• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Raporti i ministrit italian: “Cosa Nostra” shtrin aktivitetin në Shqipëri, ja lidhjet

by Java News
10/12/2017 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizata më e fuqishme kriminale italiane “Cosa Nostra” ka ngritur bazat e saja në Shqipëri. Lajmi i bujshëm bëhet akoma edhe më alarmant kur burimi i tij nuk janë ato mediatike, që mund të kenë edhe doza spekullimi, por vetë ministri i Brendshëm italian, Marco Minitti. Sipas raportit të paraqitur në Parlamentin italian, nga ministri Minitti rezulton se të paktën një nga familjet mafioze siçiliane ka hyrë në bashkëpunim të fuqishëm me trafikantë shqiptarë të drogës, duke ngritur edhe bazat e saj në vendin tonë.

Ministri i Brendshëm i Italisë në raportin që i paraqet Parlamentit për punën e bërë nga Drejtoria e Anti-mafias për 6-mujorin e dytë të vitit 2016 disa herë përmend trafikantët shqiptarë të drogës si bashkëpunëtorë të “Cosa Nostra”-s, por në faqet 64-65 përmendet një emër konkret. Sipas raportit një anëtar i familjes mafioze Carollo, nga Palermo, kishte ngritur një bandë e cila sillte kanabisin nga Shqipëria në Milano. “Edhe aktiviteti i trafiku i drogës është sektori që na ka lejuar, në këtë 6-mujor, të kuptojmë nga sinjalet e marra shtrirje të aktivitetit të COSA NOSTRA edhe në Shqipëri.

Gjatë operacionit “Rubens”, i përfunduar në nëntor nga Policia e Shtetit, u kap një organizatë kriminale, me seli në Milano, aktive në importim e marihuanës nga Shqipëria ku merrte pjesë edhe djali i një anëtari të familjes CAROLLO të Palermos”, thuhet në raportin e ministrit të Brendhsëm të Italisë. Po kështu përmendet edhe një rast i identifikuar në nëntor të 2016, kur në Catania të Siçilisë u kap gati 1 ton kanabis. “Hetimet kanë bërë të mundur identifikimin e Shqipërisë si vend origjine të ngarkesës, brigjeve të Pulias si një vend hyrjeje dhe aksit rrugor të Kalabrisë si një kanal transiti për Sicilinë”, thuhet në raport.

Po kështu një element tjetër është edhe rritja e aktivitetit kriminal të trafikantëve shqiptarë të drogës që tashmë po merren veç kanabisit edhe me drogat e forta si kokaina. Autoritet italiane janë alarmuar sepse shqiptarët nga furnitorë të kanabisit janë bërë edhe trafikantët më të mëdhenj të kokainës duke e sjellë vetë nga vendi origjinës në Amerikën Latine për t’u shitur në Itali, ose për ta shpërndarë më tej në Europë.

Ministri italian në raportin e tij referon për operacionin “Oqeani” ku u arrestuan 18 persona, ku shqiptarët ishin 11 dhe italianët 7, në këtë mes italianët ishin pjesa logjistike e grupit që gjenin baza të fshehta dhe telefonë të papërgjueshëm. Grupi kishte dy shefa, një italian dhe një shqiptar,që ishin specializuar në kanabis dhe heroinë.

Shqipëria ka kohë që është rruga ballkanike e drogës për familjet mafioze italiane dhe bashkëpunimi me shqiptarët është shumë i vjetër. Por tashmë në familjet mafioze italiane janë infiltruar shumë shqiptarë që po bëjnë karrierë brenda familjeve. E për më shumë tashmë “Cosa Nostra” po ngre edhe bazat e saj në Shqipëri./ marrë nga shqiptarja

Next Post
Çfarë tregojnë betejat e humbura të Lulit ?

Çfarë tregojnë betejat e humbura të Lulit ?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“PD-në duan t’a mbajnë si pronë”, Salianji: Përgjegjësia për çdo largim nga partia është e Berishës

February 20, 2026

Sot opozita zbret në shesh, protestë para kryeministrisë

February 20, 2026
Euro arrin minimum të ri historik në 96.35 lekë

Euro arrin minimum të ri historik në 96.35 lekë

February 20, 2026
Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

February 20, 2026
Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

February 20, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Buzëqeshje, shtrëngime duarsh dhe biseda Trump-Rama-Osmani, këshilltari i Presidentes zbulon për çfarë u diskutua

February 20, 2026
Seancë maratonë/ Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, miraton ligjin për testimin e diplomatëve dhe ndryshimet për AKSHI-n

Seancë maratonë/ Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, miraton ligjin për testimin e diplomatëve dhe ndryshimet për AKSHI-n

February 20, 2026
Hollywood në zi, shuhet në moshën 53-vjeçare Eric Dane, ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”

Hollywood në zi, shuhet në moshën 53-vjeçare Eric Dane, ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”

February 20, 2026
Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

February 20, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In