• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Raporti i Eurostat/ Shqiptarët të parët në shpenzime për ushqimet

by A R
19/06/2017 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria mund të ketë çmime më të lira se në shumë vende të Europës, por të ardhurat e ulëta, që marrin në raport me vendet e tjera, bëjnë që ata të shpenzojnë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit për të siguruar nevojat minimale jetësore të të ushqyerit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, që matin shpenzimet finale për konsum nga familjarët sipas qëllimit të konsumit, konsumatorët shqiptarë shpenzojnë 39% të buxhetit për të blerë ushqime dhe pije joalkoolike.

Kjo është përqindja më e lartë jo vetëm nga shtetet e Bashkimit Europian, por edhe në raport me fqinjët në rajon. Shteti i dytë pas nesh është Bosnja, me 34% të totalit, i ndjekur nga Maqedonia me rreth 32%, Rumania 29%, Mali i Zi 28% dhe Serbia 25.7%.

Sipas Eurostat, për mesataret e 28 shteteve të BE-së (nuk janë publikuar të dhënat pa Britaninë), pesha që shpenzohet për ushqime është  vetëm 12.4% e totalit të shpenzimeve mujore të një familjeje. Britanikët janë ata që shpenzojnë më pak për ushqime e pije jo alkoolike, me vetëm 8.7% të totalit, të ndjekur nga Luksemburgu me 9.1%.

Të dhënat të tjera të Eurostat tregojnë se në vlerë absolute, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri janë më të lira, sa 68% e mesatares europiane, të dytat më të lira pas Maqedonisë, teksa çmimet në shtetin fqinjë janë sa 58% e mesatares së Bashkimit Europian.

Më të shtrenjtat në Europë, çmimet e ushqimeve janë në Zvicër, në 172% të totalit të mesatares së BE-së. Edhe në Britani, që ka shpenzimet më të ulëta për ushqime, çmimet janë 11% më të shtrenjta se mesatarja e BE-së, por britanikëve nuk u rëndon blerja e produkteve jetike, për shkak të të ardhurave të larta.

Janë pikërisht të ardhurat e ulëta ato që bëjnë që konsumatorët shqiptarë të shpenzojnë më shumë për ushqim e pije jo alkoolike, dhe më pas të mendojnë për shëndetin, energji, argëtim, veshje, ngrohje etj.

Po sipas Eurostat, Shqipëria renditet një nga vendet e fundit në Europë për sa i përket të ardhurave për frymë, që prej disa vitesh ka ngecur në 30% të mesatares së BE-së, e fundit në rajon.

Sipas peshave të publikuara nga INSTAT, pasi harxhojnë rreth 40% të buxhetit për ushqime, familjarëve shqiptarë u mbeten 4.4% për Pije alkoolike dhe duhan; 4% për Veshje dhe këpucë; 20.7% për Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji; 6.5% për Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë; 3% për Shëndetin; 6.2% për Transportin; 2.5% për Komunikimin; 2.6% për Argëtim dhe kulturë; 2.5% për Shërbimin arsimor; 2.9% për Hotele, kafene dhe restorante; 4.7% për Mallra dhe shërbime të ndryshme./Monitor/a.m.

eurostat tabela – See more at: http://shqiptarja.com/home/1/eurostat-shqiptar-t-populli-q–shpenzojn–shum–p-r-ushqime-425583.html#sthash.jyhvCIVc.dpuf

Next Post
‘Gjykatës me 8 shtëpi duan të pengojnë Vettingun’, Rama: Nuk do të lëkundemi

Rama i përvishet LSI-së: Janë si një biznes, nuk kanë lidhje me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trupa të grumbulluara brenda një spitali e snajperistë mbi çati, pamje të reja nga Irani

Trupa të grumbulluara brenda një spitali e snajperistë mbi çati, pamje të reja nga Irani

January 27, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Pezullimi i Ballukut / Sot pritej vendimi, por Kushtetuesja kërkon më shumë kohë

January 27, 2026
‘Sikur djalli të interpretonte Biblën’, Balla-Berishës: Kur raportonte Ina Rama këtu ti lije sallën

Akuzat për protestën, Balla i kujton opozitës 8 Janarin: Krahu i Berishës me çekiçë, ai i Bashës me gaz lotsjellës

January 27, 2026
Firmoset “nëna e të gjitha marrëveshjeve”, Bashkimi Europian dhe India përmbyllin paktin e madh tregtar

Firmoset “nëna e të gjitha marrëveshjeve”, Bashkimi Europian dhe India përmbyllin paktin e madh tregtar

January 27, 2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

January 27, 2026
Ishte emëruar në mënyrë të paligjshme, Prokurorja amerikane largohet nga detyra

Ishte emëruar në mënyrë të paligjshme, Prokurorja amerikane largohet nga detyra

January 27, 2026
Protesta e Berishës, Koçiu në Kuvend: Policia u përball me dhunë, të mos përdoren fëmijët si mburojë politike

Protesta e Berishës, Koçiu në Kuvend: Policia u përball me dhunë, të mos përdoren fëmijët si mburojë politike

January 27, 2026
Dëmshpërblimet për përmbytjet, Braçe i kthehet Vengut: Ku janë paratë? S’po i gjej as në buxhet as në relacion

Dëmshpërblimet për përmbytjet, Braçe i kthehet Vengut: Ku janë paratë? S’po i gjej as në buxhet as në relacion

January 27, 2026
Ndërprerja e energjisë në Berlin, 1 milion euro shpërblim për informacione mbi ekstremistët Vullkan

Ndërprerja e energjisë në Berlin, 1 milion euro shpërblim për informacione mbi ekstremistët Vullkan

January 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 28 Janar 2026

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In