• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Raporti i INSTAT për 3-mujorin e dytë, Denaj: Tkurrja ekonomike nuk ndodhi në skenarin më negativ që kishim parashikuar

by Ardit Rada
30/09/2020 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka komentuar raportin e fundit të INSTAT për rënien me 10.23% të ekonomisë shqiptarë në 3-mujorin e dytë të 2020, periudhë kur Shqipëria kaloi një karantinë dhe mbyllje totale prej COVID-19.

Denaj thotë se pavarësisht se tkurrja 10% e ekonomisë është negative, është pak më mirë se sa skenarët negativë që kishte parashikuar qeveria.

Sipas saj, skenarët negativë e nxirrnin Shqipërinë me një rënie ekonomike në 3-mujorin e dytë prej 14-16%.

Ajo gjithashtu ka theksuar se paketat ekonomike i erdhën në ndihmë ekonomisë shqiptare gjatë kësaj periudhe, pasi ndihmuan 250 mijë shqiptarë dhe evituan nivelin e mundshëm të varfërisë me 40% për shtresën mesatare.

”Situata në një vit si ky, nuk është situata që mund të na bëjë të ndihemi mirë. Jemi përballuar me dy probleme që kanë goditur ekonominë dhe familjen. Buxheti familjar është tkurrur. Sot ka dalë raporti i INSTAT. Por tkurrja e konsumit dhe ulja e të ardhurave familjare vjen prej shumë faktorët. Por e bëri më të vogël konsumin.

Kemi një 3-mujor të dytë, me një 3-mujor të 2019 me ulje 10%. Vjen si rezultat i pamundësisë deri diku për t’i kthyer edhe pamundësisë buxhetore, se kanë dalë persona të papunë. Kanë qenë situata të ditura, që 40% e bizneseve kanë qenë të mbyllura. Por edhe ata që kanë dalë në punë kanë kursyer.

Mund të përkthehet se jemi më keq në njësi familjare mesatare se një vit më parë. Por ne do e shohim në raport me gjithë vitin. Treguesit e sotëm të INSTAT, që në krahasim me skenarët tanë negativë janë pak më mirë. Kur kemi parashikuar 3-mujorin e dytë, tkurrja do ishte mbi 10%, ne e parashikuam që do ishte 14-16%. Të dyja paketat janë vlerësuar dhe nga raporti i BB, që nëse nuk do ishin dhënë, niveli i mundshëm i rritjes së varfërisë për një shtresë mesatare do ishte mbi 40%. Janë adresuar me paketa të paktën 250 mijë shqiptarë, biznes i vogël dhe të papunët. Tkurrja vërtet ndodhi por nuk ishte në atë skenarin më negativ.

Tremujori i tretë do dalë më vonë. Ne i kemi hetuar. Kemi hetuar korrikun dhe gushtin, dhe nuk kanë qenë jo keq.

Paketat u adresuan për 3 muaj, jo për 6. Ne adresuam paketën e parë në mars, paketën e dytë në prill. Dhe hapëm ekonominë në maj. Punuam dhe në aspektet e brendshme. Nxitëm punësimin. Në korrik kemi aprovuar jo pak ligje. Si një reaksion pas një mbyllje, dhe një rihapje, u miratua në korrik zerimi i tatim fitimit dhe rritja e pragut të TVSH. Shtymë të gjithë tatim fitimin, dhe ka një kosto 190 milionë dollarë tek buxheti i shtetit.”- tha Denaj.

/e.rr

Next Post
Kreshnik Spahiu ironizon Bashën: Kërkon të bëhet kryeministër me 72 apartamente dhe vila në pronësi!

Kreshnik Spahiu ironizon listën e deputetëve të PD në Shkodër: Ishin nën nivelin e shoferit të Jozefina Topallit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In