• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Raporti i Bankës së Shqipërisë: Shitjet e banesave u rritën me 9 % në tremujorin e dytë të 2018!

by Java News
10/08/2018 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shitjet e banesave u rriten me 9 për qind në tremujorin e dytë të vitit, duke u përshpjetuar në krahasim me një tremujor më parë ku shitjet u zgjeruan me 7.5 për qind, raportoi Banka e Shqipërisë.

Rritja e shitjeve është mbështetur edhe nga kredia për banesa nga bankat. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë zgjerimi i kredisë për blerje banese ishte 6.8%.

Tregu i banesave është përfshirë në zhvillime të vrullshme prej rritjes së investimeve në sektor dhe lejeve më të shumta në numër që po jepen nga bashkitë në të gjithë vendin sidomos në Tiranë.

Numri i tyre në tremujorin e parë ishte 221, nga 211 leje të miratuara në tremujorin e mëparshëm. Në lejet e miratuara gjatë tremujorit të parë 127 ishin leje për ndërtesa për qëllime banimi, ndërsa 94 leje për ndërtesa të tjera (si hotele, ndërtesa për zyra, ndërtesa industriale e të tjera).

Por Banka e Shqipërisë thotë se ndërtimet e reja janë frenuar në raport me një vit më parë. Sektori i Ndërtimit u rrit me 2.1% në terma vjetorë në tremujorin e parë të këtij viti, pas rritjes me 3.8% në tremujorin e mëparshëm, shkruan “monitor”.

Por kjo dinamikë positive është mbështetur nga investimet publike, ashtu edhe nga rritja e flukseve hyrëse të investimeve të huaja direkte.

Megjithatë, rritja më e ngadaltë e investimeve të realizuara për ndërtime të reja vlerësohet të ketë përcaktuar prirjen ngadalësuese të sektorit.

Midis treguesve të tjerë të tërthortë sasiorë, vlera e përafërt e lejeve të miratuara të ndërtimit shënoi rënie për kategorinë e ndërtimeve për qëllime banimi krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Ndërkohë, ky tregues rezulton me rritje vjetore për kategoritë e ndërtimeve të tjera dhe punimeve inxhinierike.

Zhvillimet në sektorin e ndërtimit vlerësohet të mbeten pozitive gjatë tremujorit të dytë.

Në të njëjtën linjë janë edhe sinjalet e marra nga rritja graduale e numrit të lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja dhe kontributi pozitiv i vlerësuar nga sektori publik. Megjithatë, baza e lartë krahasuese e një viti më parë dhe rënia e treguesit të besimit dhe e shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve në ndërtim, kufizojnë në një masë vlerësimet për ritmin e rritjes së sektorit në tremujorin e dytë.

ma.me

Next Post
Mjekët i dhanë 3 javë jetë, sot Artiola bën praktikë në spitalin ku u shërua nga kanceri

Mjekët i dhanë 3 javë jetë, sot Artiola bën praktikë në spitalin ku u shërua nga kanceri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com