• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti/ Fatura të rreme nga deputetët dhe punonjës pa detyra, dëmet ekonomike të Kuvendit

by A R
22/06/2017 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e Parlamentit Shqiptar kanë abuzuar me paratë e taksapaguesve sa i takon shpenzimeve për udhëtime jashtë vendit, për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare, ku përfshihen biletat e udhëtimit, fjetja, dietat e etj.

Deputetët, në shumë raste, janë nisur më herët për të marrë pjesë në konferenca të ndryshme, duke u argëtuar me parë publike.

Gjithashtu, deputetët kanë ndryshuar itinerarin e udhëtimit, duke prerë bileta të reja, po me paratë publike. Në raste të tjera, paratë janë shpenzuar, por udhëtimet nuk vërtetohen që janë kryer.

Ky është konstatimi i raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, mbi auditimin e rregullueshmërisë financiare në Kuvendin e Shqipërisë, për vitet 2014, 2015 dhe 2106. Sipas raportit të aditimit, i cili ka përfunduar në 18 shkurt të 2017, anëtarët e delegacioneve të Parlamenti Shqiptar, në disa raste, kanë udhëtuar jashtë vendit para datës së nisjes së parashikuar në itinerarin e udhëtimit, me shpenzime të taksapaguesve.

“Nga auditimi u konstatua se ka mospërputhje mes datës së nisjes sipas urdhrit të Sekretarit të Përgjithshëm dhe itinerarit të parashikuar në ftesën për ofertë (data e parashikuar e nisjes është 25.09.2016, pra dy ditë më herët si dhe 26.09.2016, pra një ditë më herët). Nga verifikimet e kryera të urdhërshpenzimeve dhe urdhërshërbimeve respektive, rezultoi se ndonëse janë nisur më herët, janë mbuluar nga buxheti i shtetit shpenzimet për fjetje dhe dieta”, thuhet në raportin e siguruar nga Shqiptarja.com.

Ndryshimi i itinerarit  
Po ashtu, deputetët, kanë ndryshuar edhe itinerarin e udhëtimit, duke u kthyer më herët në Shqipëri, duke prerë bileta të reja me paratë publike. Ndryshimin e itinerarit deputetë e kanë justifikuar me arsye madhore shëndetësore në familje, por pas kësaj manovre ka dyshime se fshihet përdorimi i parave publike për t’u argëtuar dhe për të përdorur mjete të tjera udhëtimi.

“Gjithashtu u konstatua se, në procesverbalin e datës 23.09.2015, i mbajtur nga Komisioni i Prokurimit me vlerë të vogël, i caktuar me urdhrin nr. 199, datë 07.09.2015, në zbatim të urdhrit të prokurimit nr. 203, datë 22.09.2015, me objekt ‘blerje bilete udhëtimi me avion dhe tren Tiranë-Romë-Paris-Strasburg-Paris-Tiranë’, reflektohet ndryshimi i itinerarit për biletën e kthimit të deputetit (për arsye madhore shëndetësore në familje).

Për sa më sipër, bashkëlidhur praktikës, është e korrespondenca shkresore për anulimin e biletës së kthimit si dhe për prerjen e një bilete tërësisht të re, me datë 28.09.2015 (itinerari Strasburg-Tiranë) me vlerë 54 000 lekë, e cila përbën kosto shtesë mbi shumën fillestare të planifikuar për këtë udhëtim”, thuhet në raportin e KLSH.

Shkelja
KLSH, nga auditimi ka konstatuar se, në mbështetje të rregulloresh së brendshme për udhëtimet ndërkombëtare, miratuar me vendimin nr. 18. datë 11.11.2014, parashikohet se në rastet kur deputeti ndryshon itinerarin e udhëtimit apo anulon udhëtimin për arsye personale, diferenca në çmim me pjesën tjetër të delegacionit dhe pagesa e biletës së anuluar do të përballohet nga vetë deputeti. Në rastin konkret, kjo rregullore nuk është zbatuar, pasi paratë janë paguar nga buxheti.

Dyshime për udhëtime të rreme  
Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se në disa raste nuk vërtetohet me dokumentacion nëse udhëtuesi ka udhëtuar apo jo në destinacionin e përcaktuar, pasi mungon konfirmimi përkatës, duke hedhur dyshime të forta për udhëtime të rreme, ku para janë përvetësuar apo janë përdorur për destincaione të tjera, për arsye personale.

“Në praktikat e shërbimeve për udhëtime ndërkombëtare që shoqërojnë urdhrat e Sekretarit të Përgjithshëm, mungojnë ‘boarding pass-et’, edhe pse në rregulloret e brendshme të Kuvendit parashikohet se, shërbimi i financës përgatit urdhër-pagesën, të cilës u bashkëlidhet dokumentacioni i përcjellë nga shërbimi i prokurimeve dhe boarding pass i secilit ose një konfirmim i Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë për personat që kanë udhëtuar.

Shërbimi i Marrëdhënieve me Jashtë, strukturë që ndjek procedurat e udhëtimeve jashtë shtetit, nuk mund ta provojë saktësisht nëse udhëtuesi ka udhëtuar apo jo në destinacionin e përcaktuar. Këtë nuk mund ta provojë as fatura tatimore e lëshuar nga agjencia e udhëtimeve dhe as bileta e udhëtimit nëse ajo nuk është vulosur dhe shoqëruar boarding pass që vërteton se udhëtari ka udhëtuar në avionin e linjës”, thuhet në raport.

Nga Kina në Zambia, si i shpenzuan deputetët 640 milionë lekë

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe stafi i këtij institucioni kanë shpenzuar 640 milionë lekë të vjetër gjatë vitit të shkuar për udhëtime jashtë shtetit, bileta avioni, hotele dhe dieta. Shifra është bërë e ditur përmes një raporti financiar të vetë Kuvendit të Shqipërisë që “Shqiptarja.com” disponon. Janë shpenzuar 32 milionë lekë për blerje bileta udhëtimi jashtë shtetit. Gjatë vitit 2016 axhenda e aktiviteteve ndërparlamentare ka qenë e ngjeshur. Kanë udhëtuar 418 staf dhe deputetë në destinacione të ndryshme (130 staf dhe 288 deputetë).

Nga këto 10 kanë qenë jashtë Evropës si disa udhëtime drejt Uashingtonit, Nju Jorkut, Filadelfia, Kinë, Zambia. Rreth 32 milionë lekë janë shpenzuar edhe për dieta, akomodim, transport aeroport-destinacion dhe anasjelltas”, thuhet në raportin financiar të Kuvendit për vitin 2016. Nga tabela krahasimore e përgatitur nga Kuvendi kjo shifër është tre herë më e lartë se e vitit 2012. Po cilat janë parashikimet në këtë drejtim për vitin 2017?

Në relacionin që Albana Shtylla i dërgon Byrosë së Kuvendit për buxhetin e vitit 2017, thuhet se kjo shifër do të arrijë deri në 570 milionë lekë të vjetra. “Shpenzimet për udhëtime jashtë vendit (Bileta, hotel, dieta) janë detajuar në vlerën totale prej 57 milionë lekësh. Shpenzime për pritje dhe përcjellje e të tjera protokollare është parashikuar 16.5 milionë lekë”-thuhet në relacion. Kuvendi thotë se gjatë vitit 2016 ka kursyet nga fondi i pagave.

“Mosrealizimi i fondeve të pagave për programin legjislativ vjen për shkak se numri faktik i deputetëve ishte 138 nga 140 për të cilët janë planifikuar pagat (Klosi dhe Rama marrin paga si ministër dhe kryeministër), janë ndaluar si penalitet për mospjesëmarrjen në seanca plenare dhe mbledhje të komisioneve parlamentare.

Nuk është plotësuar struktura me një këshilltar grupi parlamentar si dhe me 14 punonjës të zyrave zgjedhore, që për shkak të mospërgjigjes nga strukturat vendore për hapësira, nuk është bërë e mundur hapja e të gjitha zyrave dhe punësimi i planifikuar. Sa më sipër, nga analizat e bëra në institucion, janë kryer për tu përdorur në sektorë të tjerë 42 milionë lekë nga fondi i pagave dhe sigurimeve shoqërore”,-thuhet në raport.

Raporti i KLSH, Kuvend punonjës pa detyra të përcaktuara

Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë auditimit të Kuvendit të Shqipërisë, ka konstatuar probleme sa i takon menaxhimit të burimeve njerëzore. Sipas raportit, punonjës të Kuvendit marrin rrogën pa i ditur se çfarë pune bëjnë.

Në raport konstatohet se ka mungesë të përshkrimit të punës për sekretarin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian. Gjithashtu, sipas raportit, për vitet 2014-2015 vlerësimet për punonjësit nuk janë protokolluar sipas akteve ligjore.

Kuvendi: Kursyem, deputetët ​nuk sollën faturat e hoteleve

Në raportin financiar për vitin 2016, Kuvendi thotë se ka kursyer pasi deputetët kanë bërë mungesa ose nuk kanë plotësuar dokumentacionin e duhur për ribursimin e faturave./Shqiptarja.com

Next Post
Shfrytëzoi për prostitucion në bashkëpunim me partneren 25-vjeçaren, ja çfarë thotë “Tony Montana”

Shfrytëzoi për prostitucion në bashkëpunim me partneren 25-vjeçaren, ja çfarë thotë "Tony Montana"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In