Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka kërkuar ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha që të kërkojnë falje për votimin pro raportit të Dick Marty-t kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Ai tha se Lulzim Basha në këtë histori duhet të ndahet nga Berisha nëse ka këllqe ta bëjë dhe të japë sqarime.
Megjithatë kreu i grupit të PS mohoi se ky Komision ngrihej vetëm për Bashën. “Gjëja e fundit që mund të më shkojë mua apo çdo kolegu është që ky komision i posaçëm të ngrihet vetëm për Bashën. Basha për këtë duhet të ndahet nga Berisha nëse ka këllqe ta bëjë këtë gjë, – shpreh Balla.
“Vota e PD për raportin e Dick Marty-t është një tradhti e rëndë kombëtare. Shqiptarët kurrë nuk ka kryer krime lufte, se kemi qenë gjithmonë në mbrojtje, vetëm jemi pushtuar. Po që Basha ka transportuar si turist apo si jurist, duhet të qartoësojë disa elementë që mund të lidhen me këto çështje”, – përfundoi deputeti socialist.
/a.r











