• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Raporti “Guardia di Finanza”: 200 orë fluturime, vetëm 0.8 hektarë në gjithë vendin!

by Java News
13/02/2019 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria, një destinacion kyç për prodhimin dhe tranzitimin e substancave narkotike është një fjali që bazuar në të dhënat e “Guardia di Finanza” do t’i mbetet historisë. Shifrat e publikuara ditën e sotme në raportin vjetor mbi hashashin në vendin tonë, të dhëna të përpiluara eksluzivisht nga italianët pa asnjë input nga pala shqiptare, tregojnë se fenomeni i hashashit në mos është zhdukur, është në një agoni të plotë.

Nga pothuajse 200 orë fluturime që kanë skanuar të gjithë territorin e vendit, është arritur të zbulohen vetëm 0,8 hektarë të mbjellë me kanabis, një përgjysmim krahasuar me vitin 2017, i cili nga ana e tij ishte viti më i suksesshëm në historinë e vendit.

Vetëm pesë vite më parë, në vitin 2013, “Guardia di Finanza” evidentonte në shumë më pak orë fluturimi plotë 320 hektarë të gjelbëruar nga hashashi, pa llogaritur Lazaratin, ku të dhënat flisnin edhe për 300 hektarë shtesë. Fenomen Përsa i përket parcelave të mbjella, në vetëm pak vite kemi rënë nga disa qindra, në vetëm 27 të vitit 2018.

Të dhënat për reduktimin drastik të kultivimit të kanabisit në vendin tonë konfirmohen edhe nga numri i hashashit “made in Albania” të sekuestruar gjatë vitit të lënë pas në Itali.

Në total, policia e vendit fqinj arriti të ndalonte 6,5 tonë hashash me prejardhje nga vendi ynë, një reduktim drastik krahasuar me 35 tonët e 2017-s.

Ndërkohë, Policia e Shtetit raporton se përgjatë vitit kalendarik 2018 u shpallën 220 persona në kërkim, gjysma e të cilëve tanimë të vendosur në pranga.

Dorës së shtetit nuk i kanë shpëtuar edhe funksionarët e saj që ndër vite janë pasuruar nga ky flirt i vazhueshëm me krimin. 47 drejtues të njësive administrative, policë bashkiakë apo roje pyjore të arrestuar për moskallëzim krimi, 14 policë të pushuar nga puna dhe 9 të tjerë të arrestuar.

Kapja në janar e Klement Balilit në fakt paralajmëroi një “furtunë” të re në luftën kundër drogës. Të dhënat e “Guardia di Finanza” konfirmojnë se taktika e ndjekur po jep sukses.

Në këto rezultate të shkëlqyera të arritura në luftën kundër drogës për vitin e lënë pas, një kontribut të rëndësishëm kanë dhënë edhe disa taktika inovatore të provuara për herë të parë në vendin tonë.

Përveç punës së saj zbuluese në terren, Policia e Shtetit ka përpiluar një numër hartash digjitale për të gjithë territorin e vendit, ka punuar në parandalimin e përhapjes së farërave dhe ka ushtruar kontrolle të vazhdueshme në sera, tunele apo infrastruktura të tjera të braktisura ushtarake, që ndër vite janë përdorur me sukses nga grupet kriminale të kultivimit të hashashit.

/a.meta

Next Post
Provokon me bikini, i dashuri i 25-vjeçares nuk ia heq duart nga…

Provokon me bikini, i dashuri i 25-vjeçares nuk ia heq duart nga...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In