• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Raporti i europianëve: Shqipëria “nyje” e trafikut të heroinës, rekord droge në vitin 2015

by A R
13/11/2017 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendra Europiane e Drogave dhe e Varësisë së Drogave (EMCDDA) në raportin Shqipëria, Raporti Kombëtar për Drogat 2017 (Albania, National Drug Report 2017) në analizën që ka bërë për situatën e Drogave dhe Varësisë së Drogave në vend ka dhënë dhe një panoramë të tregut të jashtëligjshëm. E konsideruar si një vend prodhues i kanabisit, EMCDDA ngre shqetësimin se vendi pas kanabisit e kokainës, së fundmi po kthehet në një nyje të trafikimit të heroinës dhe se një pjesë e drogave të forta mbetet në vend. Si janë çmimet në vend dhe sasitë e zëna ndër vite…

Shqipëria konsiderohet një vend prodhues i kanabisit, thuhet në raport. Vendet kryesore të furnizimit me kanabis nga Shqipëria janë vendet fqinje në Ballkanin Perëndimor dhe ato të Bashkimit Europian. Për të luftuar këtë fenomen, Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë plane vjetore veprimi. Produktet e kanabisit janë ndër drogat të kapura më shpesh në Shqipëri. Nga viti 2012, ka pasur një numër në rritje të identifikimit dhe të shkatërrimit të plantacioneve me kanabis.

Në vitin 2015, Policia Shqiptare raportoi një numër rekord të sasisë së zënë të kanabisit prej 1198 plantacionesh dhe shkatërrimin e 797422 rrënjëve. Shtuar kësaj, janë kapur gjithashtu sasi të mëdha të kanabisit të presuar. Sipas të dhënave sasia e zënë e kanabisit nga u rrit nga 310 tonë në 2010, në 1093 tonë në 2014, ku një sasi rekord prej 102 tonësh u kap.  Nga viti 2014 deri  në 2015, tre laboratorë të prodhimit të vajit të kanabisit u shpërbënë.

Duke qenë pjesë e degëzimit jugor të rrugës ballkanike, Shqipëria është vendi tranzit i trafikut të heroinës. Rrugët kryesore që përdoren janë Turqi-Bullgari-Maqedoni-Shqipëri dhe Turqi-Bullgari-Maqedoni-Kosovë-Shqipëri. Heroina transportohet në Shqipëri me kamionë, autobusë, makina etj,. Të dhënat e disponueshme tregojnë se destinacionet kryesore të trafikimit të heroinës nëpërmjet Shqipërisë janë Italia dhe Greqia, por një pjesë e sasisë së trafikuar mbetet në vend për konsumatorët në Shqipëri.

Në vitet e fundit, sasia e zënë e heroinës ka qenë disi e qëndrueshme, por sasia e zënë ka varjuar nga viti në vit. Sipas të dhënave të disponueshme sasia e zënë në Shqipëri ka qenë më e ulët nga 2010 në 2011 (respektivisht janë kapur 15.5 kg dhe 21.4 kg), ndërsa në 2012-n sasia e zënë e heroinës u katërfishua në 87.7 kg. Në 2013-n në total pati 95 raste të sasisë së kapur, ku u sekuestruan rreth 74.3 kg heroinë. Në 2014 kishte 81 raste dhe 73.5 kg të zëna, ndërsa në 2015 87 raste dhe 36.9 kg heroinë e zënë.

Kokaina (pluhur) duket se hyn në Shqipëri në sasi të vogla, kryesisht nëpërmjet korrierëve apo  shpërndarjeve postare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Amerikës së Jugut, të njohura për prodhimin e kokainës. Në vitet e fundit, të dhënat tregojnë se rastet e transportimit me anë të kontejnerëve janë shtuar. Një laborator i përfshirë me nxjerrjen dytësore të kokainës u identifikua dhe u shpërbë në 2015-n.

Ky operacion rezultoi me zënien e 20 kg kokainë pluhur, e cila ishte e destinuar për në Gjermani. Pjesa më e madhe e kokainës së trafikuar në vend mendohet të jetë për përdorim të brendshëm, por droga trafikohet edhe më tej, kryesisht në Greqi dhe në Itali. Që nga 2010, numri i rasteve dhe sasia e zënë janë në trend rritës. Në 2015, pati një numër rekord të rasteve të ndaluara. 71, dhe të sasisë së zënë prej 27.1 kg, të cilat u raportuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Drogat sintetike nuk janë të shpeshta në tregun shqiptar të drogave.

Të dhënat tregojnë se çmimi në tregun e zi për një gramë kanabis në 2015-n ishte 1-1.3 euro. në 2012-n, çmimi në tregun e zi i heroinës varjonte nga 21 deri në 25 euro për gramë. Pastërtia e heroinës në tregun e zi përllogaritej rreth 4 për qind. Çmimi për 1 gramë kokainë në 2012 varjonte nga 50-100 euro për gramë, ndërsa pastërtia ishte rreth 27 për qind. Kanabisi i kultivuar në vend vijon të mbetet droga kryesore në tregun shqiptar të drogave. “Shqipëria është gjithashtu vend tranzit i heroinës dhe së fundmi dhe i kokainës”, përfundon raporti. /monitor

Next Post
VIDEO/ Misteri në Krime, miliona kandilë deti ‘pushtojnë’ portin e Balaklavës

VIDEO/ Misteri në Krime, miliona kandilë deti 'pushtojnë' portin e Balaklavës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas thashethemeve për ndarje, JD Vance dhe bashkëshortja e tij ndajnë lajmin: Presim fëmijën tonë të katërt!

Pas thashethemeve për ndarje, JD Vance dhe bashkëshortja e tij ndajnë lajmin: Presim fëmijën tonë të katërt!

January 21, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Zëri në audio-regjistrim është…

Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Zëri në audio-regjistrim është…

January 21, 2026
Ish-deputetja e PS-së Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

Ish-deputetja e PS-së Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

January 21, 2026
Edi Rama: Krimi i Berishës dhe faji i SPAK

Edi Rama: Krimi i Berishës dhe faji i SPAK

January 21, 2026
“Me të ardhura nga krimi”, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri në vlerë 400 mijë euro

“Me të ardhura nga krimi”, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri në vlerë 400 mijë euro

January 21, 2026
Bardella dhe Farage distancohen nga Trumpi: Nëse dorëzohemi para tij, rrezikohen…

Bardella dhe Farage distancohen nga Trumpi: Nëse dorëzohemi para tij, rrezikohen…

January 21, 2026
Fotot e zbuluara nga BBC-ja zbulojnë viktimat e represionit brutal në Iran

Fotot e zbuluara nga BBC-ja zbulojnë viktimat e represionit brutal në Iran

January 21, 2026
“I paguajmë më shumë se Presidenti”, Rama për 21 Janarin: SPAK duhet t’i kishte kërkuar GJKKO-së drejtësi!

“I paguajmë më shumë se Presidenti”, Rama për 21 Janarin: SPAK duhet t’i kishte kërkuar GJKKO-së drejtësi!

January 21, 2026
Trump fton Osmanin në Bordin e Paqes, Rama: Forcon më tej marrëdhënien e Amerikës me popullin shqiptar

Trump fton Osmanin në Bordin e Paqes, Rama: Forcon më tej marrëdhënien e Amerikës me popullin shqiptar

January 21, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Rasti i Irena Gjokës, përtej shkumës në emër të moralit popullor

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In