• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Raporti i BSH/ Ja sa u rritën çmimet e apartamenteve

by A R
11/02/2017 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimet e apartamenteve në Tiranë u rritën me 4.6 për qind për vitin 2016. Rritja e indeksit të çmimeve të apartamenteve konfirmohet në raportin tremujor të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, pasi ndaloi rritjen në tremujorin e tretë të vitit 2016, indeksi i çmimit të banesave u rrit me 4 për qind në tremujorin e katërt raporton Panorama. Gjatë vitit 2016, indeksi i çmimeve u rrit me 4.6 për qind në terma mesatarë vjetorë.

grafiku
Grafiku për çmimet e apartamenteve

Indeksi i qirasë së banesave ka regjistruar gjithashtu rritje me 3.3 për qind në tremujorin e katërt. Në terma mesatarë, gjatë vitit 2016, indeksi i qirasë shënoi rënie me 4.4 për qind.

Sipas analizës së kryer nga Banka e Shqipërisë në Tiranë, raporti i indeksit të çmimit ndaj qirasë së banesave u zhvendos lehtë në një nivel më të lartë gjatë vitit 2016, duke reflektuar ecurinë në kahe të kundërta të çmimeve dhe qirasë së banesave. Shkak i rritjes së çmimeve të apartamenteve, sipas Bankës së Shqipërisë, është forcimi i ekonomisë dhe rritja e të ardhurave të qytetarëve.

Për sa u përket zhvillimeve ekonomike dhe financiare, Banka e Shqipërisë gjykon se ato do të mbeten në një trajektore pozitive.

“Rritja më e shpejtë e ekonomisë dhe kërkesës agregade ka obsorbuar një pjesë të kapaciteteve të lira në ekonomi, duke sjellë rritjen e normës së shfrytëzimit të kapaciteteve prodhuese dhe rritjen e punësimit. Shfrytëzimi më i madh i kapaciteteve prodhuese ka kontribuar në rritjen e presioneve të brendshme inflacioniste dhe të inflacionit bazë. Këto tendenca pritet të vazhdojnë edhe gjatë këtij viti. Inflacioni parashikohet të shënojë vlerën mesatare prej 2.3 për qind në 2017”, thuhet në raportin e politikës monetare.

Për sa i përket kredisë, kushtet e kreditimit janë lehtësuar për qytetarët dhe biznesin e vogël e të mesëm, ndërsa janë shtrënguar për biznesin e madh./a.m.

Next Post
Vrasja me thikë në Austri/ Shqiptari goditi polakun… për kamarieren

Parandalohet tragjedia/ 44-vjeçari i sulet me thikë djalit 21-vjeçar e nuses, ndërhyn policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In