• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

RAPORTI i BB/ Partneriteti Publik Privat, Shqipëria në vend të 14 ndër 82 vende

by Aalison Pearse Stevens
06/10/2016 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Botërore publikoi raportin “Standardet dhe Rregullat e Prokurimeve të PPP – ve 2017”. Ky raport për herë të parë përfshin edhe Shqipërinë, duke dhënë një vlerësim se çfarë është duke ndodhur në Shqipëri me Partneritetin Publik Privat. Në vlerësimin e 82 ekonomive botërore Shqipëria është pjesë e grupit “Evropa dhe Azia Qendrore”.

Duke llogaritur mesataren e pikëve për secilin vend në këtë grup, Shqipëria renditet në vendin e dytë duke lënë pas shtete si Rusia, Turqia, Bullgaria etj.  Ndërsa duke konsideruar të 82 ekonomitë e vlerësuara Shqipëria renditet në vendin e 14. Raporti e  vlerëson Shqipërinë në të katër fushat përkatësisht:

Përgatitja e PPP-ve 67 pikë. Prokurimi i PPP-ve 78 pikë. Menaxhimi i propozimeve të pakërkuara (USPS) 75 pikë dhe Menaxhimit të Kontratave 55 pikë.

Në raport me vendet e Rajonit si Bosnje Herzegovina, Bullgaria dhe Rumania, Shqipëria rezulton me vlerësime më të larta në fazën e përgatitjes së projekteve, trajtimit të propozimeve të pakërkuara, ndërkohë që Rumania nuk i ka të rregulluara këtë të fundit, dhe menaxhimit të kontratave të PPP.

Në fazën e përgatitjes së projekteve ku Bosnje Herzegovina është vlerësuar me 58 pikë, Bullgaria me 46 pikë, Rumania me 35 pikë. Për trajtimit të propozimeve të pakërkuara ku Bosnje Herzegovina është vlerësuar me 50 pikë, Bullgaria me 50 pikë, ndërkohë që Rumania nuk i ka fare të rregulluara në legjislacionin e saj mundësinë e identifikimit të projekteve të PPP, nga sektori privat.

Ndërsa për menaxhimit të kontratave të PPP ku Bosnje Herzegovina është vlerësuar me 41 pikë, Bullgaria me 68 pikë, Rumania me 51 pikë. Sipas këtij raporti rezulton gjithashtu që jo të gjithë shtetet, kanë një kuadër ligjor që rregullon fushën e PPP.  Vetëm 49 % e tyre ku përfshihet dhe Shqipëria, kanë dispozita ligjore dhe për Koncesionet dhe PPP.  Shtete të tjera të rajonit siç është dhe Rumania, nuk kanë dispozita të veçanta që rregullojnë PPP, por i trajtojnë ato si pjesë e legjislacionit për Prokurimin Publik. 

Rezultatet e analizës janë paraqitur në një shkallë nga 0 deri 100. Ekonomitë në krye të listës (ato që i afrohen më shumë 100 – ës) konsiderohen të kenë një kuadër rregullator të PPP – ve, të konsoliduar dhe me standarte të njohura ndërkombëtarisht si praktikat të mira.

“Standardet dhe Rregullat e Prokurimeve të PPP – ve 2017” është përpjekja e parë për të mbledhur dhe paraqitur  të dhëna të krahasueshme dhe vepruese në prokurimin e PPP-ve në një shkallë të madhe, duke siguruar një vlerësim të kuadrit rregullator dhe praktikave të njohura që rregullojnë prokurimin e PPP-ve në ekonomitë e 82 vendeve.

Raporti evidenton që Projektet e Partneritetit publik-privat (PPP) në nivel Global këto vitet e fundit kanë shënuar  një ecuri pozitive  duke u konfirmuar si një instrument shumë i rëndësishëm në konsolidimin e  infrastrukturës.

ma.me

ppp2ppp3

Next Post

Zvicër, tre përqind e popullatës flet shqip

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In