Ambasada britanike në Tiranë ka përshëndetur raportin final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 14 majit në vend.
Në një reagim në platformën X, britanikët theksojnë se tashmë është e rëndësishme që rekomandimet e ODIHR të vihen në zbatim.
Në reagim përmenden edhe problematikat kryesore të evidentuar nga misioni ndërkombëtar si keqpërdorimi i burimeve shtetërore në nivel qendror dhe lokal, shit-blerja e votës, transparenca e financimit të fushatave të partive politike etj.
Britania e Madhe shprehet po ashtu se mbështet punën e Komisionit Ndërpartiak të Reformës Zgjedhore në Kuvendin e Shqipërisë për të siguruar zbatimin e plotë të rekomandimeve.
/a.r