• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Raporti i ILDKP-së për Bilbilfryrësit e rindez stigmën e fashitur ndaj sinjalizuesve

by Java News
08/05/2020 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Sikur të mos mjaftojë pandemia, mosfunksionimi i duhur i Ligjit të Sinjalizuesve për një sërë arsyesh, Media shqiptare vazhdon t’i paragjykojë “Bilbilfryrësit” edhe në këto ditë të vështira mbyllje totale të jetës aktive. Ka mjaftuar raporti i fundit i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKP), që rrëfeu se gjatë 2019 pati vetëm 14 sinjalizime dhe një person kërkoi mbrojtje pasi denoncoi një aferë në administratë, që media ta shfrynte të gjithë leksikun e vet, me përjashtime të vogla, duke treguar se stigma nuk i ndalet lehtë Ligjit, që duhet ta zbatojnë 612 njësi anti-korrupsion (168 njësi përgjegjëse në sektorin publik dhe 444 njësi në sektorin privat). Paçka se lajmet e Covid-19 dhe më pak ato të politikës sundojnë edhe njëherë tjetër mjedisin social, media, qoftë dhe organet me tirazhe të mira, e kanë përdorur lajmin, duke përzier Bilbilfryrësit dhe strukturat e tjera të informimit në vend me epitete të shumta që nga “kalecët”, “fuksat”, “Spiunët popullorë” etj.

Media shqiptare vazhdon të jetë aktori kryesor, e cila ka ndikuar negativisht në përcjelljen e “Ligjit të Sinjalizuesve” në vend. Katër vjet pas miratimit të Ligji Nr. 60/2016 për “Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve” rezultatet e pritshme mungojnë, kurse pak sinjalizimet që janë bërë dhe raportohen nga burime të ndryshme dhe kuptueshmëria e pakët e Ligjit tregojnë se nevoja për të është e domosdoshme. Me këto vështirësi vendi është duke u përballur edhe me Reformën në Drejtësi. Kuptohet se në dy muajt e fundit gjithçka është ndaluar prej pandemisë, por kjo nuk e justifikon si duhet të gjithë atë investim të madh, bërë nga shumë aktorë qeveritarë dhe jo qeveritarë për funksionimin si duhet të Ligjit të Sinjalizuesve.

Situata doli e qartë edhe në një kërkim të një Qendre Studimi me disa prej gazetarëve të njohur të vendit, që janë të lidhur me organet kryesore mediatike, ku u shpalosën një sërë aspektesh të tjera, si edhe problemesh me Ligjin, ku mes tyre shquhej frika nga hakmarrja e të akuzuarve, humbja e vendit të punës dhe përballja e Sinjalizuesve me epitetin “spiun”, që mbart prej kohës së Komunizmit një konotacion tejet negativ. Duket se vetë Media, përmes përfaqësuesve të saj, përcjell nevojën për trajnime të mëtejshme dhe, nga ana tjetër, ndihet nevoja e një narracioni krejt të ri për Ligjin e Sinjalizuesit dhe theksimi i rëndësisë që ka ai në këtë stad integrimi të Shqipërisë në BE. E megjithatë, evidencat zyrtare dhe nga ana tjetër impakti mediatik i Ligjit ka lënë jo pak për të dëshiruar dhe këtë e provoi edhe raporti i këtij viti i ILDKP-së.

…

Ligji, qysh në fillimin e tij, përballi dy probleme jo të vogla: i pari lidhej me leksikun disi të paperceptueshëm për kushtet shqiptare, i dyti me konotacionin pexhorativ “fuks” dhe “kalec”, i cili përcillte termi “Bilbilfryrës”, amplifikuar nga media i përqasur me dikur spiunët e ish-Sigurimit të Shtetit.

Institucionet që u morën me prezantimin e Ligjit, jo vetëm përgatitën shumë materiale sensibilizuese por edhe formuese, duke i hapur udhë përqasje medias. Kjo e fundit, në të gjithë procesin, është treguar aktive vetëm në rastin e raporteve periodike nga ILDKPKI, lidhur me ecurinë dhe rezultatet në vazhdimësi dhe shumë më pak në periudhat e ndërmjetme, kur është dashur të informojë për ecurinë e ligjit. Dhe, kështu ndodhi edhe këtë herë, e fatkeqësisht sërish me të njëjtën stigmë si më parë. Gjithsesi në tituj, që nuk duket se kanë ndryshim të madh nga organi në organ, përveç ndryshimit të gjymtyrëve gramatikorë, stigma ndaj ligjit mbetet aty.

Për t’ua bërë punën më të vështirë këtyre punëtorëve anti-korrupsion shërbeu veç stigma dhe fryma negative që u ngjall nga kundërshtarët e heshtur të ligjit, duke i demaskuar kurajozët. Ndaj, Ligj-shkruesit shkuan dhe një hap më parë, pasi e kishin llogaritur qartë këtë prirje të mundshme, duke e pajisur ligjin me një sërë garancish të nevojshme që mbronin individët të cilët sinjalizonin veprimet apo praktikat e dyshuara të korrupsionit në vendin e tyre të punës, si dhe detyrimet e autoriteteve publike e të subjekteve private në lidhje me sinjalizimin, elementë që as edhe njëherë nuk u pasqyruan si duhet nga media.

Përballja e Ligjit me median!

Është e vërtetë se media kudo në Ballkan, ku ligji është gati bashkëmoshatar me atë të vendit tonë, shikohet si aleat i tij ndaj korrupsionit, për të cilin shërben edhe ky ligj. Madje primar, në rastin e perceptimeve të qytetarëve të Shqipërisë, sa i përket raportimit të abuzimeve.

Por, mu këtu fillon edhe paradoksi: Si një nga pushtetet kryesore të funksionalizimit të shtetit dhe e konsideruar si mbështetës kryesor i ligjit, media ka qenë pothuaj e paqartë me të, ka mendime kontradiktore dhe për më tepër, e anatemon direkt dhe indirekt me fjalorin fyes, për hir të shitjeve në treg të medias së printit ose sigurimit të klikimeve te media online. Rezistenca e medias për ta pranuar këtë realitet, tregon se emancipimi duhet të fillojë nga vetë media. Që t’i etiketosh sinjalizuesit si “fuksa”, “spiunë”, “5 lekësha”, apo me terma të tjerë me konotacion negativ dhe diskriminues, që lidheshin me të shkuarën, kjo sot duket normale për ata që punojnë, por aspak për ata që mundohen të bëjnë diçka për të luftuar korrupsionin, një nga plagët më të mëdha të Shqipërisë demokratike.

Ajo, që duket qartë nga të gjitha, është se arsyeja më e rëndësishme për shmangien nga media të Ligjit të Sinjalizimit është e lidhur ngushtë me panjohjen e tij dhe me mungesën e interesit prej kësaj logjike, por nga ana tjetër edhe me nevojën e madhe për të pasur trajnime të mëtejshme për të, shoqëruar edhe me përvoja të suksesshme të huaja.

Nga ana tjetër, mungesa e rezultateve të dëshiruara, siç ka ndodhur deri më tani, krijon pasigurinë e organizatës por edhe vetë sociale të punonjësve në zinxhirin e mekanizmave të ankesave, ndërsa e ka lënë edhe median të painteresuar për një gjë e cila deri tani për hir të së vërtetës nuk funksionon.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme është se konotacioni negativ për Ligjin, kryesisht duke përdorur leksikun e periudhave të shkuara, është shfrytëzuar më shumë i krahasuar me të kaluarën komuniste, për të rritur interesin dhe kureshtjen, paçka se indirekt i ka dhënë një minus të madh inkurajimit të tij. Dhe, sot, ekziston frika që individët Bilbilfryrës të këtij Ligji dhe përfaqësuesit e medias mund të jenë subjekte të hakmarrjes, pasi tek ne merret si shumë personale gjithçka. Kësaj i shtohet edhe “ankthi i ndëshkimit” dhe “shqetësimi për humbjen e vendit të punës”, në redaksi, nëse interesat nuk përputhen me atë të pronarit. Një varg kushtesh, që në fakt, tregojnë ende brishtësinë e një ligji, që duhet ndihur nga të gjithë aktorët të mbijetojë, por që me këtë sjellje të vazhdueshme dhe një narracion kaq dashakeq të medias, që u shfaq edhe në ditët e fundit, duket se ka një sfidë të madhe përpara.

 

 

Next Post
Hila i përgjigjet Berishës: Burri ka kohë me u korit

Hila i përgjigjet Berishës: Burri ka kohë me u korit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

Bordi i Paqes, Rama i përgjigjet ftesës së Trump: Së shpejti kalon në Kuvend për miratim

January 20, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Thellohet më tej hendeku i votave mes PS-së dhe PD etj

January 20, 2026
Mblidhet Byroja për deputetët e përjashtuar, Këlliçi letër Peleshit: Mbledhja të jetë me dyer të hapura!

Mblidhet Byroja për deputetët e përjashtuar, Këlliçi letër Peleshit: Mbledhja të jetë me dyer të hapura!

January 20, 2026
Dielli “godet” Tokën, lëshon stuhinë më të madhe të rrezatimit në më shumë se 20 vjet. Rrezik për satelitët, GPS-in dhe aviacionin

Dielli “godet” Tokën, lëshon stuhinë më të madhe të rrezatimit në më shumë se 20 vjet. Rrezik për satelitët, GPS-in dhe aviacionin

January 20, 2026
“Irena Gjoka ka qenë e dënuar në Greqi për falsifikim vize”, Prokuroria i përcjell KLGJ-së rezultatet e verifikimit

“Irena Gjoka ka qenë e dënuar në Greqi për falsifikim vize”, Prokuroria i përcjell KLGJ-së rezultatet e verifikimit

January 20, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Ftesa për Ramën nga SHBA dhe konspiracionizmi që mund ta shkatërrojë PD-në

January 20, 2026
Britania po lëshon sovranitetin e ishullit për t’ia dhënë Mauritiusit, Trump: Akt dobësie totale!

Britania po lëshon sovranitetin e ishullit për t’ia dhënë Mauritiusit, Trump: Akt dobësie totale!

January 20, 2026
Pazare droge? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

Pazare droge? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

January 20, 2026
NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

January 20, 2026
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa në Kiev dhe ndërpret furnizimin me ujë

Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa në Kiev dhe ndërpret furnizimin me ujë

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In