• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i Bankës Botërore: ‘Analfabetët’ zotërojnë 45% të vendeve të punës në Shqipëri

by Java News
21/03/2019 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshe nga vendet e Rajonit, në Shqipëri vendet e të punës dominohen nga personat me edukim të ulët (më pak se 8 vjet). Trendët e punësimit në rajonin e Ballkanit të analizuara nga Banka Botërore këto ditë tregojnë të punësuarit në Shqipëri përgjatë 2017-2018 në rreth 45 për qind të tyre kanë edukim shkollor të ulët, kundrejt 22 për qind të mesatares rajonale.

Ndërsa në rajon janë vërejtur zhvillime krejt të kundërta, ku përgjatë vitit 2017-2018, punonjësit me edukim të ulët kanë humbur vendet e punës.

Mesatarisht në rajon vendet e punës u shkurtuan për 3.8 për qind në punonjësit me edukim të ulët, ndërsa vendet e punës për arsimin e lartë u shtuan me 4.2% dhe 1.2 për qind për ata me arsim të mesëm.

Përjashtim me trendin rajonal kanë bërë vetëm Maqedonia dhe Shqipëria ku punësimi për për punonjësit me arsim fillor u rrit.

Më së shumti në grupin e punonjësve me arsim fillor dominojnë gratë. Në Ballkanin Perëndimor, përqindja e grave me nivel të ulët të arsimimit në mesin e popullsisë në moshë pune është më e madhe se përqindja e femrave të arsimuara në fuqinë punëtore.

Punësimi u rrit më shumë në përsonat me arsim të mesëm (përveç Kosovës) dhe atyre me arsim të lartë (përveç Maqedonisë së Veriut). Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe sidomos Mali i Zi raportoi rritje në punësimin e atyre me arsim të ulët.

Ndërsa në Bosnje, Serbi dhe Kosovë vendët e punës për ata me arsim të ulët u shkurtuan.

Në vendet e Europës qëndrore vendet e reja të punës kanë avancuar më shumë për arsimin e lartë. Teksa punësimi ra në mesin e punonjësve me arsim të ulët në Bullgari dhe Hungari.

Punonjësit e moshës së artë (25-54 vjeç) përfaqësonin 75 për qind të të punësuarve në Ballkanin Perëndimor vende, duke filluar nga 71 për qind në Shqipëri dhe Kosovë me 79 për qind në Maqedoninë Veriore.

Pjesa e të rinjve të punësuar ishte më e ulët në Serbi dhe Maqedoni Veriore (afër 6 për qind secila) dhe më e larta në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kosovë (rreth 10 për qind secila).

Grupmosha më e vjetër në punësim varionte nga 15 për qind secila në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë Veriore, pothuajse 20 për qind në Bosnje dhe Herzegovinë dhe 18 për qind në Serbi.(monitor)

 

Next Post
Ngritja e KLGJ-së, ‘qeveria’ e gjyqësorit shkrin Këshillin e Lartë të Drejtësisë

SHBA-BE do marrin në pyetje kandidatët për në SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In