• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Raporti/ Gratë më tepër punë të papaguar se burrat

by Lorenc Vangjeli
15/12/2015 22:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vazhdimësia e progresit në Evropë dhe Azinë Qendrore varet nga krijimi i mundësive më të mira për punësim dhe i kushteve më të mira të punës për të gjithë burrat dhe gratë. Ky përfundim është nxjerrë sipas Raportit të Zhvillimit Njerëzor 2015 me titull “Puna për zhvillimin njerëzor”, i prezantuar këtu sot nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD).

Vendet në zhvillim të Evropës dhe Azisë Qendrore kanë treguar progres të qëndrueshëm në nivelet e zhvillimit njerëzor. Ky rajon, së bashku me Amerikën Latine dhe Karaibet, kanë Treguesin më të lartë të Zhvillimit Njerëzor (HDI) ndërmjet të gjitha rajoneve në zhvillim. Megjithatë, sfidat komplekse, duke përfshirë globalizimin, ndryshimet demografike, flukset e mëdha të emigrimit, progresin e shpejtë teknologjik dhe degradimin e mjedisit,  mund të rrisin pabarazitë dhe të përmbysin arritjet më të fundit drejt zhvillimit në këto vende.

Raporti i nxit qeveritë që të shikojnë përtej sektorit formal dhe të marrin në konsideratë lloje të ndryshme të punës, si përkujdesja e papaguar, puna vullnetare ose krijuese, të cilat gjithashtu përmirësojnë në mënyrë të ngjashme mirëqenien e njerëzve dhe të shoqërive.

“Vendet në zhvillim të Evropës dhe të Azisë Qendrore kanë ruajtur nivele krahasimisht të ulëta të pabarazive, edhe kur bëhet fjalë për çështjet gjinore. Por puna e denjë duhet të luajë një rol qendror në përpjekjet e mëtejshme për zhvillim”,  – u shpreh Cihan Sultanoglu, Ndihmës Administratore dhe Drejtore e Zyrës Rajonale të PNUD-it për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura. “Tashmë vendet mund ta ngrenë suksesin e tyre nëse fokusohen më tepër në arsimim dhe aftësim, pjesëmarrje dhe mbrojtjen sociale”,  – shtoi ajo.

Evropa dhe Azia Qendrore së bashku, kanë një shkallë punësimi prej 51 për qind, i dyti më i ulët ndërmjet rajoneve në zhvillim pas Shteteve Arabe. Ndërkohë, papunësia tek të rinjtë është në nivelin 19,5 për qind dhe në disa shtete në rajon është edhe më akute. Gjithashtu, rajoni shënon edhe një numër të madh emigrantësh dhe punonjësish informalë që nuk përfitojnë nga asnjë lloj rrjeti i sigurisë sociale.
Në shumë vende të rajonit, nivelet e ulëta të rritjes së popullsisë, emigracioni dhe plakja me ritme të shpejta e popullsisë po çojnë në rënien e kësaj të fundit dhe në tkurrjen e forcës punëtore, e njohur edhe si shterimi i dividendit demografik.
Për t’i bërë mundësitë për punësim më të qëndrueshme nevojitet transformim ekonomik dhe promovim i aftësive të reja
Prioritetet më strategjike për vendet në zhvillim të Evropës dhe Azisë Qendrore mbeten që këto vende të bëhen më pak të cenueshme ndaj ndryshimeve klimatike dhe të përmirësojnë efiçencën e energjisë, rajon për të cilin treguesit sugjerojnë se është me intensitetin më të lartë të karbonit në botë. Promovimi i punëve ekologjike, si edhe industritë vendase më konkurruese dhe transparente, duke përfshirë sektorët e industrisë nxjerrëse, do të forconin zhvillimin njerëzor dhe do t’i bënin ekonomitë e tyre më të qëndrueshme.
Raporti vë në dukje një hendek në zgjerim të aftësive dhe tregon se ka një mospërputhje në rajon ndërmjet aftësive aktuale dhe atyre që kërkohen nga një ekonomi e globalizuar. Ndërkohë që vendet në rajon kanë përqindjen më të lartë të popullsisë në moshë universitare ndërmjet rajoneve në zhvillim, lëvizja drejt një mjedisi të qëndrueshëm dhe efiçencës së energjisë kërkon aftësi, teknologji dhe standarde të reja.

“Po lëvizim drejt një bote gjithnjë e më të polarizuar të punës. Nuk ka pasur asnjëherë moment më të mirë për të qenë një punonjës shumë i kualifikuar dhe moment më të keq për të qenë i pakualifikuar. Nëse nuk merren masa, shumë njerëz, sidomos ata që tashmë ndodhen në grupet e margjinalizuara, mund të mbeten pas.”   – u shpreh Selim Jahan, Drejtor i Zyrës për Raportin e Zhvillimit Njerëzor dhe autor kryesor i raportit.

Raporti thotë se zhvillimi i aftësive, vazhdimësia e transferimit të teknologjive dhe adresimi i pabarazive ndërmjet brezave mund t’i ndihmojnë punonjësit që të kapërcejnë mospërputhjet në aftësi.

Gratë kanë mundësi të reja punësimi, por sërish ato kryejnë më tepër punë dhe përgjegjësi përkujdesjeje të papaguar sesa burrat. Pabarazitë gjinore siç maten nga Treguesi i Pabarazisë Gjinore janë më të ulëta në rajonin në zhvillim të Evropës dhe Azisë Qendrore sesa në rajonet e tjera në zhvillim. Kjo kryesisht vjen si rezultat i shkallës së ulët të vdekshmërisë së nënave. Raporti pranon veçanërisht suksesin e arritur në fushën e pjesëmarrjes së grave në shoqërinë civile dhe qeveri, në një kontribut të veçantë për raportin nga Roza Otunbayeva, Ish-Presidente e Republikës së Kirgistanit.

Sidoqoftë, raporti gjithashtu thekson se gratë fitojnë mesatarisht 19 për qind më pak sesa burrat për punën e paguar dhe se 30 për qind e grave të papuna janë në punësim vulnerabël. Burrat në rajon kanë gjithashtu më tepër gjasa sesa në çdo rajon tjetër që ta shpenzojnë kohën e tyre në aktivitete argëtuese krahasuar me gratë. Përveç kësaj, gratë shpesh mbajnë peshën e sigurimit të jetesës për familjet dhe komunitetet e tyre, një tendencë e cila ka gjasa të përkeqësohet me plakjen e popullsisë.

Raporti i nxit vendet që të përmirësojnë jetët e grave përmes garantimit të pagës së barabartë, ofrimit të lejes së denjë prindërore dhe trajtimit të ngacmimit dhe normave sociale, të cilat përjashtojnë një numër të madh prej tyre nga puna e paguar. Ai gjithashtu bën thirrje për shpërndarje më të barabartë të punës së përkujdesjes. Evropa dhe Azia Qendrore duhet të zhvillojnë strategji të synuara për të zhdukur trafikimin e qenieve njerëzore, – thotë raporti.

Përcaktimi i axhendës së re për punën
Ndërkohë që reagimet me politika ndaj botës së re të punës do të jenë të ndryshme ndërmjet vendeve, tre grupe të reja politikash do të jenë jetike nëse qeveritë dhe shoqëritë dëshirojnë të rrisin në maksimum përfitimet dhe të minimizojnë vështirësitë në botën e re në evoluim të punës. Strategjitë nevojiten për të krijuar mundësi punësimi dhe për të garantuar mirëqenien e punonjësve. Si rezultat, raporti propozon një axhendë veprimi në tre drejtime:

Një Kontratë të Re Sociale ndërmjet qeverive, shoqërisë dhe sektorit privat për të garantuar se në formulimin e politikave do të merren në konsideratë nevojat e të gjithë anëtarëve të shoqërisë, në veçanti të atyre që punojnë jashtë sektorit formal.

Një Marrëveshje Globale ndërmjet qeverive për të garantuar të drejtat dhe përfitimet e punëtorëve në të gjithë botën.
Një Axhendë për Punë të Denjë, ku përfshihen të gjithë punonjësit, e cila do të ndihmojë në promovimin e lirisë së shoqërimit, barazisë, sigurisë dhe të dinjitetit njerëzor në punë. /Shqiptarja

Next Post

Arrestohet hakeri që vodhi të dhënat e 6.7 milion fëmijëve nga VTech

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
Kosova vendos, Bedri Hamza: Zgjedhjet do të sjellin stabilitet politik në Kosovë

Kosova vendos, Bedri Hamza: Zgjedhjet do të sjellin stabilitet politik në Kosovë

December 27, 2025
Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

December 27, 2025
“Erdha sot vetëm për ty”/ Demokrati në foltoren e Salianjit në Shkodër: Nuk kam ardhur këtu në takimet që ka bërë Berisha

“Erdha sot vetëm për ty”/ Demokrati në foltoren e Salianjit në Shkodër: Nuk kam ardhur këtu në takimet që ka bërë Berisha

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com