Përtej retorikës politike shifrat dhe faktet e ofruara nga Guardia Di Finanza italiane, nxjerrin në pah faktin se qeverisja e ish kryeministrit Berisha ka qenë shumë problematike sa i përket sipërfaqeve të mbjellura me hashash. Sipas raportit, rezulton se gjatë qeverisjes së PD-së sipërfaqja e drogës së mbjellë në vitin 2013 ka qenë 323 hektarë, ndërsa gjatë vitit 2016 ajo ka qenë në rreth 210 hektarë.
Qartazi këto të dhëna dëshmojnë se qeverisja e ish kryeministrit Berisha ka gjelbëruar në hashash në të gjithë vendin. Si për të bërë edhe më të pavlerë propogandën e PD-së dhe të ish kryeministrit Berisha, faktet provojnë se në 2013, kohë kur berisha ishte kryeministër asgjësoheshin vetëm 7.5% e sasisë, ndërsa në 2016 u shkatërrua 99.8 % e saj.
ma.me