• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i BSH: Familjet shqiptare rritën shpenzimet më shumë se të ardhurat

by Java News
08/10/2018 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpenzimet e familjeve shqiptare u rriten me ritme më të shpejta se të ardhurat na pjesën e parë të vitit 2018. Trendi i buxheteve familjeve u zbardh nga Banka e Shqipërisë një anketë të posaçme për gjendjen financiare në 1140 njësi familjare.

Banka e Shqipërisë vërejti se, niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve është rritur gjatë periudhës së vrojtuar, por rritja e shpenzimeve ka qenë më e theksuar, duke rezultuar në ngushtim të balancës financiare (të ardhura – shpenzime) të familjeve (shih grafikun e mëposhtëm).

Në shpërndarjen e familjeve sipas nivelit të shpenzimeve të domosdoshme të jetesës, pjesa më e madhe (rreth 50% e të përgjigjurve) vijojnë të deklarojnë shpenzime mujore në nivelin ’20-50 mijë lekë’, dhe kjo peshë nuk ka ndryshuar krahasuar me 6-mujorin e kaluar, por është rritur me 2 pp krahasuar me një vit më parë.

Nga ana tjetër, pesha e familjeve që deklarojnë shpenzime në nivele të larta (mbi 50 mijë lekë në muaj) ka vijuar të rritet, si në terma 6-mujorë dhe në terma vjetorë, ndërkohë që vihet re tendenca e kundërt në rastin e dy grupeve më të ulëta të shpenzimeve. Në përgjithësi, struktura e shpërndarjes së familjeve sipas nivelit të shpenzimeve është zhvendosur drejt një niveli më të lartë shpenzimesh mujore.

Banka e Shqipërisë vërejti se indeksi i të ardhurave dhe indeksi i shpenzimeve kanë shënuar rritje gjatë 6-mujorit të parë, por rritja e indeksit të shpenzimeve ka qenë më e theksuar, duke rezultuar në një përkeqësim të balancës midis të ardhurave dhe shpenzime të familjeve.

Numri i familjeve që kanë deklaruar dhe burime të tjera të qëndrueshme të ardhurash (si qira, interesa bankare etj.) ka rënë në 10% të të përgjigjurve ose 112 familje. Në këtë grup, rreth 61% deklarojnë si burime alternative të ardhurash ‘interesat bankare nga kursimet’ dhe 31% deklarojnë të ardhura nga qiradhënia e pronave. Pjesa tjetër e familjeve deklarojnë kombinim të të dyjave ose burime të tjera të ardhurash.

Euroizimi i të ardhurave të familjeve shqiptare vijon të mbetet i ulët, ku vetëm 14% e të përgjigjurve (161 familje në 1140 familje të përgjigjura) deklarojnë se kanë të ardhura në valutë (kryesisht në euro), në raporte të ndryshme ndaj totalit të të ardhurave mujore. Kjo peshë ka mbetur e pandryshuar në tre vrojtimet e fundit.

Banka e Shqipërisë shpjegon se “‘Indeksi i të ardhurave” është ndërtuar si shumë e peshuar e frekuencave në % të përgjigjeve me koeficientët e përcaktuar për çdo interval si në vijim: ‘deri në 17 mijë lekë’ me 0.2; ‘17-50 mijë lekë’ me 0.4; ‘50-100 mijë lekë’ me 0.6; ‘100-200 mijë lekë’ me 0.8; dhe ‘mbi 200 mijë lekë’ me 1. Vlerat e marra për çdo vit janë kthyer në indeks me bazë vitin 2010 = 100. Rritja e vlerës së indeksit nënkupton rritje të nivelit të të ardhurave mujore.

Gjithashtu  “Indeksi i shpenzimeve” është ndërtuar si shumë e peshuar e frekuencave në % të përgjigjeve me koeficientet e përcaktuar për çdo interval si në vijim: ‘deri në 10 mijë lekë’ me 0.2; ‘10-20 mijë lekë’ me 0.4; ‘20-50 mijë lekë’ me 0.6; ‘50- 100 mijë lekë’ me 0.8; dhe ‘mbi 100 mijë lekë’ me 1. Vlerat e marra për çdo vit janë kthyer në indeks me bazë vitin 2010 =100.

Rritja e vlerës së indeksit nënkupton rritje të nivelit të shpenzimeve të domosdoshme mujore.  Alternativat e lidhura me nivelin e të ardhurave në monedha të huaj janë: (1) ’nuk kam fare’; (2) ‘deri në 10%’; (3) ’10- 50%’; dhe (4) ’mbi 50%’./a.ç

Next Post
Makina ra në greminë në Dajt, kush janë viktima dhe të plagosurit

Makina ra në greminë në Dajt, kush janë viktima dhe të plagosurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sondë me kamera për të zbuluar lidhjet e paligjshme, kreu i UKT: Humbjet në rrjet, një ndër arsyet kryesore të mungesës së ujit

Sondë me kamera për të zbuluar lidhjet e paligjshme, kreu i UKT: Humbjet në rrjet, një ndër arsyet kryesore të mungesës së ujit

March 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, diplomati Bimo: Pse Turqia mund të jetë shënjestra e radhës në rivizatimin e hartave

Tensionet në Lindjen e Mesme, diplomati Bimo: Pse Turqia mund të jetë shënjestra e radhës në rivizatimin e hartave

March 3, 2026
“Pilotët tanë janë mbi qiejt e tyre!”, Netanyahu kërcënon me sulme të mëtejshme kundër Iranit dhe Hezbollahut

“Pilotët tanë janë mbi qiejt e tyre!”, Netanyahu kërcënon me sulme të mëtejshme kundër Iranit dhe Hezbollahut

March 3, 2026
Zhvillohet në Bruksel mbledhja e 17-të e Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”/ BE shqyrton hapat e ndërmarra

Zhvillohet në Bruksel mbledhja e 17-të e Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”/ BE shqyrton hapat e ndërmarra

March 3, 2026
Tensionet gjeopolitike dhe efekti domino/ Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

Tensionet gjeopolitike dhe efekti domino/ Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

March 3, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Po gjykatësen e Ilir Beqaj kush e urdhëroi të shtojë akuza nga xhepi?

March 3, 2026
“Ishte diçka që duhej bërë”, Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

“Ishte diçka që duhej bërë”, Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

March 3, 2026
Foltorja e Berishës në Durrës: Përmbytjet zbuluan shëmtinë e qeverisë, qytetarët meritojnë më shumë

Foltorja e Berishës në Durrës: Përmbytjet zbuluan shëmtinë e qeverisë, qytetarët meritojnë më shumë

March 3, 2026
Goditet rrjeti mafioz shqiptar në Ekuador, 16 të arrestuar dhe mbi 7 tonë drogë e sekuestruar

Goditet rrjeti mafioz shqiptar në Ekuador, 16 të arrestuar dhe mbi 7 tonë drogë e sekuestruar

March 3, 2026
Pse Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë, nëse një shtet anëtar sulmohet! Klauzola që krahasohet me nenin 5 të NATO-s

Pse Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë, nëse një shtet anëtar sulmohet! Klauzola që krahasohet me nenin 5 të NATO-s

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In