Shqipërinë si një shembull pozitiv në rajon për përdorimin e teknologjisë, duke vlerësuar përparimin e shërbimeve publike online.  Ai theksoi se Shqipëria është një nga vendet lider në Ballkan në ofrimin e shërbimeve publike online, ku 95% e shërbimeve janë digjitalizuar duke shmangur radhët dhe mundësinë për korrupsion.

“Të qenit në mes të Evropës dhe të pasurit të bekimit të të qenit evropian, me mundësinë për t’u bërë pjesë e BE, është një e dhënë që garanton optimizmin për të ardhmen, një optimizëm të cilin zor se ua garanton dot diçka apo dikush vendeve me një të kaluar të ngjashme si e jona. Ngritja e një administrate publike të denjë për familjen e Evropës së bashkuara nuk është fjalë goje, është një ushtrim jashtëzakonisht kompleks”, u shpreh Rama.

Megjithatë, ai nënvizoi se janë ende sfida për të përmirësuar sistemet e administratës dhe legjislacionin, duke theksuar nevojën për një modernizim të thellë. Kryeministri theksoi se është e nevojshme që proceset administrative të jenë më transparente dhe të shpejta, për të luftuar korrupsionin jo vetëm me masa represive, por edhe me ndihmën e sistemeve që pengojnë praktikën e korrupsionit.

“Prokurimet Publike është absolutisht, për mua, një pikë ku mund të shihet progresi i jashtëzakonshëm. Kjo është vetëm njëra anë, por ana tjetër dhe në këndvështrimin tim, ajo më e vështira dhe më e rëndësishmja është modernizimi i gjithë sistemeve. Nëse nuk modernizohen sistemet, nuk ka shans që problematika e korrupsionit të zgjidhet vetëm me anën represive të shtetit. Duhet sistemet tona të qeverisjes, sistemet tona të administrimit të jenë të tilla që të mos e mundësojnë korrupsionin. Në prokurimet publike ne nuk jemi absolutisht të kënaqur. Jemi duke punuar për një model të Inteligjencës Artificiale dhe aty, që edhe tek prokurimet publike, si tek shërbimet publike ne të kemi në një masë shumë të madhe instrumentin teknologjik që bën procesin. Kjo do të bëjë që prokurimet të jenë shumë herë më tepër transparente, të jenë shumë më të shpejta, të krijojnë shumë më tepër mundësi për punonjësit e administratës që të merren me çështjet e tjera”, tha Rama.

Next Post
Hapen aplikimet për formularin e Maturës 2025, Manastirliu: Transparencë dhe siguri në procesin e vlerësimit

Hapen aplikimet për formularin e Maturës 2025, Manastirliu: Transparencë dhe siguri në procesin e vlerësimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të vijnë dhe partitë e tjera; Bylykbashi: Zgjedhjet janë ‘pushtuar’ nga shteti

“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të vijnë dhe partitë e tjera; Bylykbashi: Zgjedhjet janë ‘pushtuar’ nga shteti

February 13, 2026
Pronari i urës loboi tek administrata përpara se Trump të sulmonte urën konkurruese drejt Kanadasë

Pronari i urës loboi tek administrata përpara se Trump të sulmonte urën konkurruese drejt Kanadasë

February 13, 2026
Vranësira dhe ftohtë, ja si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Si do jetë moti në fundjavë? Reshje shiu dhe rrebeshe, në zona malore edhe dëborë

February 13, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 4 vjet burg për kultivim narkotikësh, arrestohet 28-vjeçari në Krujë

February 13, 2026
“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

February 13, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe kërkon interpelancë me ministrin e Bujqësisë: Pse lejohet grabitja dhe tjetërsimi i tokës në Seman?

February 13, 2026
Ministri kroat: Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

Ministri kroat: Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

February 13, 2026
Përdhunohet suedezja në Tiranë, në pranga turku

Përdhunohet suedezja në Tiranë, në pranga turku

February 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

“Jemi gati të mbrohemi”, Vuçiç i frikësuar: Aleanca Tiranë-Zagreb, kundër nesh

February 13, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Humb kontrollin e mjetit, 23-vjeçarja vdes pas aksidentit në Vorë–Fushë Prezë

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In