• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Raporti i Dick Martyt për Kosovën, kurth rus. Uroj që Zelensky të mos ketë fatin e Thaçit”

by A R
24/03/2023 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në bashkëbisedimin që ka zhvilluar në Londër në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me fjalimin që mbajti në Asamblenë e Këshillit të Europës për raportin e Dick Marty-t.

Rama u shpreh se do ta bënte sërish këtë pasi mendon se është një kurth rus, i cili vazhdon të funksionojë ende. Rama tha se shpreson që me të njëjtën logjikë që është ndjekur ndaj Hashim Thaçit, as Presidenti i Ukrainës, Zelensky, të mos përfundojë në burg.

“E vërteta është më e rëndësishme sesa mund të mendojnë njerëzit në momentet kur ti e thua. Është një kurth i tërë. Disa njerëz, disa autoritete, disa kolegë të mi, nuk duan ta shohin që nuk ka aspak të bëjë me çështjen në gjykatë. Ka të bëjë me një pjesë të saj, që është mëkati fillestar që ka sjellë këtu, por kjo është e vërteta. Është një kurth rus, kjo është e qartë dhe ju heq kapelen rusëve që kurthi i tyre vazhdon të funksionojë dhe gjithë komuniteti europian, komuniteti demokratik po punon në bazë të një kurthi, sajese ruse.

Dikush duhet të më thotë ku janë organet që janë hequr nga trupat dhe që janë trafikuar në perëndim. Ku janë? Nuk ka asnjë provë të asnjë lloj veprimtarie të këtij lloji. Ky raport është një turp për Këshillin  e Europës. Ky raport është turp për komunitetin europian të vendeve që janë pjesë e Këshillit të Europës. Çfarë pasojash? Kjo është e vërteta. Jam i sigurt që e vërteta do të dalë. Shpresoj që Zelensky të mos përfundojë në burg një ditë sepse me këtë logjikë…

Slobodan Milosheviç u deklarua kriminel lufte, kishte një mandat arresti, ndërkohë që atëherë Hashim Thaçi u pagëzua si Xhorxh Uashingtoni i Kosovës. Kështu që ai ishte Zelensky i Kosovës atë kohë. Është në burg. Uroj që Zelensky të mos shkojë në burg një ditë me këtë logjikë për krime lufte. Pra të akuzosh për krime lufte dikë që ka udhëhequr një kryengritje kundër një agresori që kërkonte t’i spastronte etnikisht, si të ishte komandanti i një shteti të organizuar kjo është absurde.

Por çfarë qëndron nën të është edhe më tmerruese, që janë akuzat e trafikimit të organeve njerëzore bazuar në disa histori, në Shqipëri, “Shtëpia e Verdhë”… Nuk ka “Shtëpi të Verdhë” nuk ka asgjë. Raporti që thotë njerëzit e fshatit mohuan se kishin parë ndonjë gjë të këtij lloji sepse ishin nën efektin e drogës apo iu ishin ofruar prostituta. Banorëve të fshatit iu ishte ofruar seks për të mbuluar trafikimin e qenieve njerëzore. Për fat të keq u mor si e vërtetë. Do ta bëja edhe njëherë, edhe do ta thoja në çdo rast”, tha Rama.

/a.r

Next Post
Rama përfaqësoi shqiptarët e punës, në Britaninë e Madhe!

Rama përfaqësoi shqiptarët e punës, në Britaninë e Madhe!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-Arrestimi i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, momenti kur shoqërohet në komisariat

VIDEO-Arrestimi i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, momenti kur shoqërohet në komisariat

January 16, 2026
Nuk ka zgjedhje në Tiranë/ Kushtetuesja rrëzon dekretin e Begajt dhe qeverinë, Veliaj vijon detyrën si kryebashkiak

Kërkoi heqjen e masës së sigurisë nga SPAK, Gjykata Kushtetuese pranon ankimimin e Erion Veliajt

January 16, 2026
Ushtria britanike prezanton helikopterin e parë pa pilot

Ushtria britanike prezanton helikopterin e parë pa pilot

January 16, 2026
VIDEO-Përmbytet burgu i Durrësit, shkon për vizitë ministri i Drejtësisë! Lamallari drejt hyrjes me çizme

Arratisja e Altin Ndocit/ Policia, njoftim zyrtar pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut të Durrësit: Akuzohet për..

January 16, 2026
Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona/ 2 transportohen me helikopter drejt Tiranës

Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona/ 2 transportohen me helikopter drejt Tiranës

January 16, 2026
“Je femra më e bukur në fshatin tonë, shpirt”, motra e policit të akuzuar për dhunë nxjerr mesazhet e 46-vjeçarit: Më ka ngacmuar dhe..

“Je femra më e bukur në fshatin tonë, shpirt”, motra e policit të akuzuar për dhunë nxjerr mesazhet e 46-vjeçarit: Më ka ngacmuar dhe..

January 16, 2026
GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu/ I mori para klientit për të ndikuar tek drejtësia

GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu/ I mori para klientit për të ndikuar tek drejtësia

January 16, 2026
“Do kursej miliona euro”, Sejdarasi i kthehet Këlliçit: Po na ndërpreve fjalën tani që je kandidat, imagjino si kryetar

Flet për lëvizjen Salianji, Belind Këlliçi: Unë e mbështes mendimin ndryshe, por ka ca rregulla…

January 16, 2026
Franca paralajmëron SHBA-të: Çdo tentativë për marrjen e Groenlandës rrezikon marrëdhëniet tregtare me BE-në

Franca paralajmëron SHBA-të: Çdo tentativë për marrjen e Groenlandës rrezikon marrëdhëniet tregtare me BE-në

January 16, 2026
Arratisja e Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit, në arrest shtëpie mjekja! Ushtari i Çopjave nuk u vizitua në spital, doktori ishte..

Arratisja e Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit, në arrest shtëpie mjekja! Ushtari i Çopjave nuk u vizitua në spital, doktori ishte..

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In