Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit ku ngriheshin shqetësime sa i përket mbjelljes së kanabisit.
Përmes një statusi në Facebook, Rama shkruan se raporti provon se sa shumë është bërë në luftën kundër kanabisit.
Sipas Ramës, institucionet kanë ende punë për të bërë në këtë kuadër.
“Raporti i Departamentit të Shtetit provon sa shumë është bërë në luftën kundër kanabisit👍 Shumë mbetet për t’u bërë dhe do të bëhet se s’bën” – shkruan kryeministri sot.
Më herët, Luan Rama nga LSI ka ngritur shqetësimin përmes një konference për shtyp ku ka bërë apel për një angazhim më të madh të institucioneve. Deputeti i LSI tha se policia po përdoret për të bërë spektakël teksa korr parcelat gjatë aksioneve. /b.d