• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Raporti i DASH, Ahmetaj: Ka vend për korrigjime, përmirësojmë kuadrin ligjor të PPP

by A R
31/07/2018 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Problemet e konstatuara në raportin e Departamentit të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri, Ministri i Financave i sheh të lidhura me Reformën në Drejtësi dhe mbështetjen që po i jep mazhoranca betejës për të goditur korrupsionin.

“Raporti me të drejtë vëren defekte që do të duhet t’i korrigjojmë, patjetër. Është dinamike. Ajo që ne po bëjmë është mbi të gjitha lufta për të pasur një drejtësi që të garantojë të gjithë investitorët e huaj dhe të vendit”, deklaroi ai.

Atë pikë të raportit ku flitet për mungesë transparence në prokurimet publike dhe dëmtim të konkurrencës nga projektet e Partneritetit Publik-Privat, Ahmetaj e komentoi duke bërë një krahasim shifrash me qeverinë e kaluar.

“Numri i koncesioneve që është bërë deri në 2013-ën është 178 koncesione, ndërsa numri që kjo qeveri ka bërë në 4 vite dhe gati 9 muaj është vetëm 39. Oferta të pa kërkuara përpara 2013-s janë 173. Ofertë e pa kërkuar gjatë këtyre 4 viteve dhe 9 muaj janë 15, ndërsa 24 janë oferta të kërkuara”, vijoi Ahmetaj.

Duke iu referuar kontratave të Partneritetit Publik Privat dhe kryesisht ato që lidhen me ndërtimin e rrugëve, ministri tha se ai është një instrument i jep mundësi qeverisë të kryejë brenda një kohe të shkurtër investime që do të kërkonin më shumë se 20 vite të realizoheshin. Për këtë ai mori si shembull Rrugën e Arbrit.

“Rruga e Arbrit me mundësitë që ka buxheti sot nuk është e mundur të ndërtohet. Që do të thotë se nëse do të lemë qytetarët e Dibrës dhe të gjithë Shqipërisë që të presin deri kur buxheti i shtetit të bëhet gati, do të duhen 15-20 vjet. Këta bëjnë të mundur që qytetarët e Dibrës dhe të Shqipërisë ta kenë rrugën gati brenda 3 vitesh”, tha ai raporton Klan.

Sipas Ahmetajt qeveria ka vendosur rregulla të rrepta për menaxhimin e risqeve nga kontratat koncesionare. Ai tha se kuadri ligjor i PPP-ve do të përmirësohet, ndërsa u shpreh optimist për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri nisur nga shifrat e tremujorit të parë të këtij viti.

“Me 284 milionë Euro të 3 mujorit të parë i ka të gjitha gjasat që të shkojë në 950-980 milionë Euro. Shumë shpejt ne do të paraqesim në parlament heqjen e mundësisë së ofertës së pa kërkuar në shumë sektorë, sidomos tek infrastruktura. Që do të thotë se duke filluar, ndoshta nga mesi i vitit tjetër, nuk do të ketë më oferta të pa kërkuara, kryesisht në infrastrukturën rrugore”.

Next Post
VIDEO/ Çmenduri për një selfie perfekte, turisti rrëzohet nga ujvara

VIDEO/ Çmenduri për një selfie perfekte, turisti rrëzohet nga ujvara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

April 10, 2026
Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

April 10, 2026
Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

April 10, 2026
“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

April 10, 2026
Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

April 10, 2026
“Shpërbëhet Maqedonia e Veriut, pjesa shqiptare i kalon Kosovës”/ Ngjela: Greqia i trembet Shqipërisë së Madhe, Çamëria …

Erjon Braçe kandidat për Tiranën? Avokat Ngjela: Nëse konfirmohet, tregon se është njeriu kryesor në PS!

April 10, 2026
“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

April 10, 2026
“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

April 10, 2026
Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

April 10, 2026

Një provë që dëshmon që Veliaj sapo ka nisur të lexojë dosjen

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In