• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Raporti/ Bien sërish kreditë e këqija

by Java News
07/05/2019 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që nga viti 2015 deri në fund të 2018-ës bankat kanë fshirë nga bilancet 46 për qind të kredive të këqija ose 55 miliardë lekë (440 milionë euro).

Banka e Shqipërisë raportoi se, gjashtëmujorit të dytë të vitit 2018 kredia me probleme ra me gati 17% në nivelin 64 miliardë lekë. Si rezultat, raporti i kredive me probleme zbriti në nivelin 11.1% të stokut të kredisë, duke qenë rreth 2.2 pikë përqindjeje më i ulët se në fund të gjysmës së parë të vitit.

Sipas kontributit, në rënien e kredive me probleme kanë ndikuar shlyerjet (për gati 17.6 miliardë lekë), fshirjet e kredive të humbura (për gati 4.5 miliardë lekë) dhe ristrukturimet. Që prej fillimit të vitit 2015, vlerësohet se bankat kanë larguar nga bilancet e tyre gati 55.5 miliardë lekë kredi të humbura.

Në fund të vitit 2018, kreditë me probleme zbritën në 11.08% të totalit, duke u ulur ndjeshëm në krahasim me rekordin e 25% që arritën në shtator 2014. Në vlerë absolute, kreditë që kanë më shumë se 3 muaj që nuk kthehen në banka ishin 59 miliardë lekë fund të 2018-s. Pa fshirjen, niveli i tyre do ishte 114 miliardë lekë, ose 21.4% e stokut total të huasë në dhjetor 2018.

Pakësimi i kredive me probleme është shoqëruar me uljen më të shpejtë të rezervave për rrezikun e kredisë (provigjioneve), gjë që ka sjellë uljen e raportit të mbulimit të tyre me provigjione me rreth 0.8 pikë përqindje, në nivelin  5.6%.

Pavarësisht rënies së raportit të mbulimit me provigjione, mbulimi me kapital i kredive me probleme neto është përmirësuar. Mbulimi me kolateral mbetet gjithashtu në nivele të larta.

Banka e Shqipërisë vëren se megjithë përmirësimin, është e nevojshme që bankat të ruajnë ritmet e uljes së kredive me probleme. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ato banka për të cilat niveli i kredive me probleme është mbi mesataren e sektorit. Vlerat e arkëtimeve të kredive me probleme paraqiten në nivele të mira, duke evidentuar përpjekjet e bankave për arkëtimin e tyre dhe duke forcuar qëndrueshmërinë e prirjes rënëse të kredive me probleme.

Mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe normat më të ulëta të interesit kanë ndikuar në përmirësimin e aftësisë paguese të huamarrësve. Banka e Shqipërisë vë në dukje se dy vitet e fundit flukset nga klasat performuese, drejt atyre joperformuese, kanë qenë relativisht të qëndrueshme. Kjo ecuri evidenton nevojën për ruajtjen e kujdesit në procesin e dhënies dhe monitorimit të kredisë/Monitor

g.kosovari

Next Post
Makina del nga rruga në Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur

Makina del nga rruga në Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

February 9, 2026
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria kërkon 45 vite burg për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Jakup Krasniqin

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria kërkon 45 vite burg për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Jakup Krasniqin

February 9, 2026
Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

February 9, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

Socialistët mblidhen në Kryesi, të pranishëm Rama dhe Balluku

February 9, 2026
Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

February 9, 2026
Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

February 9, 2026
“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

February 9, 2026
Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

February 9, 2026
“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxënësit e shkollës ku mësuesi predikonte fenë e Jehovait

“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxënësit e shkollës ku mësuesi predikonte fenë e Jehovait

February 9, 2026
Aksident në byppasin e Vlorës, plagosen dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Aksident në byppasin e Vlorës, plagosen dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In