• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Raporti i KE: Ekonomia e Shqipërisë do të rimarrë veten në 2024, borxhi publik do ule në 66.4% të PBB-së

by Java News
15/11/2022 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Europian ka publikuar raportin më të fundit sa i përket situatës ekonomike aktuale dhe parashikimeve për të ardhmen për vendet anëtare dhe atyre që pretendojnë të marrin statusin e vendit anëtar në Bashkimin Europian. Raporti thekson se ekonomia shqiptare ka qenë elastike gjatë gjysmës së parë të vitit 2022.

Rritja ekonomike i atribohet kryesisht kërkesës së brendshme dhe turizmit në rritje. Të dy këta faktorë të shoqëruar me rritjen e eksporteve të mallrave në 3.2% në 2022, çmimet e energjisë elektrike dhe mbiçmimit të monedhës vendase kanë arritur të mbajnë normën e inflacionit nën vlerën dyshifrore edhe për këtë vit.

Ndërkohë që jo shumë favorizuese duket të jetë situata për vitin 2023, i cili parashikohet të sjellë dobësim të konsumit dhe investimeve private. Këto të fundit përballë pasigurisë nga rritja e çmimeve pritet të ngadalësojë rritjen në 2.6% në vitin 2023.

Ekonomia Shqiptare gjatë 2022 sipas raportit të Komisionit Europian

Raporti shpjegon se ekonomia shqiptare u rrit me 8.5% vitin e kaluar dhe vazhdoi zgjerimin me 4.4% gjatë gjysmës së parë të 2022-in, e nxitur nga rritja e konsumit dhe e eksporteve.

Ai rendit si faktor kyç sezonin e mbarë turistik që tejkaloi pritshmëritë, shtimin e eksporteve të mallrave, materialeve të ndërtimit dhe tekstileve, të cilët përfituar nga avantazhet e çmimeve dhe zinxhirët e ngushtë të furnizimit.

Megjithatë konsumi pritet të dobësohet në gjysmën e dytë të vitit, parashikon raporti.
Shkak kryesor për këtë të fundit është rritja e pasigurisë së çmimeve, çka pritet të ngadalësojnë zgjerimin e investimeve private.

Subvencionimi i energjisë elektrike për familjet ka qenë një barrë e rëndë për financat publike, e cila, shoqëruar me shtrëngimin e kushteve të financimit, do të çojnë në një reduktim të investimeve publike. Së fundi, ngadalësim i kërkesës së brendshme do të zbusë importet, duke rezultuar me një kontribut negativ në eksportet neto dhe një rritje reale të parashikuar prej 3.2%.

Parashikimi për 2023 dominon pasiguria mbi rritjen, 2024 pozitive

Viti 2023 dhe 2024, parashikohet të ndikohet nga pasiguria nëse qeveria rrit çmimin e energjisë elektrike thekson raporti i BE. Përveç kësaj, konsumi familjar në viti 2023 pritet të ndikohet nga efektet negative të çmimeve të larta të ushqimeve dhe transportit të cilët zënë rreth gjysmën e buxheteve familjare.

Nga krahu tjetër, shtrëngimi i kushteve të financimit të jashtëm dhe nevoja për rritje të subvencioneve dhe mbështetjes sociale, pritet të kufizojë mundësitë për stimuj fiskalë.

Raporti vijon me ngadalësimin e brendshëm të kërkesës, e cila parashikohet të ulë importet, duke rezultuar në eksportet neto më pak pozitive. Megjithatë, të ndihmuar nga rritja e moderuar e eksportit të shërbimeve dhe turizmit Shqipëria duket se do të mbetet relativisht e lirë dhe tërheqëse.

Sa i përket rritjes ekonomike ajo parashikohet të bjerë në 2.6% në 2023 dhe 3.4% në vitin 2024, shkruhet në raportin e KE. Ndërkohë që sa i përket tregut të punës, përgjatë 2023 dhe 2024 shkalla e papunësisë pritet të ulet gradualisht në rreth 10.5%.

Raporti shpjegon se rritja e eksporteve të shërbimeve dhe remitancat parashikohet të ndihmojnë në uljen graduale të deficitit të llogarisë korente në 7.4% në vitin 2024. Për vitin 2023, inflacioni pritet të ulet në 4.1% përpara se t’i afrohet objektivit në 2024.

Përfundimisht, bilanci për 2024 parashikohet të jetë më pozitiv se 2023 pasi financat publike do të përfitojnë të ardhura më të larta çka si rezultat i masave tatimore dhe rregullimeve të reja fiskale do të reduktojë borxhin publik në 66.4% të PBB-së në 2024./ Monitor

Next Post
3 çanta me automatikë dhe pistoleta, arrestohet në Serbi shqiptari i dyshuar për terrorizëm

3 çanta me automatikë dhe pistoleta, arrestohet në Serbi shqiptari i dyshuar për terrorizëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ka udhëtuar i vetëm në Pekin”, flasin familjarët e kolonelit grek që u arrestua për spiunazh për Kinën: Po mësonte gjuhën dhe…

“Ka udhëtuar i vetëm në Pekin”, flasin familjarët e kolonelit grek që u arrestua për spiunazh për Kinën: Po mësonte gjuhën dhe…

February 7, 2026
“Vendimi i GjK dhe ‘game theorie”, analiza e Artan Fugës: S’kam asnjë provë se gjykatësit janë marrë vesh, por…

“Vendimi i GjK dhe ‘game theorie”, analiza e Artan Fugës: S’kam asnjë provë se gjykatësit janë marrë vesh, por…

February 7, 2026
Penetrimi i ngadaltë i Koresë së Veriut në Evropë

Penetrimi i ngadaltë i Koresë së Veriut në Evropë

February 7, 2026
“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

February 7, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

“’Matematikan’ që mori ofertë nga Rama”, Meta ironizon Bashën dhe i kërkon opozitës të paraqesë alternativë për ‘Territorialen’

February 7, 2026
Shqipëria në panairin ndërkombëtar BIOFACH 2026: Pesë kompani promovojnë produktet e qëndrueshme

Shqipëria në panairin ndërkombëtar BIOFACH 2026: Pesë kompani promovojnë produktet e qëndrueshme

February 7, 2026
Ministri i Jashtëm iranian kërcënon: Nëse SHBA-të na godasin, ne do të sulmojmë bazat amerikane në rajon

Ministri i Jashtëm iranian kërcënon: Nëse SHBA-të na godasin, ne do të sulmojmë bazat amerikane në rajon

February 7, 2026
Dervishaj: Pas vendimit për Ballukun, SPAK ka hyrë në politikë. Zgjedh me kë do të qeverisë!

Dervishaj: Pas vendimit për Ballukun, SPAK ka hyrë në politikë. Zgjedh me kë do të qeverisë!

February 7, 2026
Takimi Erdogan-Mitsotakis në 11 shkurt/ Nga kufiri detar te marrëveshja për emigracionin, ja temat që do diskutohen

Takimi Erdogan-Mitsotakis në 11 shkurt/ Nga kufiri detar te marrëveshja për emigracionin, ja temat që do diskutohen

February 7, 2026
Kur natyra godet! Greqia flet për rrezik, Shqipëria për fajtorë

Kur natyra godet! Greqia flet për rrezik, Shqipëria për fajtorë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In