• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Raporti i “The Economist”: Melburni, qyteti më i mirë për të jetuar

by A R
17/08/2017 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Melburni është për të shtatin vit rradhazi qyteti më i këndshëm në botë, ndërkohë që terrorizmi dhe tensionet diplomatike zvogëlojnë kushtet e jetesës kudo në botë, sipas raportit vjetor të “The Economist”.

Malburni klasifikohet në krye të 140 qyteteve të studiuara, para kryeqytetit austriak, Vjena dhe tre qyteteve kanadeze, Vankuver, Toronto dhe Kalgëri, që përbëjnë pesë më të mirët.

“Kjo është një fitore për të gjithë viktorianët, që kontribuojnë kaq shumë që ta bëjnë Melburnin vendin më të mirë në botë për të jetuar”, deklaroi Daniel Andrews, kryeministri i shtetit të Viktorias, ku kryeqyteti është Melburni.

Ky studim, i publikuar të mërkurën, i vlerëson qytetet sipas pesë kritereve të mëdha, stabiliteti, shërbimet e shëndetësisë, kultura dhe mjedisi, edukimi dhe infrastruktura.

Sipas këtij klasifikimi, metropolet e mëdha si Nju Jorku, Londra, Parisi dhe Tokio janë plot aktivitet por vuajnë nga një kriminalitet i lartë dhe transporte publike të mbipopulluara.

Në të kundërt, “Economist’s Intelligence Unit” ka konstatuar se qytetet mesatare në vendet e pasura kanë cilësinë më të mirë të jetës.

“Këto qytete promovojnë një seri aktivitetesh krijuese pa sjellë nivel të lartë të kriminalitetit apo infrastruktura të mbipopulluara”, thekson ky raport.

Megjithatë, stabiliteti në botë vuan nga rritja e veprimeve terroriste.

“Veprime të terrorizmit të dhunshëm kanë ndodhur në shumë vende, si Australia, Bangladeshi, Belgjika, Franca, Pakistani, Suedia, Turqia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja”, konstaton ky studim.

Pavarësisht se nuk bëhet fjalë për një fenomen të ri, frekuenca dhe përhapja e terrorizmit është rritur ndjeshëm dhe është bërë më e rrezikshme.

Nga ana tjetër, ky raport tregon se shumë qytete amerikane janë skualifikuar vitet e fundit për shkak të trazirave në rritje, kryesisht të lidhura me personat me ngjyrë të vrarë nga policia.

“Për më tepër, vendi po përballet me manifestime kundër politikës së presidentit Donald Trump”, thekson raporti duke shtuar se tensionet diplomatike nga Koreja e Veriut tek Rusia dhe Ukraina, rrit paqëndrueshmërinë në botë.

Në fund të klasifikimit gjenden kryeqyteti i Sirisë, Damasku, si dhe Lagos (Nigeri) dhe Tripoli (Libi)./ b.d

Next Post
INSTAT: Eksportet ranë me 0.6 % në Korrik

INSTAT: Eksportet u rritën me 12.9%, në 6 mujorin e parë të 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

April 13, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In