“Rritja ekonomike për Shqipërinë 3.5% për vitin 2016. Rritja e ekonomisë ndër me të mëdhatë në rajon për Shqipërinë.
Rritja ekonomike ka ndikuar pozitivisht në punësim, Shqipëria renditet e dyta në rajon për rritjen e punësimit, por papunësia mbetet ende e lartë.
Ka vazhduar rritja e konsolidimit fiskal në 2016″, u shpreh Goldstein.
Ndërkaq, ekonomistja pranë BB, Hilda Shijaku u shpreh se rritja e punësimit ka sjellë ulje të varfërisë. Ndërsa rritja e investimeve i takon projektit të TAP dhe HEC-it në jug të vendit.
“Është përmirësuar mbledhja e të ardhurave dhe janë pakësuar shpenzimet. Janë rritur investimet private dhe konsumi. Projekti i TAP dhe një HEC në jug sollën rritjen e investimeve“, tha ajo.